Eli, një adoleshente nga një qytet bregdetar australian, i drejton miqtë e saj në një kamp në thellësi të pyllit, të quajtur Ferri. Por, ferri i vërtetë, nis pas kthimit të tyre, kur të rinjtë zbulojnë se qyteti i tyre është pushtuar nga një ushtri armike dhe familjarët e tyre janë burgosur...
Film i prodhuar nga Eminem : Një student i zakonshëm gjen sukses dhe bën nam në betejat e rrepit pasi mbrojtja e një detyre rreth tyre kthehet në fiksim për të konkurruar...
Ekuilibri punë-jetë për grabitësit më të talentuar të Parisit shkatërrohet kur një gabim i rëndë i detyron të punojnë për një kriminel në një mision me rrezik të lartë.
Një histori dashurie urbane që zhvillohet në rrugët e Bronksit. Një tutore e stërvitur nga i ati mbetet vetëm për t'u kujdesur për të dashurine dhe nënën e saj prostitutë, pasi i ati ndërron jetë.
Historia e Bavesh Xhoshit, një superhero indian, që nis të përmbushë dëshirën e shokut të vrarë për të pastruar dhe reformuar vendin, duke u stërvitur dhe duke u shfaqur me një maskë.
Një këshilltar ligjor, pasi del në pension, fillon të shkruajë një roman, duke shpresuar të gjejë fundin e një nga çështjeve të tij të pazgjidhura të vrasjeve si dhe dashurinë e tij të pajetuar me eproren e tij - dashuri që ende të dy e kërkojnë edhe pas 25 vjetësh.
Kur një analist zbulon një informacion që mund t'i shkatërrojë të gjithë, lojtarët kyç (Kevin Spacey, Paul Bettany) të një firme investimesh ndërmarrin masa ekstreme për të kontrolluar dëmin.
Historia e vërtetë e krijuesit dhe kampionit të botës të garave me varka shpejtësie në det të hapur. Ben Aronof është një njeri që e nisi nga zero dhe me punë dhe zgjuarsi arriti shumë, por sa mundi ai ta mbante famën dhe pasurinë që krijoi?
Një mësuese matematike e bukur, Jasemina, kryqëzon rrugën me një gustator karizmatik, Qemalin. Jasemina po merr veten nga një martesë e përfunduar keq dhe me djalin e saj për të cilin kujdeset e ëma e saj. Qemali është shumë social dhe i shkathët, i cili do të arratiset nga e shkuara. Të dy ata do të kërkojnë te njeri-tjetri një mundësi të dytë...
Megi Altman dhe vajza e saj, luajnë një lojë vdekjeprurëse si "macja dhe miu" me tre kriminelë, në një dhomë paniku e cila është ndërtuar si strehë në rast grabitjesh. Por mos vallë dhoma është pika kyç që tre banditët kërkojnë? Këtë do e zbuloni pasi të keni parë filmin...
Një antologji me gjashtë filma të shkurtër që ndodhin në epokën e Luftës Civile të shekullit XIX, gjatë vendosjes në Perëndimin e Egër. Personazhe historish të ndryshme, që në fund lidhen mes tyre dhe që transmetojnë filozofinë e jetës...
Ndiqni historinë e një shtrige të vogël e cila ka vendosur që të jetë magjistarja më e mirë e të gjithë pyllit. Bashkë me korbin e saj, Abrakas, endetnga njëra aventurë në tjetrën duke kaluartë gjitha pengesat që i dalin rrugës.
KUJDES: FILMI PËRMBAN SKENA EROTIKE! KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
Jolana është një objekt i dëshirës së njerkut të saj. Ajo nuk është në gjendje të përballojë, veçanërisht me nënën e saj. Këto ngjarje janë paguar shumë për të gjetur veten duke punuar si prostitutë.
Çifti i lidhur prej kohësh, Ouen dhe Helli po ndahen (ose ndoshta jo?). Kur marrëdhënia e tyre arrin një pikë kthese, Meti dhe Uilla fillojnë një romancë të tyre. Një kronikë qesharake, e ndjerë thellësisht gjatë një verë në jetën e dy çifteve.
Xhonatani lë zyrën çdo ditë në mesditë. Kur kthehet në shtëpi, ai fle gjumë. Çdo mëngjes zgjohet dhe ka të përgatitur një mëngjes për të së bashku me një video që i tregon atij për pjesën e dytë të ditës së tij.
Një turist nga Evropa Lindore e gjen veten të bllokuar në aeroportin JKF në Nju Jork. Ai detyrohet të qëndrojë aty dhe të përballet me sfidat por dhe me të papritura.
15-vjeçarja Mia po përballet me një transformim dërrmues që vë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Trupi i saj po ndryshon rrënjësisht dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për të ndalur procesin, ajo shpejt detyrohet ta pranojë se natyra është shumë më e fuqishme.
Filmi Hakmarrja e Bardhë tregon historinë e dy vëllezërve që pretendojnë për titull gjatë rënies së dinastisë Kin, që sundonte Kinën në vitet 201-206 BC. Ndërkohë që rebelët ngriheshin, qytetet binin në kaos.