Stivi një 13-vjeçar i cili jeton në Los-Angelosin e viteve 90', kalon verën e tij me një grup miqsh të rinj, ku të gjithë së bashku kalojnë një eksperiencë të rrezikshme, argëtuese dhe eksituese.
Pas vetëvrasjes së shokut të saj të ngushtë, 24- vjeçarja Lusi, duhet të përballet e vetme me jetën e saj në mes të drogës, shthurjes dhe boshllëkut...
Pasioni dhe talenti e kanë bërë Nina Geldin një yll në rritje në skenën e komedisë, por jeta e saj është një rrëmujë emocionale jashtë skenës. Kur një mundësi e re profesionale përkon me atë romantike, ajo detyrohet të përballet me të kaluarën e saj vërtet të trazuar...
Xhejku është nxënësi i ri në shkollë. Kur një vajzë e bukur bëhet shoqe me të, Xhjeku mendon se është në rregull. Por në vend të kësaj, i dashuri i saj boksier, Rajan, i uron një mirëseardhje Xhejkut që i nxin syrin. I poshtëruar, Xhejku atëherë kërkon ndihmën e një mjeshtri të arteve të përziera, i cili i mëson se si të ndeshet... dhe si të shmang zënkat. Por bëhet e qartë që një ndeshje tjetër është e pashmangshme nëse Xhejku do që ta ndalojë Rajanin një herë e përgjithmonë.
Në vitin 1965, disa të huaj takohen rastësisht në një hotel me të shkuar të errët i quajtur El Royale. Në një natë të vetme, të gjithë shfaqin qëllimet e vërteta, para se gjithçka të shkojë për dreq...
"Zhulieta, E Zhveshur" është historia i Anit, e dashura e duruar e Dankanit.I cili është një fans i çmendur i këngëtarit dhe kompozitorit Toker Krou, dikur i admiruar por tani i venitur. Urrejtja e Anit për Toker Krou do të marrë një formë tjetër pas një email-i.
Një histori mitologjike për një perëndeshë e cila krijoi gjithë universin. Historia flet rreth pasojave që kalojnë njerëzit kur krijojnë një tempull për fëmijën e tyre të parë.
Historia flet për Xhekun, një vrasës serial shumë inteligjent, gjatë një periudhe dymbëdhjetëvjeçare dhe përshkruan vrasjet që me të vërtetë zhvillojnë më shumë të çmendurin brenda tij.
Një fotografe e talentuar trashëgon një kalendar antik Krishtlindjesh që mund të parashikojë të ardhmen. A do të mundet ky kalendar ta drejtojë atë drejt një historie të bukur dashurie?
Sim Deok-So është një pronar idhnak i një kompleksi apartamentesh. Papritmas, qiramarrësit e tij fillojnë të zhduken në rrethana të çuditshme. Kur dyshimet fillojnë të bien mbi të dhe kur një ish-detektiv në pension i thotë se një vrasës serial i është rikthyer vrasjeve të tij të para 30 vjetëve, vendos të marrë në dorë zbulimin e së vërtetës.
Bazuar në librin më të lexuar të Laura Hillenbrand-it, "Unbroken: Road to Redemption". Beteja e tij fillon kur mbaron lufta. Historia e vërtetë e heroit të luftës së dytë botërore, Louis Zamperini, njëkohësisht dhe përfaqësuesi Olimpik në vitin 1936.
Një histori e fuqishme mbi faljen, mirësinë dhe shpëtimin nga e keqja.
Një ish boksier, Jo-ha, e jetonte jetën vetëm falë forcës së tij fizike. Lavdia e kampionit i zgjati vetëm një moment. Një takim i riktheu lidhjet e harruara të së shkuarës dhe më në fund mëson çdo të thotë familje.
Historia e dy grave në Meksikën e viteve ’70, ku secila përballet me probleme sa të ndryshme aq edhe të ngjashme midis tyre, por pavarësisht pozitave të ndryshme shoqërore, arrijnë ta ndihmojnë njëra tjetrën në rastet e nevojës.
Një vështrim në jetën e astronautit, Neil Armstrong dhe misionin legjendar hapësinor që e bëri atë të bëhet, njeriu i parë që ecën në Hënë më 20 korrik 1969.
Grabitësi i vetëm i mbijetuar i një grabitje të dhunshme banke, detyrohet të përdorë një drogë të fuqishme për të rifituar kujtesën. A do të arrijë ai të kujtohet ku i ka fshehur 15 milion dollare.
Gilberit (Johnny Depp) i duhet të kujdeset për vëllanë e tij me aftësi të kufizuara mendore Arnin (Leonardo DiCaprio) dhe nënën e tij mbi peshë. Jeta e tij merr kuptim tjetër pasi njihet me bukuroshen lozonjare Beki (Juliette Lewis).
Pasi martohet në Paris, jeta e Koletës nga fshati, ndryshon rrënjësisht. Ajo njihet me shoqërinë e lartë dhe pranon të shkruajë një roman që botohet nën autorësinë e bashkëshortit të saj batakçi. Suksesi, e frymëzon atë për të kapërcyer kufizimet shoqërore të shekullit të 20-të.