Lorenc Talbot, një fisnik i përndjekur nga demonët e së kaluarës, kthehet në pronën e familjes së tij pas zhdukjes së të vëllait. I ribashkuar me babain e tij të distancuar, Talboti fillon të kërkojë vëllain, dhe zbulon një fat të tmerrshëm për veten e tij. Fëmijëria e Talbotit përfundoi natën që i vdiq e ëma. Pasi u largua nga Blekmuri i fjetur, kalon dekada duke u përpjekur të harrojë. Por kur e fejuara e vëllait të tij, Guen Konlif, e gjurmon për ta ndihmuar me vëllain e tij të humbur, Talboti kthehet në shtëpi për t’iu bashkuar kërkimit. Ai mëson se diçka me një forcë brutale dhe një etje të papërmbajtshme për gjak është duke vrarë fshatarët, dhe se një Inspektor i çuditshëm i Skotland Jardit i quajtur Aberlajn ka ardhur për të hetuar.
Pasi një familje detyrohet të zhvendoset për shëndetin e djalit të tyre, ata fillojnë të shikojnë sjellje mbinatyrore në shtëpinë e re duke zbuluar një të shkuar të keqe...
Katër shokë mblidhen në një shtëpi gjatë Verës së Dashurisë, 1969. Ajo që fillon si një festë lamtumire përfundon si një natë tmerri, teksa disa "vizitorë" i torturojnë dhe i vrasin.
Pas X-Korp, një tjetër prodhues armatimesh, merret nën kontroll nga një virus Sajber,
dhe një grup të mbijetuarish luftojnë për të mbrojtur e shpëtuar racën
njerëzore nga zhdukja e nga kontrolli total i Sajborgëve.
Një ish-misionar i krishterë, i cili ka specializuar për të hedhur poshtë fenomenet fetare, heton një qytet të vogël që duket se vuanë nga 10 plagët biblike.
KUJDES, FILMI PERMBAN NUDITET! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEÇ! Ilein, një shtrigë që përdor magjitë që ka disa të fshehta dhe trauma të së shkuarës. Ajo është në kërkim të dashurisë së përkryer dhe mashkullit të përkryer. Ajo takohet me rreshterin e bukur Grif, por e shkuara e saj dhe magjia do komplikohet.
Një vend i vogël është mallkuar nga dy binjaket e një të dënuari i cili akuzohet padrejtësisht për vrasjen e tyre. Jordanit i tregohet rruga drejt vrasësit të vërtete të vajzave.
Pasi dorëzon një pacient në një spital me personel të reduktuar një polic përjeton disa ndodhi të çuditshme dhe të dhunshme që në dukje lidhen me një sekt të mistershëm.
Kara udhëton drejt Fortesës së Vetmuar duke shpresuar të gjejw informacion se si të mundë Indigon, një qenie nga e kaluara e saj e cila mund të udhëtojë përmes internetit. Ndërkohë, Xhejms dhe Lusi kanw arritur një udhëkryq në marrëdhënien e tyre.
Tre vajza rrëmbehen nga Kevini me 23 personalitete të ndryshme dhe ato duhet t'ia mbathin para se të shfaqet personaliteti i 24-ët që ai bëhet i pathyeshëm!
Ragava është një kameraman që ka frikë nga errësira. Për hir të dashurisë së tij, Nandinit, atij i duhet të filmojë një ëmision për një shtëpi të pushtuar nga fantazmat. Për fatin e tyre të keq, ajo shtëpi është vërtetë e pushtuar.
Pronarja e një lokali striptistesh, gjatë natës së mbylljes, duhet të mbrojë jetën e saj, striptistet dhe lokalin nga një grup njerëzish të dhunshëm, të infektuar. E gjithë ngjarja është një ferr i vërtetë.