Rivaliteti në mes dy magjistarëve bëhet edhe më i përkeqësuar, nga përpjekjet e tyre për të kryer iluzionin përfundimtar.
Bazuar në mangan e famshme japoneze të shkruar nga Tsugumi Ohba dhe Takeshi Obata, Blloku i Vdekjes tregon historinë e një studenti në shkollë të mesme i cili gjen një bllok me fuqi mbinatyrore dhe zbulon fuqitë e tij të mëdha. Nëse mbajtësi i bllokut shkruan në të emrin e një personi duke patur në mendje fytyrën e tij ose të saj, ai ose ajo do të vdesë. I dehur nga fuqitë e tij, djaloshi i ri fillon të vrasë ata që ai mendon se nuk e meritojnë të jetojnë.
Një burrë zgjohet në një makinë të aksidentuar në fund të një kodre të pjerrët. I plagosur dhe i ngecur brenda, pa asnjë kujtesë se si përfundoi aty apo se kush është, duhet të mbështetet në instiktin e tij më primitiv për të mbijetuar. Por ndërsa tenton të lirohet dhe të shpëtojë nga një situatë e pamundur, zbulohet një anë më e errët e vetes së tij. Edhe nëse arrin të mbijetojë, atij burri mund t’i duhet të përballet me pasojat e tmerrshme të një jete të mëparshme e të harruar.
Një djalë i ri Anglez planifikon hakmarrje kundër gruas misterioze të kushëririt të tij të vdekur duke besuar se ajo është përgjegjëse për vdekjen e tij. Por ndjenjat e tij do të komplikohen pasi e gjen veten nën magjinë e sharmit të saj...
Pasi djali i saj humbet, një nënë e pikëlluar kthehet një muaj më vonë në ishullin El Hierro për të identifikuar një trup. Ajo zbulon se nuk është zhdukur vetëm djali i saj...
Janina Duzhejko, një grua e moshuar, jeton e vetme ne fshatin Klodzko, ku një seri me vrasje misterioze ndodhin. Duzhejko është e bindur se e di se çfarë i shkakton krimet, por askush nuk e beson atë.
Anabela ështe një kukull e cila është e poseduar nga demoni. Ajo kërcenon një ciftë të ri, Xhonin, Mian dhe foshnjen e tyre, që nga moment kur Xhoni e sjell kukullën në shtëpi.
Një aktore e re që bën prova për një dramë rreth trafikimit njerëzor fillon të përjetojë skena të tmerrshme që mund të jenë ëndrra... ose një realitet i alternuar.
Ngjarje misterioze ndodhin përreth një mbikalimi në Bangalor. Një gazetare mundohet të intervistojë familjet e viktimave, por përfundon në telashe të mëdha.
Bashkëshorti i Trishës, Danieli, ka shtatë vjet që ka humbur. Motra e saj më e vogël, Kali, vjen të jetojë me të ndërsa presioni rritet derisa më në fund ta deklarojë "të vdekur për shkak të mungesës". Ndërsa Trisha përpiqet të vazhdojë përpara me jetën e saj, Kali e gjen veten të tërhequr drejt një tuneli ogurzi afër shtëpisë. Ndërsa fillon ta lidhë edhe me zhdukje të tjera misterioze, bëhet e qartë që vdekja e prezumuar e Danielit mund të jetë gjithçka përveçse "e natyrshme". Forca e lashtë që vepron në tunel mund t'i ketë hedhur sytë nga Kali dhe Trisha... dhe Danieli mund të jetë duke vuajtur një fat shumë herë më të tmerrshëm sesa vetë vdekja.
Guo Zhida dhe vëllai i tij plainfikojnë një shpërthim me eksploziv pranë një stadiumi, në mënyrë që të rrëmbenjë paratë e një grupi kumarxhinjsh. Një oficer policie dhe një psikologe bashkëpunojnë që t'i ndalojnë ata.
Në verë të vitit 1979, një grup miqsh në një qytezë të vogël të Ohajos bëhen dëshmitarë të një aksidenti katastrofik me tren ndërkohë që po xhironin një film të festivalit Super 8. Por shumë shpejt ata dyshojnë se nuk ishte aspak aksident. Menjëherë pas kësaj, zhdukje të pazakonta dhe ngjarje të pashpjegueshme fillojnë të ndodhin në qytezë, dhe z/sherifi i zonës përpiqet të zbulojë të vërtetën e cila është më e tmerrshme nga sa kishin imagjinuar ata.
Psikologia Margaret Matheson dhe asistenti i saj studiojnë aktivitete paranormale, të cilat i çojnë në hetimin e një psikiku të njohur botërisht, i cili është rishfaqur vite pasi kritiku i tij më i ashpër u zhduk në mënyrë misterioze...
