Një studente e shkëlqyer në një shkollë Katolike ka frikë për familjen e saj kur një murgeshë dhe mësuese e re në kampus
nuk është siç duket dhe është e fiksuar fizikisht pas vëllait të saj...
Një gjimnaziste, që vuan bullizmin e bashkëmoshatarëve dhe një djalosh, që merret me punë të pista, akuzohen për vrasjen e një adoleshenteje. Çfarë historie i lidh bashkë, një studente të mirë dhe kriminel të vogël?
Një vajzë 11 vjeçare që mund të flasë me kafshët. Kur një hajdute sjell disa probleme në një kopsht zoologjik të zonës, ajo gjendet aty për t’i shpëtuar.
Një djalë i ri, anëtar i një bande që vjedh makina në Beograd, e vë veten dhe familjen para rrezikut kur rruga e tij ndeshet me atë të një lideri mafioz që punon për shefin e policisë.
Teksa korrupsioni rritet në vitin 1950 në Los Anxheles, tre policë, një strikt, një brutal dhe një i dobët - bazuar në idenë e tyre të drejtësisë hetojnë një seri vrasjesh
Pas vdekjes së parakohshme të nënës së tij, një i ri fillon të shoqërohet me fqinjën e tij karizmatike
dhe përfshihet në botën e varësisë dhe dhunës. Njëkohësisht kjo lloj epidemie pushton dhe qytetin e tyre të vogël
Jetët e katër miqve të ngushtë të fëmijërisë, të cilët dëshirojnë të bëhen gangsterë, dalin jashtë kontrollit kur vjedhin një dërgesë kokaine. Ata nxitin një luftë të vërtetë që do të përfshijë ata, baronët e drogës në Evropë dhe një kartel të pamëshirshëm Kolumbian.
Jeta e Al Capones (Tom Hardy) 47 vjeçar, pas 10 vjetësh burg, kur fillon të vuajë nga çrregullimet mendore dhe përndiqet nga e shkuara e tij e dhunshme...
Një oficer i nderuar policie, shkon të takojë një mëngjes, mikun e tij më të mirë që
është edhe prokuror. Po atë mëngjes, prokurori gjendet i vrarë dhe oficeri i policisë është personi
i fundit që e ka parë të gjallë.
Një i ri që u dënua me shtatë vjet burg për vjedhjen e një zyre postare, përfundon duke kaluar tre dekada në izolim. Gjatë kësaj kohe, personaliteti i tij zëvendësohet nga alter-egoja e tij, Charles Bronson.
U RREGULLUAN TITRAT! Pasi arratiset nga burgu, një mashtrues përfshihet në punë të paligjshme pasi e akuzojnë për një krim që nuk ka kryer. Ai bashkëpunon me policinë që të rifitojë reputacionin e tij.
Kristi është një polic rumun, i cili i shërben si spiun, mafias. Për të bërë këtë rol, i duhet të shkojë në ishullin Gomera, që të mësojë gjuhën e fishkëllimave. Detyra e tij ndërlikohet, kur vihet në lojë jeta e tij dhe e njerëzve të dashur.
Inspektoria Amaia Salazar kthehet ne luginën e Baztanit për një çështje të re. Kësaj here as njerëzit e saj më të dashur nuk do jenë të sigurtë, pasi problemet mendore të nënës së saj do i vënë në rrezik.
Vrasësit profesionist me pagesë, zotit Long, i caktohet një detyrë e re në Japoni. Kur gjëra nuk shkojnë siç duhet, atij i duhet të zhduket. Me shumë plagë në trup, ai zgjedh të jetojë i strehuar në një qytet të vogël totalisht të harruar.
Katër hajdutë famëkeq zgjohen në një depo të fortifikuar dhe detyrohen nga një hajdut mjeshtër dinak të planifikojnë dhe të kryejnë një vjedhje të jashtëzakonshme diamantesh.
Filmi mbledh së bashku tre dekada të historisë së trafikut të drogës në Jugun e largët. Eksplorohet cikli i dhunës që i kthen të rinjtë në kriminelë dhe të vjetrit në legjenda.
Ani është duke shijuar udhëtimin e saj romantik me të dashurin e saj Aleksin. Papritmas ata e gjejnë veten në mëshirën e një të çmenduri. Tani ata duhet të sigurohen që të gjithë do dalin në breg të sigurt përpara se katastrofa të ndodhë.
Arjun dhe Mira nisen në një udhëtim nga Delhi për të festuar ditëlindjen,
por kur ata ndeshën rrugës me disa njerëz që vrasin për nderin e tyre,
jeta e tyre ndryshon plotësisht.
A do munden ata të mbijetojnë në një vend të humbur ku mbi të gjitha,
gratë vetëm dhunohen.
Një bandë djemsh adoleshentë kërcasin rrugët e Napolit të armatosur me armë në ndore dhe AK-47 duke pritur ofertat e bosëve të tyre, e duke u ndeshur me bandat e tjera të Napolit.
Pronari i një punishteje druri në Belgjikë ngatërrohet pa dashur me pjestarët e një karteli droge. Konflikti do të shndërrohet në luftë për jetë a vdekje.