Një detektiv i shtyrë deri në limitet e tij, nuk do ndalojë para asgjëje për hakmarrjen e gruas së tij, e cila u vra nga disa kriminelë. Ai qëllimisht arrestohet në mënyrë që të hakmerret brenda burgut.
Në vitin 1986, në provincën e Gyeonggi, në Korenë e Jugut, një grua e re dhe e bukur është gjetur e vdekur, përdhunuar dhe lidhur me të brendshme e saj.
Hajduti i shakave na çon në një udhëtim të dhimbshëm. Simon Mekkejb është një komedian që i ka bërë njerëzit të qeshin për 35 vite me radhë. Por tani ai është i lodhur i mjeruar nga fakti që nuk është bëri i famshëm dhe nga reputacioni i tij si hajdut shakash. Një natë një koleg komedian e bind pronarin e një lokali komedie të Simoni japë një shfaqje. Rrugës për atje Simoni kujton disa nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij.
Një polic i moshuar i alkoolizuar ka për detyrë të shoqërojë një dëshmitar nga komisariati i policisë në gjykatë. Ka persona të dhunshëm me qëllime mizore që duan t'i ndalojnë për të shkuar gjallë.
Një nënë e dy vajzave që trashëgon një shtëpi përballet me vrasës në natën e parë në shtëpinë e tyre të re dhe lufton për jetën e vajzave të saj. Gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë kur vajzat bashkohen në shtëpi, gjërat bëhen vërtet të çuditshme.
KUJDES! FILMI PËRMBAN SKENA TË FORTA EROTIKE DHE NUDITET!
KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
David është nje fotograf i pavarur dhe Katia nje e papunë të cilë jetojnë ne Los Anxhelos por ata nisen drejt shkretëtirës se Kalifornisë. Rrugës ata eksperimentojnë si çift ne natyrë ose kudo.
Kur Simoni sjell djalin e tij dymbëdhjetë vjeçar, në Vermontin rural për të ndihmuar në rregullimin e një shtëpie të vjetër, ata ndeshen me shpirtin e keq të Lidias, pronares së mëparshme. Dhe me çdo riparim që ata bëjnë, ajo po bëhet më e fortë.
Milli është një grua e fortë, që përpiqet të mbijetojë në Los Anxhelos me fëmijët e saj të birësuar. Por lufta e saj e vërtetë fillon kur qytetin e pushtojnë trazirat e vrasjes së zezakut Rodni King.
Një djalë i ri i cili i mbijeton një fatkeqësie në det përfundon në një udhëtim epik, aventurë dhe zbulimi. Gjatë udhëtimit, ai formon një lidhje të papritur me një tjetër të mbijetuar… një tigër të frikshëm Bengal.
Pronarja e një lokali nate në Los Anxheles përpiqet t’i mbijetoj egërsisë së qytetit dhe të shpëtoj familjen dhe biznesin për të cilin ka sakrifikuar shumë.
Një konflikt historik gjatë Luftës së Dytë Botërore, paraqet guximin e 5 qytetarëve kinez të cilët transportojnë një kamion i cili ka në dorë fatin e pilotëve Kinez të drejtuar nga Koloneli i ushtrisë Amerikane(Bruce Willis).
Pasi rrezikoi jetën për të ekspozuar korrupsionin e testimit të rrallimit, Leina Majkëlls kthehet në shënjestrën e fushatës presidenciale të guvernatorit Reding. Përpjekjet e saj për të zbuluar të vërtetën që fshihet pas atij sistemi bëhen pothuajse të pamundura për shkak të paligjshmërisë që mbulojnë.
Me skenar dhe regji të Xhim Kamings, filmi 'Rruga e Stuhishme' tregon se si një polici i duhet të përballet me vdekjen e së ëmës, ndërkohë që përjeton probleme personale me vajzën dhe ish-bashkëshorten.
Historia e një skuadre policësh që infiltrohen në një grup të Ku Kluks Klanit, që të pengojnë një sulm ndaj studentëve me ngjyrë, në Amerikën e viteve 1960.
Ajatashatru Lavash Patel ka jetuar gjithë jetën e tij në një lagje të vogël në Mumbai duke u bërë njerëzve marifete magjie ne rrugë. Ai nis rrugëtimin për të gjetur babain që i mungon, por përfundon duke jetuar një aventurë që s'ka të mbaruar.
E vendosur në periudhën e tre mbretërive kineze, historia fokusohet te Cao Cao në moshë të vjetër, duke eksploruar fushat e taktikave ushtarake, dashurinë dhe marrëdhëniet midis babait dhe djalit.
Historia e filmit është ambientuar pas një apokalipsi misterioz që shkakton një valë shkatërrimtare dhe dhune. Një burrë duhet të përballet me një udhëtim përmes një kombi në kaos për të shpëtuar gruan e tij shtatzënë. Me të është edhe babai i gruas, me të cilin ai nuk ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.
Në të kaluarën parahistorike, një i ri përpiqet të kthehet në shtëpi pasi ndahet nga fisi i tij gjatë një gjuetie. Ai gjen një ujk i cili bëhet shoqëruesi i tij i udhëtimit dhe fillon një miqësi që do të ndryshonte njerëzimin.
Detektiv Shivanshit i është ngarkuar detyra të kapë Virin, njeriun që fshihet pas vrasjeve të policëve në qytet. Eventualisht, të dy kanë një armik të përbashkët por i ndan diçka jo e vogël, ligji.