Është një thriller që përqendrohet tek një vajzë e re dhe vëllai i saj i vogël autik,
të cilët bllokohen në shtëpi me një tigër grabitqar, gjatë një uragani.
Hendrik, një 16 vjeçar të cilit i duhet të largohet nga qyteti për të jetuar në një fshat në jug të Austrisë, së bashku me nënën dhe vëllanë e tij, Edin. Duke qenë se banorët e zonës përhapin fjalë se shtëpia ku ata po qëndrojnë është e pushtuar nga fantazmat, Hendrik përpiqet të zbulojë sekretin e asaj shtëpie.
Një fluturim argëtues në një vend të largët kthehet në një makth për pesë pasagjerë kur aeroplani i tyre shkatërrohet në një aksident dhe ata janë bllokuar në një gomone, 100 milje nga bregu me peshkaqenë që hanë njerëz që fshihen nën sipërfaqe.
Ndërsa bota kërkon për një kurë ndaj një virusi katastrofik, një shkencëtar dhe një rojtare pylli ndërmarrin një udhëtim thellë në pyll për kërkimin e një qendre kërkimore.
Ana, e martuar me një Ministër të një qyteti të vogël, ndjen se jeta e saj është tkurrur gjatë 30 viteve të fundit. Takimi me "Mjeshtrin" i sjell asaj një ndjenjë të re të fuqisë dhe oreksin për të jetuar më e guximshme. Sidoqoftë, ndryshimi vjen me një ndryshim të madh.
Një skuadër mercenarësh, pasi vjedhin 14 bilion dollarë nga Karteli Meksikan dhe Mafia Ruse, gjejnë strehim në shtëpinë e një familje misterioze me sekrete shqetësuese.
Një artiste shkon për të jetuar ne luginën Hudson me familjen e saj. Ajo fillon të dyshojë se martesa e saj ka diçka të fshehtë dhe të errët, gjë të cilën ajo e zbulon në shtëpinë e saj të re.
Në Venezuelë shpërthen një epidemi me një virus tërbimi, dhe një baba përpiqet të shpëtojë djalin e tij nga infektimi.Në Venezuelë shpërthen një epidemi me një virus tërbimi, dhe një baba përpiqet të shpëtojë djalin e tij nga infektimi.
Një infermiere që punon me orë të tëra shtesë kthehet në shtëpinë e saj për të gjetur një maniak që fshihet me një peng të rrahur keqas. Diçka e papritur ndodh dhe situata kthehet në një luftë të mirëfilltë mbijetese.
Sekretet e errëta të një spitali dalin në pah kur një infermiere e re fillon punën e saj aty dhe përballet më të fshehta të tmerrshme të fshehura në hijet e ndërtesës.
Një prift dhe një oficer policie po përpiqen të zgjidhinnjë sërë vetëvrasjesh misterioze.Ndërsa hetimi i tyre mbyllet,ata zbulojnë një krim tjetërme pasoja edhe më të largëta.
Një grup gjeologësh dhe një eksploruese shkojnë në Shukum Hills, një qytezë e humbur në malet Apalakia që është braktisur disa dekada më parë nga një zjarr misterioz në minierë.
Gjatë një stuhie të furishme dëbore, Stivi kthehet në shtëpinë e tij.
Kur ai ofron t'i shlyejë një borxh të vjetër një banakieri të thinjur, duke i treguar një histori,
ngjarjet e natës shumë shpejt kthehen në dyshime dhe identitete të dyfishta.
Një grup studentësh të diplomuar përjetuan më shumë se sa mendonin, duke kërkuar për legjendarin, Këmbëmadhi. Jo vetëm që ai është i vërtetë, por ka diçka edhe më të madhe që fshihet pas hijeve. Ajo është, Wendigo.
Një grua e trazuar në prag të divorcit kthehet në shtëpi tek motra e saj e vogël pas viteve të ndara. Por kur motra dhe kunati i saj tradhtojnë besimin e saj, ajo fillon një kryqëzatë të egër hakmarrjeje.
Një ekzorcist i sapo emëruar bashkohet me një prift fillestar, për ditën e tij të parë të trajnimit. Teksa hulumtojnë thellë për ferrin në tokë, kufinjtë mes të mirës dhe së keqes, zbehen, dhe vetë demonët e tyre, fillojnë të shfaqen...
Pesë pacientë të rrezikshëm, që vuajnë nga fobi ekstreme në një institucion testimi qeveritar, vihen në provën përfundimtare, nën mbikëqyrjen e një mjeku të çmendur dhe përpjekjen e tij për të armatosur frikën.
Një taksist social dhe i çuditshëm dhe një pasagjere e lodhur, mundohen të arrijnë në destinacionin e tyre, ndërsa bien pre e një kërcënimi të mbinatyrshëm.
Një burrë që specializohet në zbërthimin e dukurive paranormale kontrollon në dhomën përrallore 1408 në Hotel Dolphin. Shpejt pasi u vendos, ai përballet me një terror të vërtetë.
Kleirë dhe Ana janë dy motra besnike, që jetojnë së bashku. Kleira vuan nga disa kriza, ndërsa Ana, mes punës dhe të dashurit të saj, gjen kohën të kujdeset për të. Megjithatë, kur Kleira fillon të ketë vegime, Ana e ka të vështirë ta besojë. Por vegimet përkeqësohen dhe shëndeti mendor i Kleirës vihet në dyshim, kur ajo gabimisht sulmon Anën, duke menduar se ishte një prej fantazmave...