John fillon të ketë paraliza gjatë gjumit dhe ndërsa qëndron i shtrirë në krevat, qenie të cilat ekzistojnë në hijet e errëta të natës e vizitojnë atë. Tmerri i John-it shtohet kur mëson se këto krijesa planifikojnë të rrëmbejnë të birin.
Në Itali, një grua përfshihet në një seri ekzorcizmash të pa autorizuar gjatë misionit të saj për të zbuluar çfarë i ndodhi të ëmës, që supozohet të ketë vrarë tre njerëz gjatë ekzorcizmit të saj.
Kur një vajzë e re vegjetariane bën një ritual të detyruar mishngrënës në një shkollë veterinarie, brenda saj fillon të rritet një ndjenjë e zjarrtë për mishin.
Shfaqja popullore ‘’Fushata e Frikshme’’ ka 5 vite që argëton publikun me kamera të fshehta, të frikshme dhe argëtuese. Por epoka e re e internetit e sfidon këtë popullaritet dhe ata duhet të kalojnë në të tjera dimensione që të korrin sukses.
A do shkojë shumë larg skuadra kësaj here, mos ndoshta po bëjnë shaka me njeriun e gabuar?
JETA PAS VDEKJES: Pas një aksidenti me makinë, Ana zgjohet dhe gjen drejtorin e shtëpisë funerale të zonës Eliot Dikën duke i përgatitur trupin për funeralin e saj. Konfuze, e tmerruar dhe duke u ndjerë ende shumë e gjallë, Ana nuk e beson që ka vdekur, pavarësisht se drejtori i funeralin ia bën të sigurt se është në fazën para jetës së përtejme. Elioti e bind që ka dhuntinë për të komunikuar me të vdekurit dhe ai është i vetmi që mund ta ndihmojë. E ngecur brenda shtëpisë së funeralit, Ana është e detyruar të përballet me frikat e saj më të mëdha dhe të pranojë vdekjen e saj. Por i dashuri i Anës, Poli, i tronditur nga vdekja e saj, s’mund të heqë ende nga mendja dyshimin se Elioti s’është ai që duket. Ndërkohë që funerali po afron, Poli i afrohet zbulimit të së vërtetës shqetësuese, por mund të jetë tepër vonë... Ana mund të ketë filluar tashmë të kalojë në anën tjetër.
Pasi i vdes i biri dhe e shoqja, një shkrimtar udhëton për në Barcelonë për tu kujdesur për të atin qe po i vdes, dhe të vellain që sillet çuditshme. Atje ai mëson shume gjera për jetën nga ngjarje që ndodhin në datën 11.11.11
Një i ri ambicioz dërgohet të marrë drejtorin ekzekutiv të kompanisë së tij, prej një qendre misterioze për trajtimet e sëmundjeve, në një vend të largët në alpet Zviceriane, por shumë shpejt ai dallon se trajtimet nuk janë ato që duken.
Pasi një anije hapësinore tregtare kap një sinjal të panjohur, gjatë uljes në hënë një anëtar i ekuipazhit sulmohet nga një qenie e mistershme, por ky do të jetë vetëm fillimi...
80 punëtorë amerikanë mbyllen në një kompani në Bogota, Kolumbi. Ata duhet të bëhen pjesë e një lojë, ku duhet të vrasin sa më shumë kolegë, sepse përndryshe do të vdesin.
Dy motra me pushime në Meksikë ngecin në një kafaz peshkaqenësh në fund të oqeanit. Me më pak se një orë oksigjen të mbetur dhe me peshkaqenë të bardhë të mëdhenj rrotull, ato duhet të luftojnë për të mbijetuar.
'Villisca' është një histori fantazmash e bazuar në shtëpinë ku ndodhën vrasjet famëkeqe dhe ende të pazgjidhura të viteve 1912. Tre adoleshentë hyjnë në shtëpi në kërkim të përgjigjeve, por zbulojnë diçka përtej frikës së tyre më të keqe...
Nga mendjet e shtrembëruara mbrapa SAW IV, V dhe VI, KOLEKSIONUESI del si një lojë në kohë reale e maces me miun duke shkrirë tmerrin primitiv dhe trilerin emocionues. Për punëtorin dhe ish të dënuarin Arkin, një gurë i çmuar brenda një shtëpie që supozohet se duhet të jetë bosh mund të jetë bileta për lirinë financiare për të dhe familjen e tij. Por kur një psikopat i maskuar futet i pari brenda në shtëpi, Arkini duhet ose të shpëtojë njerëzit që u fut të grabiste, ose të bëhet pjesë e koleksionit të sëmurë të vrasësit të kataloguar në gjak, kocka dhe lotë.
Një çift punëson një dado për të jetuar me ta dhe për t'u kujdesur për fëmijët e tyre ndërkohë që ata janë në punë. Në fillim, gjithçka shkon shumë mirë, por kur pas një incidenti prindërit s'e duan më dadon në shtëpi, zbulojnë se dadoja është aq e zgjuar sa të mos dëbohet nga shtëpia e tyre. Madje aq e zgjuar, sa ta kthejë jetën e këtyre prindërve në një makth të vërtetë.
Në një qytet të largët në Irlandë, Niamh njëmbëdhjetë-vjeç e gjen veten i mbijetuari i vetëm i një masakre të përgjakshme që vrau prindërit e tij dhe vëllain e vogël. Te dyshuar jane një bandë e vandalëve vrasës…
Kejti kthehet te familja e saj për dasmën e motrës së saj, por detyrohet të luftojë për jetën bashkë me familjen, pasi një grup magjistarësh kanë planifikuar t'i sakrifikojnë.
Një grua e lënduar nga vdekja e të birit dhe një ritualist okultist vendosin të rrezikojnë jetët e tyre në një ritual të errët, për të marrë atë që duan.
Lorenc Talbot, një fisnik i përndjekur nga demonët e së kaluarës, kthehet në pronën e familjes së tij pas zhdukjes së të vëllait. I ribashkuar me babain e tij të distancuar, Talboti fillon të kërkojë vëllain, dhe zbulon një fat të tmerrshëm për veten e tij. Fëmijëria e Talbotit përfundoi natën që i vdiq e ëma. Pasi u largua nga Blekmuri i fjetur, kalon dekada duke u përpjekur të harrojë. Por kur e fejuara e vëllait të tij, Guen Konlif, e gjurmon për ta ndihmuar me vëllain e tij të humbur, Talboti kthehet në shtëpi për t’iu bashkuar kërkimit. Ai mëson se diçka me një forcë brutale dhe një etje të papërmbajtshme për gjak është duke vrarë fshatarët, dhe se një Inspektor i çuditshëm i Skotland Jardit i quajtur Aberlajn ka ardhur për të hetuar.