Motoristi Keri Ford fajësohet nga një kapo bande motoristësh për vrasjen e vëllait të kreut të bandës rivale të drejtuar nga Trei (Ice Cube). Ford tani është në arrati në përpjekje për të pastruar emrin e tij.
Roni është një burrë i vetmuar të cilit nuk i kanë ecur gjërat në jetë. Ai e gjen veten duke u ngushëlluar përmes publikimit të disa videove në internet. Por është pikërisht nje video +18 e tij që do të kthejë frikërat e tij në një tërbim vdekjeprurës..
Historia e origjinës së keqbërësit ikonik, siç nuk është treguar kurrë më parë në ekranin e madh të kinemasë.
Një studim mbi karakterin e zymtë të Arthur Fleck, një personi të papërfillur nga shoqëria dhe një histori paralajmëruese.
Një agjent special ngarkohet me detyrën për të mbrojtur një biznesmen shumë të pasur. Por kur biznesmeni rrëmbehet, ai duhet të bashkëpunojë me një detektiv të vjetër për të zgjidhur një çështje që nuk është aspak ashtu si duket.
Të fajësuar pa të drejtë nga një kriminel për vrasjen e një prifti, vëllezërit MekManus duhet të dalin prej andej nga janë fshehur për të luftuar për drejtësi në Boston.
Lusi punon prej 5 vitesh si përkthyese në Japoni. Gjithçka do të ndryshojë kur në jetën e saj vjen Lili, një vajzë që do i prishë punët mes saj dhe Teixhit. Një vrasje ndodh. Kush është fajtori?
Kur një kauboj i ri takohet rastësisht me një vajzë nga Lakota, zhdukja e saj e mistershme ndez një kërkim që zbulon një të shkuar të dhimbshme dhe një të ardhme të tmerrshme.
Mo Dajmond është një pastrues parash në Nju Jork i cili zgjohet pa kujtesë dhe me miliona dollarë të thata dhe drogë. Ai kërkon rrugët në kërkim të përgjigjeve ndërkohë që përpiqet t'i shmanget një bande të dhunshme dhe disa policëve të korruptuar.
Nëse është zbatuar ligji nuk do të thotë që është vënë drejtësia në vend. Ky është gjyqi kundër një regjisori të famshëm të "Bollywood" pasi ai akuzohet për përdhunim nga një anëtare e ekipit të xhirimeve.
Nata e paharrueshme e jetës së oficerit të LAPD-së, Ray Mandel dhe fillestarit Nick Holland i cili mëson për jetën e të qënurit polic në një natë të vetme, të mbushur me aksion, vrasje, ndjekje, dhe të papritura që ai nuk do t'i kishte imagjinuar kurrë.
Pasi del në internet informacioni personal i shumë qytetarëve të një qyteti të vogël, qyteti humbet kontrollin. Ndërkohë katër vajza të reja përfshihen në situatë duke u bërë shënjestër e qytetarëve.
I sapodalë nga burgu, Pat kthehet në biznesin e tij të klubit të natës. Edhe pse mirë nga gjendja financiare, ai nuk resht së menduari për njeriun që e futi në burg dhe shkon në Marbela për të gjetur Frenk Herris dhe për të kryer hakmarrjen e tij.
Një detektiv i punësuar për të zbuluar kriminelët e luftës dhe për të zbatuar dënimin ndaj tyre, takon një grua të fortë e të vendosur. Por detyra e tij është e vështirë e plot të papritura...