Në qytetin e Bregdetit, Xhudi dhe Panç përpiqen të rikthejnë në skenë shfaqjen e tyre me marioneta. Shfaqja arrin suksesin për shkak të talentit të Xhudit, por ambicia e tepruar e Pançit rezulton në një tragjedi, për të cilën Xhudi vendos të hakmerret.
Në qytetin e pasur të Opulentit, në Arizona, Xhejson Miller, një pasanik i llastuar që jeton ende me paratë e babait, dhe shoku i tij i rritur në varfëri, Rik Bruks, zgjedhin me naivitet rrugën e gabuar për t’u pasuruar. Plani i tyre i detyron ata që të përballen me mafiozët e errët dhe vdekjeprurës që sundojnë Opulentin.
Një roje sigurie, Richard Jeuell, shpëton mijëra jetë nga shpërthimi i një bombe në Lojërat Olimpike të vitit 1996, por më pas i duhet të përballet me shtypin dhe FBI-në të cilët e akuzojnë për akte terroriste.
Pasi vajza e tij e vogël rrëmbehet, një hero lufte e merr çeshtjen vetë në dorë, ndërsa detektivët zgjidhin misteret rrethuese të këtij krimi të pazakontë
Ky film paraqet jetën e Bak Jenit, një shitësi që kërkon me ngulm pak aksion në jetën e tij. Pas kapjes së disa hajdutëve në qendrën tregtare, ai shndërrohet në hero e që aty ai nis një rrugëtim të ri. Do të jetë detektivi Meni Liu që do e përfshijë Jenin në një investigim të tijin, ku ai kërkon djalin e humbur të një biznesmeni. Por e gjithë kjo do të rezultojë të jetë më shumë se kaq.
I sapo-liruar nga burgu, një boksier i talentuar do vetëm të ribashkohet me djalin e tij dhe të jetojë një jetë të qetë. Por kur vëllai i tij përzihet në disa punë të rrezikshme, ai duhet të rrezikojë gjith[ka për ta shpëtuar.
Një natë në Tokio, një boksier i ri dhe një prostitutë ngatërrohen në një komplot droge, që përfshin krim të organizuar, policë të korruptuar dhe vrasje.
Adoleshentja nga Hondurasi Sajra ribashkohet me të atin për të tentuar realizimin e ëndrrës për të shkuar në SHBA. Shkuarja në Meksikë është hapi i parë i këtij udhëtimi, pasi ajo njihet me një djalë i cili po arratiset prej një të shkuare aspak të mirë.
Elena, një reportere që vendos të ndihmojë babanë e saj për një marrëveshje armësh, përfshihet në historinë që ajo po përpiqet të nxjerrë në pah para shtypit.
TETË BOKSIERË ELITË - të dënuar nga burgje të sigurisë së lartë nga e gjithë bota - sillen së bashku nga një sindikatë e fshehtë e fuqishme kumari për një luftim sekret ku do të mbijetojë më i forti. Çmimi: liri për kampionin... dhe një shpërblim të madh për organizatorët. Përveç se sindikata në të vërtet s’ka në plan të lërë ndonjë të dalë i lirë.
Nik Uells, një hapës profesionist i kasafortave, i cili është në prag të heqjes dorë nga ky biznes, detyrohet nga partneri i tij Maksi, të kryejë një vjedhje të fundit. Objekti është një spektër i çmuar francez dhe puna, kësaj here, mbart më shumë rreziqe.
Një polic përzihet me kriminelët e gabuar dhe ata i rrëmbejnë djalin. Ai shkon në një disko për ta shpëtuar. Shumë lidhje të fshehta dalin dhe zbulohen më pas.
Një polici me lidhje me botën e krimit i zbulohet identiteti kur ai bashkë me kolegun e tij kapen duke vjedhur kokainë nga një shpërndarës droge të fuqishëm, duke e vënë djalin e tij në rrezik.
Kelly hynë fshehurazi në shtëpinë e të dashurit, por sonte ajo nuk është e vetmja vizitore e paftuar. Situata del jashtë kontrollit dhe shtëpia periferike kthehet në një skenë të tmerrshme dhune.
Danny Ocean mbledh djemtë për një heist të tretë, pasi pronari i kazinosë Willy Bank kryqëzon dyfish një nga njëmbëdhjetë origjinalet, Reuben Tishkoff.
"21 URA" : Një ndjekje për të arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e tetë policëve nxjerr në pah diçka më të madhe. Polic që janë përfshirë në kartele droge dhe drejtues të lart që e mbështesin këtë aktivitet.
I bllokuar nga kushte ekstreme në majën e malit Baekdu, një oficer policie detyrohet të luftojë me disa grabitës që kërkojnë arin e fshehur në atë zonë.