15-vjeçarja Mia po përballet me një transformim dërrmues që vë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Trupi i saj po ndryshon rrënjësisht dhe pavarësisht përpjekjeve të dëshpëruara për të ndalur procesin, ajo shpejt detyrohet ta pranojë se natyra është shumë më e fuqishme.
Filmi Hakmarrja e Bardhë tregon historinë e dy vëllezërve që pretendojnë për titull gjatë rënies së dinastisë Kin, që sundonte Kinën në vitet 201-206 BC. Ndërkohë që rebelët ngriheshin, qytetet binin në kaos.
Aron Dejvis akuzohet për vrasje të dyfishtë dhe kalon vite në burg duke qenë i pafajshëm. Shqetësimi i tij më i madh është i biri, Xheileni, i cili endet rrugëve të Los Anxhelosit. A do ta arrijë Aroni të provojë pafajësinë e tij dhe mbi të gjitha, të rifitojë kohën e humbur si baba dhe bashkëshort?
Një kirurg plastik i suksesshëm i cili nuk ka dashuruar kurrë, ndryshon botëkuptimin, moralin dhe metodat e tij vetëm pasi takon një grua të thjeshtë ndryshe nga çdo femër që ka njohur më parë.
Gjatë verës së vitit 1948, doktor Faradeji shkon në shtëpinë gjigante të familjes Ajres. Tashmë, ajo e ka humbur shkëlqimin dhe banorët e saj, nëna, djali dhe vajza përndiqen nga një forcë ogurzezë. Një seri ngjarjesh misterioze ndërthurin jetët e tyre, me atë të mjekut të familjes...
Keith është një djalë 24-vjeçar i cili ka qënë shitës droge. Sapo ka dal nga burgu dhe momentalisht jeton me të atin e tij. Ai po përpiqet të nis çdo gjë nga e para por rruges ka shumë veshtirësi.
Në vitin 1993, pasi adoleshenten Kamerun e kapin në sediljen e makinës me shoqen e saj, ajo dërgohet në një qendër të krishterë trajtimi. Ndërsa i nënshtrohet terapive të dyshimta për konvertimin e homoseksualëve, ajo njeh një botë të re, me disa banorë të tjerë si ajo...
Një film historik rreth rrethimit të kullës së Ansit dhe betejës epike tetëdhjetë e tetë ditore që Yang Manchuni dhe trupat e tij Goguryeo luftuan kundër 500,000 pushtuesve të dinastisë Tang.
Agnes, një grua tipike shtëpiake, zbulon një pasion të sajin për zgjidhjen e lojës Pazëll që papritur e tërheq atë në një botë të re, ku jeta e saj shpaloset në një mënyrë që ajo kurrë nuk do ta kishte imagjinuar..
Një avokat i zoti merr në mbrojtje një djalosh që akuzohet për vrasjen makabre të një prifti. A do arrijë ai ta zbulojë të vërtetën apo egoja do ia errësojë gjykimin?
Stillmeni, një student i apasionuar pas shkencave të fizikës, ndahet nga e dashura e tij, Debi pa pandehur. Zemra e tij e thyer dhe pasioni për shkencën nuk e lënë të dorëzohet dhe ndërton një makinë kohe për të korrigjuar gabimet dhe të rifitojë Debin. Në një luftë të vërtetë me kohën, kush del i fituar?
Kur një i ri arab arrestohet dhe rrihet keq nga policia, një protestë shpërthen në periferinë famëkeqe të Parisit. Tre nga bashkëmoshatarët e viktimës bredhin vërdallë, ndërsa përpiqen të përmbajnë zemërimin e tyre pas incidentit brutal. Kur njëri prej tyre gjen armën e një polici, nata e tyre mund të marrë një kthesë të zymtë.
Xheksoni është kthyer dhe tani me një partner të ri, kampionin e karantesë, Seanin, dhe bashkë duhet të përballen me një terrorist vdekjeprurës i njohur si "The Cobra", i cili ka infektuar Seanin me një virus. Dy miqtë nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të luftojnë Cobran dhe grupet e tij të Ninjas.
Pas 20 vitesh në burg, ish i dënuari Çarli Sandstrom, kthehet në qytetin e tij dhe merr vesh se djali i tij, i cili është futur në botën e krimit, po ndiqet nga drejtuesi i pamëshirshëm i një bande.
Duke jetuar me njerkun tiranik në një shtëpi me nënën e saj shtatzënë, Ofelia 10-vjeçare ndihet e vetmuar, por kur ajo zbulon një labirint të prishur që ruhet nga një satir misterioz, i cili supozohet që njeh fatin e saj. Dhe nëse dëshiron Ofelia të kthehet babai i saj i vërtetë, ajo duhet të kryejë tri detyra të tmerrshme.
Historia e vërtetë e Robert Brus, mbretit të vetëshpallur të Skocisë, i cili falë zgjuarsisë dhe kurajës së tij mundi ushtrinë Angleze 5 herë më të madhe në numër.
Në një ishull të largët në Karaibe, Ushtria e Ranger Joe Armstrong heton zhdukjen e disa marinsave. Kështu bien në gjurmë të një krimineli, i cili ka rrëmbyer një shkencëtar lokal dhe po prodhon në masë luftëtarë mutantë Ninja.