Xhon Kostler, një profesor që deshifron një mesazh të koduar me parashikime tmerrësisht të sakta për çdo katastrofë të madhe që ka ndodhur dhe do të ndodhë në botë. Duke kërkuar të mbrojë familjen e tij dhe të parandalojë fatkeqësi të ardhshme, ai rekruton ndihmën ngurruese të Dajana Uejlandit, vajzës së autorit tashmë të vdekur të profecive. Kërkimi i tij për të kuptuar mesazhet dhe ngatërrimin e familjes së vet në to kthehet në një garë emocionuese kundër kohës ndërkohë që përballet me katastrofën më të madhe.
KUJDES: FILMI KESHILLOHET PËR SHIKUES MBI 18 VJEÇ! PËRMBAN NUDITET DHE SKENA EROTIKE TË FORTA! Njerëz që ndërtojnë një mur rreth vetes. Një skulptor, një kritik arti dhe një studente kërcimi. Një melodramë rreth dashurisë dhe sekreteve të tre njerëzve...
"Gruaja ime është gangstere" : Kur Ariong, vajza një bosi triade në Hong Kong akuzohet për vrasjen e bosit të një triade kundërshtare, ajo shkon të fshihet në Kore. Atje ajo mbrohet dhe stërvitet nga besniku Gi-çul dhe skuadra e tij...
Për muajin e mjaltit, një çift i porsamartuar shkojnë në ishujt tropikal të Hawaii-it. Ndërsa udhëtonin nëpër fshatrat parajsore, çifti u takua me Kajlin dhe Klion, dy autostopët e pakënaqur edhe me Nikun dhe Xhinën, dy shpirtra të egër, por mirëkuptues, të cilët i ndihmojnë t'i drejtojnë nëpër xhunglën e harlisur. Ujëvarat dhe malet piktoreske shumë shpejt i hapin rrugë terrorit kur Klif dhe Sindi mësojnë për një vrasje barbare të ndodhur aty afër dhe e kuptojnë se po ndiqen nga të njohurit e rastësishëm, të cilët ngjajnë me vrasësit e dyshuar.
Jeta e një djali del jashtë kontrollit kur një strukturë ogurzezë ngjarjesh përsëritet në të njëjtën mënyrë çdo ditë, duke përfunduar pikërisht në orën 2:22.
Një vampire i kërkon një artisti të pikturojë portretin e saj që të shohë veten për herë të parë.
Ngjarja fokusohet në historinë e një burri i cili vuan nga ndergjegjësimi nën anestezi dhe e gjen veten zgjuar dhe të ndërgjegjshëm, por nën paralizë gjatë operacionit të zemrës. Së ëmes i duhet të ndeshet me djajtë e saj të brëndshëm kur një kthesë e papritur ngjarjesh ndodh për ta, ndërsa përpiqet të zbërthejë historinë që fshihet pas të shoqes së re të së birit.
Një agjent i FBI-së dhe një detektive Interpoli vihen në ndjekje të një grupi iluzionistësh, të cilët vjedhin para nëpër banka gjatë performancës së tyre dhe shpërblejnë audiencen me to.
JETA PAS VDEKJES: Pas një aksidenti me makinë, Ana zgjohet dhe gjen drejtorin e shtëpisë funerale të zonës Eliot Dikën duke i përgatitur trupin për funeralin e saj. Konfuze, e tmerruar dhe duke u ndjerë ende shumë e gjallë, Ana nuk e beson që ka vdekur, pavarësisht se drejtori i funeralin ia bën të sigurt se është në fazën para jetës së përtejme. Elioti e bind që ka dhuntinë për të komunikuar me të vdekurit dhe ai është i vetmi që mund ta ndihmojë. E ngecur brenda shtëpisë së funeralit, Ana është e detyruar të përballet me frikat e saj më të mëdha dhe të pranojë vdekjen e saj. Por i dashuri i Anës, Poli, i tronditur nga vdekja e saj, s’mund të heqë ende nga mendja dyshimin se Elioti s’është ai që duket. Ndërkohë që funerali po afron, Poli i afrohet zbulimit të së vërtetës shqetësuese, por mund të jetë tepër vonë... Ana mund të ketë filluar tashmë të kalojë në anën tjetër.
Pasi i vdes i biri dhe e shoqja, një shkrimtar udhëton për në Barcelonë për tu kujdesur për të atin qe po i vdes, dhe të vellain që sillet çuditshme. Atje ai mëson shume gjera për jetën nga ngjarje që ndodhin në datën 11.11.11
Një detektiv vihet në kërkim të trupit të një femre fatale që ka humbur nga morgu.