Markus Bërnet tashmë është një inspektor policie ndërsa Majk Lauri po përjeton krizën e moshës se mesme. Miqësia e tyre do të vihet në provë pasi Majk kërkon hakmarrje për një histori të vjetër...
Ërl dhe Henk nuk arrijnë të bëhen policë dhe fillojnë punë si roje sigurie.
Dy rojet e hallakatur do të bashkëpunojnë për të rrëzuar një rreth trafikimi.
Një i larguar vret një prift që po udhëtonte dhe zë vendin e tij në një kishë të një qyteti të vogël, por shefi i policisë dyshon për veprime dashakeqëse.
Në një të ardhme, ku një njësi speciale e policisë është në gjendje ti arrestojë vrasësit para se të ndodhë vrasja, një oficer nga kjo njësi do të akuzohet për një vrasje në të ardhmen.
Blue Story është një rrëfim tragjik i një miqësie midis Timmy dhe Marco, dy djem të rinj nga zona kundërshtare. Timmy nga Deptford, shkon në shkollë në Peckham, ku krijon një miqësi me Marco. Megjithë grindjet mes zonave, të dy formojnë shpejt një miqësi të fortë derisa testohet dhe ata përfundojnë në anët rivale të një lufte në rrugë.
Një detektiv kthehet në punë dhe po ashtu një vrasës i vjetër serial i cili i vret viktimat e tij në bazë të një renditje numërore. Cili është ai dhe si do të zgjidhet ky mister shumëvjeçar?
Dy vëllezër irlandezë janë në borxh ndaj bosit italian të zonës. Ndërsa përpiqen t’i shpëtojnë ndjekjes së tij, ata përfshihen në një lëmsh vrasjesh dhe ngatërresash, shkakun e të cilave do të arrijnë ta kuptojnë vetëm në fund...
Një djalosh i ri vjen për vizitë tek xhaxhai i tij në Nju Jork për ta ndihmuar, por përfundon duke luftuar kundra një bande rrugësh me aftësitë e tij në artet marciale.
Filmi CONVICTION është një histori frymëzuese që flet për përkushtimin e një motre ndaj vëllait të saj. Kur vëllai më i madh i Beti Ana Uoters arrestohet për vrasje dhe dënohet me dënim të përjetshëm në vitin 1983, Beti Ana, një bashkëshorte dhe nëna e dy fëmijëve nga Masaçuseti, përkushton jetën në nxjerrjen e vëllait të saj nga burgu. E bindur se vëllai i saj është i pafajshëm, Beti Ana futet përsëri në gjimnaz, më pas në kolegj e në fund në shkollën e drejtësisë në një kërkim 18-vjeçar për të liruar Kenin. Ajo do të bëjë dhe do të heqë dorë nga gjithçka për vëllain e saj.
Një polic duhet të mbajë të bashkuar një grup të burgosurish dhe një grup policësh
natën e Vitit të Ri në një rajon policie. Një polic i korruptuar do të rrethojë dhe do të sulmoje rajonin e policisë
me qëllimin për t'i vrarë të gjithë.
Disa vajza të reja përfshihen në ngjarje të rrezikshme. Më e rrezikshme akoma është përpjekja e tyre për t'i zgjidhur dhe për të vënë drejtësi, sepse faktet manipulohen nga policë të korruptuar.
Një amerikan përpiqet të shesë perandorinë e tij fitimprurëse të marihuanës në Londër duke sjellë komplot, skema, rryshfet dhe shantazh nga tentativat që vijnë të vjedhur biznesin e tij.
Erdhi koha që zonjat e Gotamit të tregojnë vlerat e tyre dhe të marrin çfarë meritojnë, duke filluar me Harli Kuin, e cila do u tregojë të tërëve që e kanë nënvlerësuar që mund t’ia dalë vetëm dhe që duhet t’ia kenë frikën.
Pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris ky thriller investigues të zhyt në grupet ekstremiste myslimane qërriten në shtetet perëndimore dhe mund të sulmojnë nga momenti në moment.
Një detektiv nga Nju Jorku heton vdekjen e vajzës së tij, e cila u vra ndërsa po bënte muajin e mjaltit në Londër; ai kërkon ndihmën e një gazetareje Skandianve, ndërsa çifte të tjerë në Europë vuajnë të njëjtin fat si vajza e tij.
Xhej Kokran (Kevin Kostner), një pilot i sapodalë në pension i Marinës së SHBA-së, udhëton në Meksikë për të kaluar kohën me mikun e tij Tibi Mendez (Entoni Kuin), një biznesmen i fuqishëm, por i korruptuar. Ndërsa ndodhet atje, ai takon gruan e bukur të Tibit, Mirejën, e cila është e pakënaqur nga martesa e saj. Xheji dhe Mireja shpejt përfshihen në një lidhje të nxehtë, që do të ndryshojë rrjedhën e gjithçkaje...
Një ish-ushtar i forcave speciale dhe kontraktues ushtarak, i cili vuan nga PTSD përpiqet për t'u rilidhur me dashurinë e tij të gjatë prej shumë kohësh, por së pari ai duhet të shkojë në kërkim nga Londra për në Barcelonë dhe përgjatë Europës në mënyrë që të pastrojë emrin e tij.