Markos, një trajner basketbolli dënohet me shërbim ndaj komunitetit për 90 ditë. Atij i duhet të trajnojë persona me aftësi të kufizuara intelektuale. Ajo që fillimisht duket si torturë, do t'i ndryshojë jetën...
Violeta Xhons, e lodhur duke pritur që i dashuri i saj t'i propozonte për martesë, ndahet me të. Kur ai fillon të takojë një grua tjetër, ajo e kupton se duhet të ndryshojë rrënjësisht jetën...duke filluar nga flokët.
Historia e vërtetë e Kapiten Richard Philips dhe rrëmbimi i vitit 2009 nga piratët somalez të Anijes me mallra me flamur Amerikan, MV Maersk Alabama, anija e parë me mallra e rrëmbyer për dyqind vjet.
Ja çfarë ndodh, kur bën bashkë një mundës meksikan, që ka probleme të thella me kontrollin e inatit, një ish të burgosur fytyrë-shprishur dhe një pronare moteli alkooliste, në kërkim të një veshke. Filmi ecën sa para, prapa në kohë dhe i lidh të tre personazhet bashkë, me një trafikant organesh.
Pas vdekjes së tre fëmijëve që supozohet të jenë vrarë nga ujqërit, nëna e një djaloshi gjashtë vjeçar të humbur punëson shkrimtarin Rasëll Kor për të gjetur djaloshin në vendin e egër të Alaskës.
Kjo dramë tregon për një adoleshent artist në hip hop që largohet nga grupi i tij i kërcimit për të shkuar në kolegj përpara një kompeticioni të madh. Për këtë ai mbledh një grup të ri me stile kërcimi të ndryshëm për tu përballur me shokët e tij të mëparshëm.
Udhëheqësi sfidues Moisiu ngrihet kundër Faraonit egjiptian Ramses, duke vendosur 600.000 skllevër në një udhëtim monumental të ikjes nga Egjipti për t'i dhënë fund ciklit të tmerrshëm të vuajtjeve dhe mjerimit të tyre.
Bazuar në një ngjarje të vërtetë. Një vajzë 11-vjeçare i fshihet tutorit të së ëmës, i cili synon ta shesë atë te një klient pervers. E shpëtuar nga një shofer taksie, që ka vendosur të vrasë veten, ajo nis udhëtimin në kërkim të vëllait të saj...
Biografia e shkrimtares Meri Shelli, e cila në moshën 16-vjeçare takoi poetin 21-vjeçar Persi Shelli, marrëdhënia e të cilëve rezultoi në shkrimin e mëvonshëm të veprës "Frankenshtajn" të Merit.
Miriami dhe Antuani janë divorcuar dhe Miriami kërkon kujdestarinë e djalit të tyre. Antuani, një psikopat i dhunshëm, hiqet si një burrë i përbuzur, që fëmijët i janë kthyer kundër, për shkak të nënës së tyre hakmarrëse. Zhyljeni, peng i konfliktit në rritje midis prindërve të tij, do ta përjetojë gjithçka, shumë keq...
Një këngëtare opere me famë botërore, bëhet pjesë e një grupi të marrë peng kur ftohet të performojë për një industrialist të pasur në Amerikën Jugore.
Një shkrimtar i vetmuar krijon një lidhje të pazakontë me sistemin e tij operativ të sapo marrë, që është i dizenjuar për të përmbushur të gjitha nevojat e tij.
Dy marina amerikan janë në Luftën e Dytë Botërore të cilit janë caktuar për të mbrojtur një marinar të Navajo, që duhet përdorur gjuhen e ti si një radio Cypher të pathyeshme.
Historia e vërtetë e Ashraf Maruanit, i cili ishte dhëndëri i presidentit Naser dhe këshilltar i besuar pasardhësit të tij Anuar Sadatit. Njëkohësisht pasuria më e çmuar e inteligjencës izraelite të shekullit të 20-të. Bazuar në librin më të mirë të NYT 'Engjëlli: Spiuni egjiptian që shpëtoi Izraelin'
KUJDES: KY FILM PËRMBAN SKENA EROTIKE!
KËSHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ!
Një prostitutë e nënshtruar vuan nga keqpërdorimi i japonezëve dhe Yakuzas.Ajo nuk është e lumtur me punën e saj, dhe kërkon të gjejë ngushëllim nga fakti se i dashuri i saj është martuar.
Një burrë u rrit sikur të ishte një qen, arratiset nga pronari i tij për të filluar një jete të re, por ky i fundit e kërkon për ta shfrytëzuar ne dyluftime vdekjeprurëse pasi arti i tij marciale është i pamposhtshëm kur lirohet nga qaforja.
Një grup shokësh online në një chat room në internet e gjejnë veten të përndjekur nga një forcë misterioze dhe supernatyrale që përdor adresën e shoqes së tyre të vdekur.
Një agjent sportiv inskenon një strategji rekrutimi jo shumë të zakonshme për të sjell talentet indian të kriketit që të luajnë në Ligën Kryesore të Bejsbollit në Amerikë...
Një vajzë e re lindi në stacionin e një metroje dhe më pas u vendos në një dollap të kyçur.
Pasi u rrit, ajo vazhdoi punët e lëna në gjysmë nga mamaja e saj adoptuese, një shefe e borxheve në Korenë e Jugut.
Filmi flet për fatet e atyre që duken si një grup i rastësishëm të huajsh të cilët bien në kontakt me një figurë të mistershme i cili besohet të posedojë fuqinë e plotësimit të çdo dëshire, në këmbim të të cilës, ata duhet të kryejnë një detyrë që u cakton ai.
Një rast identiteti i gabuar përfundon në romancë të papritur, ku vajza më e njohur në shkollë dhe dështakja më e madhe duhet të bashkëpunojnë për të fituar zemrat e djemve që pëlqejnë.