Trupat po shfaqen nëpër qytet e secili prej tyre ka patur një vdekje të tmerrshme. Gjatë kërkimeve, provat të çojnë tek një person: John Kramer. Si është e mundur? Burri i njohur si "Pazëlli" ka vdekur prej më shumë se një dekade.
Një grua e re, e ndihmuar nga një ish-ushtare bëhet një e kërkuar nga qeveria pasi zbulon se sëmundja e djalit te saj luan nj rol të rëndësishëm në një konspiracion botëror.
Një studente kolegji duhet të rijetojë ditën e vrasjes së saj pa pushim, gjë e cila do të përfundojë vetëm kur të zbulojë identitetin e vrasësit të saj.
Dy detektivë bashkë me një gazetare punojnë fort për të kapur një vrasës serial shumë misterioz i cili frymëzohet nga loja e fëmijëve Hangman (Loja me njeriun e varur).
Një familje, me banim në Teksas, duhet të ngrihet mbi konfliktet personale, në mënyrë që të luftojë një krijesë kriptide të rrezikshme, që kërcënon jetën e tyre.
Në orën 15:15, një tren me 118 pasagjerë në bord përplaset me një tren mallrash me 6-të anëtarë të ekuipazhit. Përplasja është e jashtëzakonshme. I vetmi i mbijetuar është Dejvidi, një njeri që ka dalë më shumë se një herë i padëmtuar nga disa incidentet. Elija, një individ i detyruar të jetojë në karrocë për shkak të brishtësisë së kockave, ka bindjen se Dejvidi është super-hero...
Me babain e burgosur nën akuzën e vrasjes, Alisona dhe Brendoni, vëlla e motër, bëhen të dyshuarit e parë, kur qyteti i tyre i vogël preket nga një seri vrasjesh. Atyre u duhet të luftojnë për të pastruar emrin.
Një punonjëse sociale lufton për të shpëtojë një vajzë nga prindërit e saj abuziv,
por shpejt zbulon se gjendja është më e rrezikshme nga çfarë duket...
Një ushtar prezantohet në familjen Piterson, si një shok i djalit të tyre i cili vdiq në detyrë. Pasi është i pritur në shtëpinë e tyre si një mysafir, dalë-ngadalë fillon të zbulohet se ai është si një makineri vrasëse.
Në përrallën më të përdredhur të Agata Kristit, një detektiv privat tundohet nga ish e dashura e tij për të kapur vrasësin e gjyshit të saj, përpara se oborri i Skocisë të ekspozojë sekretet e errëta familjare.
Tetë kandidatë për një punë shumë të lakmueshmë në një korporatë, mbyllen së bashku në një dhomë provimi, dhe i jepet një test final me vetëm një pyetje. Duket e thjeshtë, e në të njëjtën kohë e ngatërrueshme, dhe shpejt, tensionet fillojnë të shfaqen.
Kur Nikol njihet me Atë Antonin, fillojnë të ndodhin ngjarje të pashpjegueshme. Të dy fillojnë të besojnë se prifti e ka humbur luftën kundër demonit...
Një ish kriminel zhytet në një tentativë kriminale dhe më pas e gjen veten duke jetuar një jetë të re të pashpjegueshme teksa punon në një institucion psikiatrik.
Lisa Xhonson do dhe një ditë për të mbushur 16 vjeç. Dhe kështu do të mbetet përgjithmonë. Ajo dhe familja e saj kanë vdekur dhe janë dënuar ta përsërisin atë ditë të fundit fatkeqe para se të vriteshin të gjithë më 1985. Vetëm Lisa është “zgjuar” dhe ka kuptuar se çfarë po ndodh. Ajo fillon të ndihet sikur po përndiqet, por “fantazma” del se është Olivia, një vajzë e gjallë e cila jeton në shtëpi në ditët e sotme së bashku me familjen e saj. Me ndihmën e saj, Lisa zbulon se shtëpia dikur i përkiste një vrasësi serial që rrëmbente vajza adoleshente dhe i digjte trupat e tyre në një furrë të fshehur. Kur ai vdiq, u kthye në një Përndjekës - një shpirt i keq dhe i fuqishëm, i aftë për të pushtuar të gjallët.