Gilberit (Johnny Depp) i duhet të kujdeset për vëllanë e tij me aftësi të kufizuara mendore Arnin (Leonardo DiCaprio) dhe nënën e tij mbi peshë. Jeta e tij merr kuptim tjetër pasi njihet me bukuroshen lozonjare Beki (Juliette Lewis).
Pasi martohet në Paris, jeta e Koletës nga fshati, ndryshon rrënjësisht. Ajo njihet me shoqërinë e lartë dhe pranon të shkruajë një roman që botohet nën autorësinë e bashkëshortit të saj batakçi. Suksesi, e frymëzon atë për të kapërcyer kufizimet shoqërore të shekullit të 20-të.
Kur Skot Kalvin vret pa dashje Babagjyshin Natën e Krishtlindjes, rekrutohet si me magji të bëhet Babagjyshi i ri. A do t'ia dalë mbanë në këtë detyrë të re?
Xheik Bening del nga burgu ps 15 vitesh dhe kërkon të hakmerret ndaj shokëve të fëmijërisë që e lanë pas. Por mbi të gjitha ai do të hakmerret ndaj "vëllait të gjakut" Soni Karson i cili tashmë është bërë polic.
Kjo është historia e mrekullueshme e miqësisë mes Ling Ling, një gorille gjigante, që luan mirë bejzboll dhe Weiweit, një vajze jetime 15 vjeçare, njëkohësisht mjeshtre cirku. Tregimi mbi lidhjen e tyre të fortë dhe pengesat, që u duhet të kalojnë së bashku, vjen në formën e një komedie sportive prekëse.
Në një mbrëmje të vjeshtës së vitit 2003, studenti i Harvardit dhe gjeniu i programimit të kompjuterave Mark Zakerberg ulet në kompjuterin e tij dhe fillon të punojë me një ide. Në një vrull shkrimesh në blog dhe programimi, ajo çka fillon në dhomën e tij të konviktit kthehet në një rrjet social global dhe në një revolucion në komunikim. 6 vjet dhe 500 milionë shokë më vonë, Mark Zakerbergu është miliarderi më i ri në histori... por për këtë sipërmarrës, suksesi çon në ndërlikime si personale ashtu dhe ligjore.
Stefani, një mama beqare shtëpiake bëhet shoqe me Emilin një mama në karrierë e cila ka të birin në të njëjtën shkollë me atë të Stefani. Por shoqëria e tyre komplikohet kur Emili zhduket pa lënë gjurmë dhe me shumë pikëpyetje. Ka vdekur apo e kanë vrarë?
Një teknik kabllori i vetmuar dhe me probleme mendore, i rritur me televizionin donte të zinte një mik të ri, por shënjestra e tij, një dizajner e refuzon dhe përfundon keq.
Mësime të rëndësishme mund të nxirren edhe nga ngjarjet më tragjike në jetë. Kur kolegia e punë pëson një aksident të rëndë, Dani, nië djalë i ri, dembel dhe gjaknxehtë, fillon ta shikoj jetën nga një këndvështrim tjetër.
Në vitin 1987, Koreja është nën një regjim shtypës ushtarak. Marrja në pyetje e paligjshme dhe vdekja e një studenti ndezin qytetarët e thjeshtë për të luftuar për të vërtetën dhe për të sjellë drejtësi.
Një vit pas mbretërimit te Riçardit, Amber do të bëhet mbretëreshë. Por një intrigë brenda familjes mbretërore, do të nxjerrë në dukje armiqtë e vërtetë të mbretërisë.
19-vjeçari Lion kthehet në shtëpi për t'u kujdesur për mamanë e tij të alkoolizuar.I dëshpëruar nga mungesa e edukimit dhe e parave, gjen paqe tek boksi. Takimi me bukuroshen Tuigi e vë në dilemë nëse duhet t'i bashkohet protestave mbi vrasjen e një njeriu me ngjyrë në lagjen e tij, apo një jete të re me të.
Me një reputacion si joshësh i papërmbajtur i femrave, pa marr parasysh statusin e tyre martesor,një donzhuan me nam njeh një bukuroshe që me sa duket s'bie pre e sharmit të tij.Teksa vazhdon me aventurat e tij, ai gjen dashurinë e papritur...
Një histori e sulmit më të rëndë terrorist që ka pësuar Norvegjia, në të cilin u vranë mbi 70 njerëz. "22 Korriku" na tregon për vetë fatkeqësinë, të mbijetuarit, sistemin politik të Norvegjisë, si edhe për avokatët që punuan me këtë çështje të tmerrshme.
“Veprimet e gabuara krijojnë histori interesante” do ishte shprehja që përkufizon jetën e Sanxhus. Por pas shumë vitesh kur të tërë kanë krijuar histori mbi jetën e tij, ai vendos të marr në dorë situatën dhe të rrëfej të vërtetën.