Regjisori legjendar Wes Craven "A Nightmare on Elm Street" dhe Scream" e mban zemrën tuaj të rrahë fort me këtë triler-suspans të mbushur me kthesa dhe sekrete të errëta që do t’u dërgojnë shpirtin të kërkojë për strehë. Filmi tregon për ditën që vrasësi i Rivertonit u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, shtatë fëmijë lindën para kohe. Sot, të gjithë mbushin 16 vjeç dhe gjenden të vdekur një nga një.
Katër miq rrëmbejnë vajzën e një biznesmeni të pasur për të marrë në këmbim një pagesë të majme. Por ngjarjet që do të zbulojnë më pas do jenë të paparashikueshme. Një shtëpi e pushtuar nga djalli. Dhe jo vetëm...
Eduard Njugejt është një psikiatër i cili shfaq një afeksion të veçantë ndaj njërës prej pacienteve të tij, znj.Grejvs. Çfarë fsheh Çmendina Stounhiërst? Kush është Dr.Njugejt?
"Të Palindurit" : Me ndihmën e miqve të saj, Emili shpërngulet në një shtëpi të veçuar që të kujdeset për të vëllanë, i cili është i sëmurë me paralizë cerebrale. Por ajo që ata nuk dinin, ishte se shtëpia kishte një sekret të tmerrshëm.
Një gazetare investigative do hetojë një grup të çuditshëm në një qytezë në mes të maleve, por ndërkohë do përfshihet shumë thellë dhe do ndikohet nga ky grup.
Pasi djali i saj vdiq në një aksident tragjik, një grua mëson një ritual që do të sjellë atë përsëri në jetë për t'i thënë lamtumirë, por kur ajo nuk i bindet një paralajmërimi të shenjtë, ajo shqetëson ekuilibrin midis jetës dhe vdekjes.
Për t'i shpëtuar të dashurit të dhunshëm, Keti i bashkohet një ekspedite në botën e egër me një grup femrash, të cilat po mundohen me
pa qartësinë e jetës. Por ajo që supozohej të ishte një një mundësi për të zbuluar veten, shpejt kthehet në një luftë për mbijetesë.
Ebru, një psikiatre vendos të bëj një projekt për pacientët me çrregullim personaliteti me ndihmën e një hoxhe.Ajo zgjedh shoqen e saj të fëmijërisë e cila duket se është pushtuar nga xhindi.Duke bërë projektin ata zbulojnë edhe një të fshehtë të madhe.
Ebru, një psikiatre vendos të bëj një projekt për pacientët me çrregullim personaliteti me ndihmën e një hoxhe.Ajo zgjedh shoqen e saj të fëmijërisë e cila duket se është pushtuar nga xhindi.Duke bërë projektin ata zbulojnë edhe një të fshehtë të madhe.
Një familje fillon të ketë aktivitete paranormale në shtëpi, dhe vendosin kamera. Atëherë kuptojnë që një magji e zezë i është vënë pas. Duke parë filmimet ata fillojnë të zbulojnë misterin qe ka një ngjarje të tmerrshme prapa.
Ngjarja është vendosur në ndalimin me ligj të pijeve alkoolike në vitin 1930. Një polic i korruptuar zbulon se kontrabandisti më popullor i qytetit ka qenë i infiltruar me vampirët.
Një mësuese dhe një student udhëtojnë së bashku në Hungari të hetojnë 22 raportime për një krijesë njeri-flutur, por ajo që fillon si provë për të ndaluar një katastrofë kthehet ne luftë për mbijetesë.
Një grup shokësh që kanë shkuar të kalojnë pushimet në Meksikë do të gjenden në vështirësi për jetën pasi vizitojnë një tempull arkeologjik në xhungël ku në rrënoja jeton diçka e keqe.
Disa turistë zgjojnë djallin misterioz në fshatin Holandez, pasi autobusi prishet në mes të rrugës, duke i lënë kështu në një fermë të braktisur pranë një mulliri ere ogurzi, vend i njohur për mullixhiun që bluante kockat e vendasve.
Në qytetin e Nju Meksikos të mbuluar nga dëbora, një djalë i vetmuar që e ngacmojnë të gjithë shokët, Oueni, krijon një lidhje unike me komshien e tij të re misterioze, Abin, e cila lëviz nga njëri qytet në tjetrin me burrin që duket të jetë babai i saj (i nominuari për Oscar Richard Jenkins). Megjithatë, e ngecur në mendjen dhe trupin e një fëmije, Abi është e detyruar të fshehë një sekret të tmerrshëm mbijetese të etur për gjak. Por në një botë brishtësie dhe terrori, si mund të ftosh brenda në shtëpi të vetmin mik që mund të çlirojë makthin më të tmerrshëm?
Një grua aventuriere, që mban një sekret ndaj burrit, insiston të shkojnë për kamping për të rindezur pasionin. Diçka në pyll shqyen një grup gjuetarësh aty pranë dhe pengon çiftin të dalë nga çadra. Zbulohen sekrete dhe krijesa mbinatyrore që i detyrojnë të kuptojnë nëse rreziku
i vërtetë është brenda apo jashtë çadrës.
Historia e një çifti të ri të përndjekur nga forca misterioze që duket se janë të pushtuar dhe nga elemente të fortë gjithashtu. Jeta e qetë e Suatit dhe Nurkanës trazohet kur fillojnë të fiksohen nga krijesa mbinatyrore.