Një adoleshente e arratisur merr pjesë në një studim të gjumit,
që bëhet një makth në thellësitë e mendjes së saj
dhe një ekzaminim i frikshëm i fuqisë së ëndrrave.
Rikthehet kukulla terrorizuese Çaki, që pushtuar nga shpirti i një vrasësi famëkeq serial! Kur një pako misterioze mbërrin në shtëpinë e Nikës, ajo nuk e vret shumë mendjen. Megjithatë, pas vdekjes misterioze të mamasë së saj, Nika fillon të dyshojë se kukulla kokëkuqe që flet me të cilën ka luajtur mbesa e saj mund të jetë fajtore për gjakderdhjen dhe kaosin. Kthimi i lodrës së preferuar të Amerikës, përsëri me zërin e Brad Dourif, është plot me emocione dhe drithërima të përgjakura.
Në mbrëmjen e diplomimit, një grup miqsh që nga fëmijëria, marrin të njëjtin mesazh në telefon: “Pas tre ditësh, do të vdesësh”. Ata mendojnë se është një shaka pa kripë, derisa njëri prej tyre, gjendet i vdekur në liqen.
Një biznesmene e pamëshirshme rrëmben gra të reja si pjesë e një eksperimenti të tmerrshëm biologjik për të përmbysur procesin e plakjes. Kur Mia shkon për të hetuar, ajo e gjen veten të bllokuar, të markuar dhe të torturuar në një laborator mjekësor nëntokësor.
Evelyn, një e ve e re e përhumbur nga vetëvrasja e burrit të saj Josef, akuzohet në mënyrë të padrejtë se
ishte një magjistare nga pronari i saj pasi ajo e refuzon atë.
Një grup nxënësish gjimnazi të keqtrajtuar nga bashkënxënësit e tyre janë gati të ndryshojnë lojën për torturuesit e tyre pas gjithë atyre viteve turpërimi, në këtë horror shokues dhe grafik. Dejni dhe shokët e tij përgatisin një shtëpi të braktisur buzë liqeni për një natë të vetme torture. Ajo që i pret viktimat e tyre do të përfundojë si një nga netët më brutale dhe shqetësuese të jetës së tyre.
Një endacak fjalëpak bie pre e punës si pastrues në "Botën e Çudirave të Uillit."
Detyrat e përditshme befas bëhen një luftë e gjithanshme për mbijetesë
kundër valës së njëpasnjëshme të animatorëve demonikë.
Grushta fluturues, përplasje titanësh, ku vetëm njëra palë do të mund t'ja dalë të mbijetojë.
Adami, pasi tronditet nga një vdekje misterioze në familje, fillon të shqyrtojë historinë e një qenie tinëzare të njohur si Sator, që ai beson se ka ndjekur familjen dhe paraardhësit e tij për shekuj me radhë.
Kur Nadja mbetet shtatzënë, çifti bën një përpjekje për të rindezur marrëdhëniet e tyre duke udhëtuar në veri të Suedisë për një udhëtim malor por shpejt udhëtimi i tyre romantik kthehet në një makth.
Maud është një infermiere e re personaliteti i të cilës luhatet në kufijtë e besimit në Zot. Ajo caktohet si ndihmëse e Amandës shpirti i së cilës duhet shpëtuar nga djalli.
Një grup prej pesë personash që punojnë për të qëndruar gjallë në një të ardhme post-apokaliptike zbulojnë atë që ata mendojnë se është një shtëpi në fermë e sigurt, e braktisur, por ata së shpejti e gjejnë veten duke luftuar për të qëndruar gjallë me një bandë grabitqarësh të etur për gjak.
Një familje kasapësh sadistë ndodhet në një zonë të thellë, ku nga dimrat e acartë e deri në ditët e nxehta të verës, kushdo që kalon rrugën e tyre është në telashe serioze.
Është një natë të përgjakshme në një vend ku duhet të ndihen të sigurt, një i ri dhe e dashura e tij përpiqen të mos shkojnë në spital, por të largohen prej tij. Ata përpiqen ti mbijetojnë natës.