Familja Tomas shkon te shtëpiza e tyre në pyll, bashkë me vajzën e tyre dhe të dashurin e saj për të festuar Krishtlindjet, por këto mund të jenë Krishtlindjet e tyre të fundit.
Kur troket mesnata, të gjitha qëniet e terrorit pushtojnë Tokën, Demonët, kanibalët, vrasësit, fantazmat dhe monstrat lëvizin nëpër këto përralla të mbizakonshme, fantastike dhe të frikshme..
Psikologia Margaret Matheson dhe asistenti i saj studiojnë aktivitete paranormale, të cilat i çojnë në hetimin e një psikiku të njohur botërisht, i cili është rishfaqur vite pasi kritiku i tij më i ashpër u zhduk në mënyrë misterioze...
Pas disa eksperiencave të këqija me të dashurit, Shae bashkohet me ish kolegen e punës, Lu, e cila ka një plan të thjeshtë e vdekjeprurës për t'u marr vesh me seksin e kundërt.
Ekipi i një anijeje koloniste, drejtuar në një planet të largët, zbulon një parajsë të paeksploruar me një kërcënim përtej imagjinatës së tyre dhe duhet të tentojnë një arratisje pikëlluese.
Pas humbjes së babait të tij, Karlosi 12-vjeçar mbërrin në shkollën e Santa Lucia-s, e cila strehon jetimët e milicisë dhe politikanëve republikanë. Menjëherë pas mbërritjes së tij, Karlos keqtrajtohet nga kujdestari i dhunshëm. Gradualisht, Karlos zbulon sekretet e errëta të shkollës, duke përfshirë edhe fantazmën që endet në themele.
Saja e cila është një agjente e fshehte qeveritare lufton demonët në një post bllok në Japoni e cila është e detyruar të futet në një shkolle ushtarake për të zbuluar një demon të maskuar.
Një veteran lufte i cili punon si fotograf sheh vdekje të pashmangshme tek fotot e tij, duke vënë në pyetje shëndetin e tij mendor dhe duke rrezikuar njerëzit që do.
Tre histori drithëruese. Dy motra që kanë një parukeri. Një varrëmihës bie në dashuri. Dy drejtora të një kompanie që i pëlqejnë shakatë e frikshme. Tre histori që ndodhin në orën 3 të mëngjesit, në orën më të frikshme, kur shpirtrat dalin në qarkullim.
Arkini shpëton nga kthetrat e tmerrshme të "Koleksionuesit" gjatë një feste kurth ku ai shton në "koleksionin" e tij bukuroshen Elena. Në vend që të marrë veten nga trauma, arkini rrëmbehet papritmas nga spitali nga disa mercenarë të punësuar nga babai i pasur i Elenës. Arkini detyrohet të bashkohet me mercenarët dhe të gjurmojë magazinën e Koleksionuesit dhe të shpëtojë Elenën.
Kur katër turistë amerikanë, Sofia, Karli, Bella dhe Majkëlli shkojnë në një turne fantazmash, përjetojnë më shumë nga sa mund të përballojnë, kur fantazma e një doktori të keq dhe e viktimës së tij i kapin në një pavion të vjetër psikiatrie.
Në një komunitet mes pyejeve, larg rregullave dhe kostumeve moderne, adoleshentja Ada ngel shtatzënë nga vëllai i saj. Kur zbulon nëpërmjet një kane në formë fytyre se ajo është viktima që duhet sakrifikuar nga një krijesë vdekjeprurëse që jetonte në një gropë, ajo vendos të shpëtojë foshnjen e saj dhe vendos kanën në mes të pyllit duke vënë në rrezik jetën e banorëve të tjerë.
Rikthimi i një komedie-horror që shfaq ringjalljen në një trup të vetëm të tre grave të cilat ndodhen në një festë. Ato duhet të lënë mënjanë dallimet midis njëra-tjetrës në mënyrë që të gjejnë fajtorin dhe të hakmerren.
Tomas është djalë me një dhunti të veçantë, mund të shohë shpirtrat e të vdekurve. Ai do të përballet me një burrë misterioz i cili ka në plan të lëshojë forca të errëta në Tokë.
Një grup mercenarësh dhe dy të burgosurit e tyre strehohen brenda një tanku pa asnjë vend për t'u fshehur. Por, ndërsa përpiqen të mbrojnë veten nga jashtë, armiku i vërtetë është tashmë në mesin e tyre, i mbyllur brenda "barkut të tankut".
Arlen dënohet në një burg në mes të shkretëtirës ku të burgosurit quhen Tufa e Keqe dhe janë të ndarë në dy kampe: Kampi i Rehatisë dhe ai i Urës, ku të gjithë janë kanibalë.
Bazuar në ngjarje të vërteta, dy motra ngecin poshtë një mbulese me fibra xhami të një pishine me përmasa Olimpike dhe duhet të përballen me të ftohtin dhe njëra-tjetrën për të mbijetuar gjithë natën.