Xherri dhe Rejçëll janë dy të panjohur që bëhen bashkë nga një telefonatë misterioze e një gruaje që s'e njohin. Duke kërcënuar jetët dhe familjet e tyre, ajo i detyron të kryejnë detyra të rrezikshme duke i ndjekur në çdo hap me anë të teknologjisë më të avancuar...
Duelisti : Në kohën e dinastisë Joseon, një police e quajtur Namsoon
zbulon një operacion mashtrimi jashtë zonës së tyrë të mbulimit.
Kriminelët përveç se shpërndajnë monedha false, ata kanë në plan të rrëzojnë ekonominë dhe qeverinë.
Ajo takon më pas një djalë i cili intersohet për të dhe
detektivja nuk mund t'i fshehë ndjenjat që lindin më pas.
Shkencëtari kompjuterik Hanon Fyler ka bërë një zbulim të rëndësishëm dhe do i tregojë kolegut, Dagllas Hallit, por duke e ditur se atë e ndjek dikush, i lë një letër në realitetin kompjuterik paralel që ka krijuar.
Fyleri po atë natë vritet, i dyshuar është Dagllasi, pasi ky s'mbante mend ç'ndodhi në natën e vrasjes. Ai futet në sistem për të gjetur letrën por habitet nga ajo që gjen.
E vërteta është më e vështirë nga sa mendonte...
12 Shkurti është thjesht një ditë si të tjerat në jetën e kënaqshme të Semit, deri sa del të jetë dita e saj e fundit. E ngecur në rijetimin e ditës së saj të fundit gjatë një jave të pashpjegueshme, Semi e zgjidh misterin rreth vdekjes së saj dhe zbulon gjithçka që po humbet.
Gjatë një pasdite të çmendur në jetën e disa studentëve në një konvikt gjithçka do ndizet me ardhjen e dy vajzave të ndryshme me të njëjtin emër: Dominika. (+16)
Pasi një familje detyrohet të zhvendoset për shëndetin e djalit të tyre, ata fillojnë të shikojnë sjellje mbinatyrore në shtëpinë e re duke zbuluar një të shkuar të keqe...
"Zëri që vjen nga guri" luhet në Toskanën e 1950-ës. Është historia e
Verenës, një infermiere e thirrur për të ndihmuar një djalë të vogël, që ka rënë në
heshtje pas vdekjes së papritur të së ëmës. Ajo përndiqet nga shpirti i gruas së vdekur.
Një doktoreshë paguan një eskortë që të joshë burrin e saj, pasi ajo dyshon që ky i fundit po e tradhton atë. Kjo gjë lind shumë probleme, të cilat rrezikojnë familjen e doktoreshës.
Pasi dorëzon një pacient në një spital me personel të reduktuar një polic përjeton disa ndodhi të çuditshme dhe të dhunshme që në dukje lidhen me një sekt të mistershëm.
Gruaja e parë presidente Salli Sheridan qëllohet për vdekje nga një snajper gjatë një konference. Vrasësi largohet nga vendngjarja me shërbimin e brendshëm në kërkim të tij. Tre muaj më vonë një çift të moshuarish gjejnë një preson të plagosur dhe e mjekojnë. Ky person nuk dinte asgjë për identitetin e tij.
Regjisori legjendar Wes Craven "A Nightmare on Elm Street" dhe Scream" e mban zemrën tuaj të rrahë fort me këtë triler-suspans të mbushur me kthesa dhe sekrete të errëta që do t’u dërgojnë shpirtin të kërkojë për strehë. Filmi tregon për ditën që vrasësi i Rivertonit u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, shtatë fëmijë lindën para kohe. Sot, të gjithë mbushin 16 vjeç dhe gjenden të vdekur një nga një.
Eduard Njugejt është një psikiatër i cili shfaq një afeksion të veçantë ndaj njërës prej pacienteve të tij, znj.Grejvs. Çfarë fsheh Çmendina Stounhiërst? Kush është Dr.Njugejt?
Një modele e bukur rrëmbehet nga një burrë i panjohur. Pasi njihet me një djalë në vendin ku mbahen të izoluar, të dy duhet të gjejnë një rrugëdalje për të shpëtuar...
Një gazetare investigative do hetojë një grup të çuditshëm në një qytezë në mes të maleve, por ndërkohë do përfshihet shumë thellë dhe do ndikohet nga ky grup.