Iris, një grua e re e një bankieri, zhduket në Paris. Një mekanik i mbytur në borxhe mund të jetë i përfshirë në këtë lidhje të cuditshme. Një mister shumë i vështirë për policinë.
Një detektiv i cili mund të hyjë në mendjet e njerëzve, duhet të përcaktojë nëse një adoleshente është një psikopate e aftë për vrasje apo thjeshtë viktimë e traumës.
I bazuar në historinë e vërtetë të Xhorxh dhe Kathi Lax, Tmerri i Amitvillit qëndron ende një nga historitë më të frikshme për shkak të një fakti të vogël që ka ndodhur në të vërtetë. 28 ditë pasi u shpërngulën në atë shtëpi, familja Lax e braktisi banesën, duke qenë me fat që ikën që andej të gjallë. Tani, 30 vjet pas ngjarjeve tronditëse që frymëzuan romanin më të shitur dhe një nga filmat më të famshëm horror të të gjitha kohërave, ejani të vizitoni sërisht shtëpinë nga e cila filloi gjithçka: Tmerri i Amitvillit.
Pasi Marnia vret burrin e saj abuzues për vetëmbrojtje, ajo është dënuar me arrest shtëpiak, vetëm për të zbuluar se shtëpia është e pushtuar nga shpirti i tërbuar dhe të dhunshëm te burrit të saj të vdekur.
Nëna e Kevin lufton për ta dashur djalin e saj të çuditshëm, përkundër faktit se gjithnjë e më shumë gjërave të këqija që thotë duke u rritur. Por Kevin vetëm sa ka filluar, dhe vepra e tij përfundimtare do të jetë përtej të gjitha parashikimeve nga të gjithë.
Disa ngjarje shqetësuese e shtyjnë një artiste që fotografon të panjohur, që të dyshojë se dikush është duke e vëzhguar. Kufijtë turbullohen midis reales dhe imagjinares, krimit dhe artit, vëzhguesit dhe të vëzhguarit.
Një agjente zbulimi e MI6-ës dërgohet me mision në Berlin gjatë Luftës së Ftohtë për të zbuluar vrasjen e një agjenti dhe për të marrë listën e humbur të agjentëve që bënin lojë të dyfishtë.
Një adoleshent nga qyteti udhëton në Montana për të gjuajtur me babain e tij. Baba dhe bir luftojnë për t'u afruar, ndërsa një ngjarje në zemër të shkretëtirës ndryshon gjithçka.
12 vjet pas vdekjes tragjike të vajzës së tyre të vogël, një krijues kukullash dhe gruaja e tij mirëpresin një murgeshë dhe vajza nga një jetimore e shkatërruar në shtëpinë e tyre, ku shpejt do të bëhen shënjestër e kukullës të poseduar nga Annabelle.
Një gjuetar ndihmon të zbardhet vrasja e një të reje indiane dhe e përdor çështjen si mjet shpagimi për një veprim të papërgjegjshëm të mëhershëm që përfundoi në tragjedi.
Një shkrimtare shkon në një stacion të braktisur të metrosë për të hedhur poshtë
raportet se vendi është i pushtuar nga shpirtrat. Skepticizmi i saj vihet në provë
kur një e keqe e papritur e detyron atë të përballojë kujtimet e saj më të errëta.
Një shpirt i një dhelpre antike niset në një mision diabolik për t'u bërë njeri pasi arratiset nga një burg akulli. Ajo zotëron trupin e një princeshe që kërkon dashurinë e një roje fisnik teksa mbretëria e saj po shkrumbohet...
Një trashëgimtare e kyçur brenda apartamentit të saj për rreth 20 vjet detyrohet të përballet me frikën e saj më të madhe, pasi një nga fqinjët vritet...
I akuzuar për vrasjen e vëllait të tij gjatë adoleshencës, Salvadori jeton i vetëm në Patagonia. Disa dekada më vonë, vëllai i tij Marko së bashku me gruan, vijnë për ta bindur atë të shesë tokat që trashëgojnë nga babai.
Një thriller për një mister të pazgjidhur në Alaskë, ku në një qytet kanë ndodhur zhdukje të pashpjegueshme gjatë 40 viteve të fundit dhe akuzohen qeveritarët për ndonjë mision të fshehtë...
Ana, një studente e Oksfordit, e gjen veten në pamundësi të krijimit të kujtimeve të reja si pasojë e një eksperimenti kalimi nëpërmjet një vrime krimbi. Filmi ndjek përpjekjet e saj të dëshpëruara për të kuptuar ç'po ndodh dhe se kush apo çfarë fshihet pas horrorit që ajo po përjeton.
"The Paperboy" zhvillohet në jugun e Amerikës me protagonist një gazetar ambicioz dhe egoist , i cili, me ndihmën e vëllait të tij më të vogël përpiqet të vërtetojë pafajësinë e një të dënuari me vdekje i cili akuzohet për vrasjen e sherifit vendas, duke shpresuar të fitojë çmimin Pulitzer. Gjërat ndërlikohen kur një femër joshëse, Sharlota, e cila, edhe pse nuk e njeh të dënuarin, mban me të korrespondencë dhe janë tashmë të fejuar. Sharlota zhvillon një lidhje të veçantë me Xhekun, vëllain e gazetarit, ndërsa e ngacmon vazhdimisht në mënyrë seksuale. Ndërsa hetimi vazhdon, të dhënat ngatërrohen, tonet e zërit ngrihen dhe sekretet - si edhe fiksimet - e karakterëve, dalin në sipërfaqe.
Ai ka gjetur siguri në shtëpinë e tij, teksa një kërcënim masiv po terrorizon botën jashtë. Së bashku me bashkëshorten dhe djalin kanë vendosur rregulla strikte në rutinën e tyre të përditshme. Mirëpo një ditë, nje familje e re e deshpëruar shfaqet për te kërkuar strehë dhe ushqim.
Një çështje e një profili të lartë terrorizmi papritur lidh bashkë dy ish të dashuruar në ekipin e mbrojtjes, duke vënë në provë kufijtë e besnikërisë së tyre dhe duke vendosur në rrezik jetën e tyre.