Pas rreth 50 vitesh i fshehur Fytyrë-lëkura rikthehet për të terrorizuar një grup shokësh që aksidentalisht i prishin qetësinë në një qytezë të braktisur në periferi të Teksasit.
Një lagje është përfshirë nga tragjedi misterioze kur një i ri bëhet kanali i një shpirti të panjohur, 'AIYAI' i cili tërheq viktimat në fatet e tyre rrëqethëse.
Ndërsa fluturonte mbi Detin e Trekëndëshit të Dragoit, një aeroplan keq funksionon, duke detyruar një ulje emergjente në ishullin e Krokodilit. Lin Hao, vajza e tij dhe pasagjerët e tjerë përfshihen në një betejë për mbijetesë.
Kur një sulm misterioz i një kafshe lë një trup të gjymtuar në pyll, detektivi konservator i një qyteti të vogël duhet të kërkojë ndihmën e një specialisteje të kafshëve të egra për të zbuluar të vërtetën e errët dhe shqetësuese që kërcënon qytetin.
Gjatë një transferimi rutinë të policisë, gjithw stafi bie në një greminë. Kur i sulmojnë disa njerëz të çuditshëm në pyje, mjekja Melina përballet me realitetin e situatës dhe njerëzit që e rrethojnë.
Thashethemet për pushtim nga demonët në një manastir fetar nxitin një hetim të kishës për ngjarjet e çuditshme mes murgeshave të saj. Një prift i pakënaqur dhe neofiti i tij përballen me tundimin, gjakderdhjen dhe krizën e besimit.
Një avion i ushtrisë amerikane fluturon mbi Pyllin e Zi të Gjermanisë në vitin 1945, i cili papritmas mbështillet nga një tufë pendë korbash. Ndërsa avioni bie me shpejtësi drejt tokës, ushtarët shohin pendët që shndërrohen në një grua misterioze të veshur me të zeza.
Kur një "Xhek në Kuti" e vjetër hapet nga një grua që është duke vdekur, ajo futet në një marrëveshje me një demon, i cili do të shërojë sëmundjen e saj nëse ajo e ndihmon të gjejë 6 viktima të pafajshme.
Jetët e qeta të një familjeje të izoluar nga shoqëria vendosen në rrezik kur ata përballen me një krijesë të tmerrshme, që do vërë në lojë lidhjen e tyre si familje.
Një shpërthim kimik në një bazë ushtarake shkakton një fatkeqësi të mbinatyrshme në këtë thriller të tensionuar aksion-horror. Ndërkohë që togeri Dash përpiqet të ruajë qetësinë në stacionin lokal të policisë , shpërthimi lëshon një shi toksik acid.
Bazuar në ngjarje të vërteta. (Filmi përmban skena të rënda vrasjesh dhe lakuriqësie)
Ngjarjet, në trillerin psikologjik zhvillohen në Hungarinë provinciale të viteve '60, kur një sërë vrasjesh të egra trondisin qytetin e vogël të Martfusë. Një vrasës psikotik vazhdon të vrasë gra të reja, ndërsa një i pafajshëm dënohet për një krim që nuk e ka kryer kurrë. Nën presionin e mbingarkesës sociale, politike dhe psikologjike të Hungarisë socialiste, shumë shpejt, të gjithë gjenden të mbërthyer pas kësaj drame së cilës nuk dinë ku t’ia gjejnë fundin...
Kur Pim dhe Put pengohen në një vrimë të çuditshme në murin e shtëpisë së gjyshërve, incidente të tmerrshme zbulojnë sekrete të këqija për familjen e tyre.
Brenda natës, një bandë guximtarësh duhet të zbulojnë atë që po rrënon qytetin e tyre të errët dhe të shkretë Raccoon. Vendi, dikur qendër e lulëzuar, është shndërruar në një qytet fantazmë rrëqethës ku njerëzit kthehen në zombi. Kjo ndodh pas mbylljes së papritur të gjigantit farmaceutik “Umbrella Corporation”. Kompania është e përfshirë në krijimin e armëve biologjike dhe bën eksperimente gjenetike, të cilat kanë shkaktuar kaosin në qytet. A mund t’i mbijetojnë protagonistët kësaj nate të gjatë?
Dy ushtarë punësohen për të shpëtuar një shkencëtare të burgosur në një bunker të Luftës së ftohtë. Ata rrezikojnë jetën e tyre kur sulmohen nga një krijesë e panjohur dhe vdekjeprurëse.
Një mësuese në qytetin e vogël të Oregonit dhe vëllai i saj sherif, zbulojnë se një nxënës po fsheh një sekret të rrezikshëm që mund të ketë pasoja të frikshme.
Neli, Simoni dhe djali i tyre Arti janë gati të mirëpresin miqtë dhe familjet e tyre për atë që premton të jetë një mbledhje e përsosur për Krishtlindje. E përsosur, përveç një gjëje: të gjithë do të vdesin.
Një studente mjekësie që vuan nga paraliza e gjumit, e gjen veten të burgosur nga një qenie djallëzore, pasi zhvendoset në shtëpinë e të dashurit të saj.
Një stiliste aspiruese e modës është në mënyrë misterioze në gjendje të hyjë në vitet 1960, ku ndeshet me një këngëtare të çuditshme. Por magjepsja nuk është gjithçka që duket dhe ëndrrat e së kaluarës fillojnë të plasariten dhe të copëtohen në diçka më të errët.