Një rreth miqsh adoleshentë hasin aksidentalisht të keqen antike përgjegjëse për një seri vrasjesh brutale që kanë pllakosur qytetin e tyre për më shumë se 300 vjet. Mirësevini në Shadyside.
Një grua e re mbahet e zënë rob në një institucion mjekësor nëntokësor, ku individët e përzgjedhur gjymtohen dhe më pas shërohen duke përdorur një serum të fshehtë.
Një detektiv dhe një mjek bashkëpunojnë për të gjetur një vrasës në rrugët e Londrës së epokës viktoriane, por njeri prej tyre ka një sekret vdekjeprurës.
Një rojtar i lënduar i pyjeve në një mision rutinë shpëtohet nga dy mbijetesa jashtë rrjetit. Ajo që fillimisht është një shpëtim i mirëpritur bëhet më e dyshimtë ndërsa djali dhe babai i tij renegat zbulojnë një devotshmëri fetare ndaj pyllit.
U RREGULLUA! Pas ngjarjeve të frikshme në shtëpi, familja Abot duhet të largohet nga streha e tyre. Të detyruar të dalin në botën e jashtme, ata kuptojnë se krijesat që ndjekin zhurmat nuk janë rreziku i vetëm.
'Bad Hair' tregon historinë e Ana Bludso, një vajzë e thjeshtë që luton të arrijë majat.
Por edhe pse ka inteligjencën, nuk ka pamjen e duhur. A do mundet Ana të ndryshoj pamjen por pa harruar
indetitetin e saj të vërtetë?
Kur një palë xhinse të magjepsura fillojnë të vrasin stafin e një dyqani mode, i mbetet Libit, një shitëseje të re idealiste, të kuptojë arsyen dhe të ndalë tërbimin e tyre gjakatar.
Një ekip kërkimi zbret në pusin e shpimit më të thellë në botë, për të zbuluar se çfarë fshihet aty.
Ajo çfarë ata zbulojnë, rrezikon ekzistencën e rracës njerëzore.
Një çift i martuar merr me qera një shtëpi buzë detit dhe e gjejnë veten të rrethuar nga komshinj dhe ndodhi të çuditshme. Shpejt marrin vesh se janë në kthetrat e një kulti misterioz dhe perëndisë së tyre të lashtë detare.
Soren aspiron të jetë një vrasës serial. Ai zgjedh Mirandën si viktimën e tij të parë por të dy habiten pa masë kur kuptojnë që ajo është e pavdekshme. Këtu nis rrugëtimi për zgjidhjen e një misteri të pashpjegueshëm.
Kur babai i saj zhduket, Heather Mason tërhiqet në një realitet të çuditshëm dhe tmerrues i cili mban përgjigjet e manktheve që e kanë përndjekur që nga fëmijëria...
Fundjava idilike në fshat e një shakaxhiu të famshëm në media sociale dhe e të fejuarës së tij, shndërrohet në një video argëtuese, ku kryefjala është jeta, apo vdekja.
Pasi u bënë dëshmitarë të një ngjarjeje me fantazma në spitalin e tyre, dy mjekë fiksohen rrezikshëm për të marrë prova shkencore se fantazmat ekzistojnë.
Zhani një shkrimtare, e martuar me dy fëmijë – fillon të shikoj ndryshime të pashpjegueshme në shtëpinë e saj. Trupi fillon t’i ndryshoj. Askush tjetër nuk duket sikur e vë re. Të gjithë i thonë që është stresi për të mbaruar librin e ardhshëm, por ajo fillon të kuptoj se është diçka më e thellë dhe më shqetësuese.
Xhek, një burrë i dëshpëruar të përmirësoj jetën e tij hedh lodrat e tij të fëmijërisë, Beni.
Është një lëvizje e gabuar që sjell pasoja kur Beni kthehet në jetë me synime vrastare.
Një vajzë me kufizime në dëgjim vizitohet nga Virgjëresha Meri dhe papritmas, mund të dëgjojë, të flasë dhe të shërojë të sëmurët. Kur njerëzit dëshmojnë mrekullitë e saj, gjëra të frikshme ndodhin. A është vërtetë dora e Virgjëreshës Meri, apo diçka më e ligë po ndodh?
Në akademinë prestigjioze të vajzave, Edelvin, gjashtë shoqe bëjnë një ritual në formë shakaje për të thirrur fantazmën e një ish-studenteje të vdekur, që mendohet se përndjek korridoret e shkollës. Para mëngjesit, njëra nga vajzat vdes, duke lënë të tjerat të hamendësojnë se çfarë lloj prezence mund të kenë thërritur.
Një vajzë e shurdhër bëhet dëshmitare e vrasjes së prindërve të saj, në moshën 10-vjeçare. Kjo ngjarje do ta ndjekë pas në jetë, duke e shtyrë ta kërkojë kënaqësinë në vrasjet e njëpasnjëshme...
Gjatë një apokalipsi zombish në Las Vegas, një grup mercenarësh vendosin të bëjnë një goditje të fundit. Ata futen në zonën e karantinës, për të bërë grabitjen më të madhe që është parë ndonjëherë.
Pasi një virus i tmerrshëm prek një shkollë fillore, duke i shndërruar nxënësit në egërsira, një hero i papritur udhëheq grupin e mësuesve për të luftuar për jetët e tyre.
Universiteti "Whiton" tregon natën e vrasjes së një ylli sportist, duke nxjerrë kështu një lojë të rrjeteve sociale, që i detyron studentët të zbulojnë sekretet e shkollës dhe kuptimin e tmerrshëm të pikëcuditjes.