Një detektiv vihet në ndjekje të një vrasësi që po terrorizon qytetin e Nju Jorkut, gjatë kohës kur pandemia e Covid-19 është në pikën e saj më kulminante.
Teksa është duke u kujdesur për pacientë të saj të sëmurë mendorë, një infermiere e re fillon të dyshoj tek vetja, kur gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin rreth saj.
Kejti dhe vajza e saj, Bethi, jetojnë vetëm në një fermë të izoluar në pyll, por kur Kejti fillon të dyshojë se po ndodh diçka e keqe, instinktet e saj prej nëne vihen në provë.
Një grup studentësh e kalojnë natën në një vilë të madhe, të frikshme dhe kuptojnë se një ndjekës i tmerrshëm po shikon çdo lëvizje të tyre, ndërsa nis planet për të rimarrë artefaktin e lashtë vendas, që gjendet brenda shtëpisë.
Pasi grabitësit hyjnë në jetën e lumtur të një arkitekti dhe gruas së tij, ëndrra e vetme e Andreit është të fshijë atë makth nga kujtesa e Olias. Kërkimet e dëshpëruara për një zgjidhje, e çojnë atë në një apartament të frikshëm, te Mara misterioze, e cila i premton një ilaç "të veçantë"...
Një e sapodiplomuar në universitet dhe miqtë e saj të shkollës së mesme, kthehen në rrugën e Fenerit, vendndodhja e një legjende të frikshme urbane, ku duhet të luftojnë për t’i mbijetuar natës.
Një agjent Hollivudi i martuar merr një letër misterioze për një takim anonim seksual dhe futet në grackën e një bote të errët gënjeshtrash, tradhtie dhe të dhënash digjitale.
Berri është një i varur nga droga, i cili rrëmbehet prej alienëve. Berri kalon në vend të dytë pasi një vizitor i huaj merr kontrollin e trupit të tij dhe e çon atë për një xhiro nëpër Kejp Taun. Ajo që pason është droga, seksi dhe dhuna ndërsa turisti ynë i huaj hyn në botën e çuditshme dhe të mrekullueshme të njerëzimit.
Një sëmundje që i kthen njerëzit në zombi është shëruar. Zombit, dikur të infektuar, diskriminohen nga shoqëria dhe familjet e tyre, gjë që shkakton lindjen e problemeve sociale. Kjo çon në ndërhyrjen e ushtrisë dhe të qeverisë.
Një çift i ri dhe modern që shkojnë në Francë për të eksploruar një shtëpi nënujore dhe për të shpërndarë zbulimet e tyre në rrjetet sociale, i nënshtrohen një ndryshimi serioz të planeve kur ata hyjnë në brendësi të një shtëpie të çuditshme të vendosur në fund të një liqeni dhe prania e tyre zgjon një shpirt të errët që përndjek shtëpinë.
Me numrin e ndjekësve të tyre në rënie, vlogerët e udhëtimit Teddy dhe Claire janë të përfshirë në krijimin e përmbajtjes virale rreth "superhostit" të tyre më të fundit, Rebecca, e cila kërkon prej tyre më shumë sesa një përshtypje të shkëlqyer.
Aleksia është një vrasëse e pamëshirshme. Këto vrasje tashmë nuk kanë të ndalur. Por, pasi la një dëshmitare në një skenë të tmerrshme vrasjesh, ajo detyrohet të ikë, me një identitet të rremë...
Pasi pëson një goditje të lehtë, Judith Albright zhvendoset pa dëshirën e saj në një azil pleqsh, ku ajo bindet se një forcë e mbinatyrshme po vret rezidentët. Në mënyrë që të shpëtojë asaj i duhet t'i bindë të gjithë përreth se ajo nuk e ka vendin aty.