Biznesi i një nëne beqare në një fermë karkalecash nuk po shkon aq mirë. Ajo zbuloi rastësisht se gjaku i bën ata të lulëzojnë dhe bën çmos për të fshehur sekretin e saj.
Një grua kthehet me familjen e saj në shtëpinë e saj të fëmijërisë, e cila dikur kishte qenë një jetimore për fëmijët me aftësi të kufizuara. Shumë shpejt, djali i saj fillon të komunikojë me një shok të ri të padukshëm.
U RREGULLUA! Dëshpërimi bën që një çift të ndërmarr një pakt me djallin dhe të rrëmbejnë një grua të re më qëllimin për të rikjtyer në jetë nipin e tyre, por ujdit me djallin nuk janë asnjë ashtu siç duken.
Zhenya vuan nga të qenit e dashuruar me burrin e saj që e ka lënë. Ajo vendos ta rikthejë atë duke bërë një magji të quajtur "Dasma e Zezë", që është një ritual magjik i njohur për fuqinë e tij të madhe dhe pakthyeshmërinë. Pas ritualit, burri i saj kthehet, por dashuria e tij bëhet më shumë si një mani. Ai madje është gati të vrasë Zhenyan, në mënyrë që të mos ia japë askujt. Kur burri i çmendur vdes, magjia nuk ndalet, sepse as vdekja nuk i ndan ata që u fejuan nga demoni i dasmës së zezë.
Një grua me një sëmundje misterioze kalon një tmerr kur nxjerr në pah anën e saj të rrezikshme teksa një grup terroristësh rrëmbejnë avionin dhe e marrin nën kontroll gjatë një fluturimi transatlantik natën.
See-jin, një grua e re që jeton në një apartament të vjetër në një periferi të Seulit, zbavitet duke përgjuar dritaret e komshinjve të saj. Një ditë, ajo vëren se dritat e disa prej këtyre apartamenteve fiken në të njëjtën kohë. Ajo fillon të dyshojë se kjo ka lidhje me një seri vdekjesh misterioze në lagje. Ajo përfshihet gjithnjë e më thellë ndërsa përpiqet të zgjidhë misterin.
Një grua merret peng dhe lidhet me pranga me bashkëshortin e saj të vdekur si pjesë e planit të tij hakmarrës. E pamundur që të lirohet, ajo duhet të gjejë një rrugëzgjidhje për të mbijetuar teksa vijnë edhe dy vrasës për ta vrarë.
Një endacak i vetmuar që vuan nga humbja e pjesshme e kujtesës pranon një punë për t'u kujdesur për një grua me probleme psikologjike në një shtëpi të braktisur në një ishull të izoluar.
Shejdisajd, 1978. Shkolla ka mbaruar dhe aktivitetet në kampin "Krahët e Natës" janë gati të fillojnë. Por, kur një tjetër anëtar i Shejdisajdërit pushtohet nga dëshira për të vrarë, argëtimi nën rrezet e diellit kthehet në një luftë të tmerrshme për mbijetesë.
Një vajzë e re, puna e të cilës është të censurojë filmat më të dhunshëm horror, fillon të ngatërrojë fantazinë me realitetin kur një nga filma që shikon i ngjall kujtimet për zhdukjen e motrës së saj të vogël.