Detektiv Shivanshit i është ngarkuar detyra të kapë Virin, njeriun që fshihet pas vrasjeve të policëve në qytet. Eventualisht, të dy kanë një armik të përbashkët por i ndan diçka jo e vogël, ligji.
Historia e patreguar e Oskar Uajlldit dhe e ditëve të fundit të jetës së tij. Një njeri që e vëzhgon dështimin e tij me ironi dhe i trajton me humor e qetësi vështirësitë që i rrënojnë jetën.
Një nënë e vetme dhe e bija merren peng nga dy banditë për t'i marrë të drejtat fitimprurëse që trashëgojnë nga vdekja e gjyshit të saj. Çdo gjë do të dalë jashtë kontrollit...
Në një qytezë të vogël të Rusisë, Koli detyrohet të luftojë me kryetarin e bashkisë pasi kërkojnë t'i prishin shtëpinë. Ai merr ndihmë nga një shoku i tij avokat por që sjell fat të keq.
Punonjësi i ri i FBI-së Erik O'Nill hyn në një hetim për shefin e tij, Robert Hansen, një agjent që doli në gjyq sepse i shiti sekrete Bashkimit Sovjetik.
Ema feston ditëlindjen e tridhjetë bashkë me shoqen e saj të ngushtë. Lolën, e cila është shtatzënë. Lola i kërkon Emës të bëhet kumbara e fëmijës, gjë që rezulton të jetë një sfidë e vërtetë për të dyja.
Kur një tragjedi ndodh në shkollën e vajzës së tij, një burrë detyrohet të vërë në dyshim gjithçka që ai mendonte se e dinte për të bijën 9-vjeçare. Dalëngadalë fillon të dyshojë se vajza e mbarë që e do aq shumë, nuk është edhe aq e pafajshme...
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Pas një aksidenti të rëndë me makinë, gjëja e fundit që Xhon Kallahani ka për qëllim të bëjë është të heqë dorë nga alkoli. Inkurajuar nga e dashura e tij dhe një sponsor karizmatik, Kallahani me ngurrim hyn në një program që do t’i ndryshojë jetën...
Në shtratin e vdekjes, mbreti në fuqi shpall si trashëgimtar të fronit një person që nuk e pristeasnjë njeri.Mbreti i ri i Semigalisë, duhet të gjej forcën përtë bashkuar fiset e mbretërisë, kundër kryqëzatave të dhunshme që rrezikojnë lirinë e tyre.
Një vajzë që ka prekur fundin duhet të gjejë rrugën për në Los Anxhelos për të ndaluar martesën e ish-të dashurit të saj me ish-miken e saj të ngushtë. Por peripecitë e saj nuk kanë fund...
Aleksa, një vajzë gjimnaziste, rastësisht ekspozohet ndaj një fenomeni të çuditshëm i cili e bën të fitojë aftësi të mbinatyrshme të pashpjegueshme. Ajo është zgjedhur nga një racë shumë e hershme alienësh si mjeti i komunikimit mes tyre dhe njerëzve. Por a është kjo diçka e mirë, apo rreziku do jetë fundi për të dhe djalin që e do, përfshirë dhe gjithë njerëzimin?
Në këtë film Idris Elba nominohet si aktori më më i mirë në një film dramë! Ky film tregon aventurën e Nelson Mandelës nga fëmijëria, deri në inaugurimin e tij si presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afrikën e Jugut.
Kejla, 13 vjeçarja e ndrojtur përpiqet t'i mbijetojë javës së fundit të klasës së tetë, një viti shkollor të tmerrshëm për të. E mbytur nga presioni shoqëror, adoleshentja mezi pret të fillojë gjimnazin, me shpresën se gjërat do ndryshojnë për mirë në atë kapitull të ri të jetës së saj.
Një student universiteti, i cili sheh një UFO, përdor njohuritë e tij të jashtëzakonshme të matematikës për të vërtetuar atë që panë me miqtë e tij, ndërkohë FBI-ja i ndjek nga afër.
Ngjarjet e grevave të urisë në Irlandë nga të burgosurit republikanë. Bobi Sends është i pari që kërkoi të drejtën për t'u njohur si të burgosur politikë. Po ashtu i pari që do të niste grevën e urisë që do të mbaronte ashtu...