Një adoleshente në një strehë familjare, i hap luftë sistemit për të mbajtur motrat e saj bashkë, ndërsa ndjek ëndrrat për t'u bërë kërcimtare. Një histori për një rini në arrati, ambicje dhe vullnet.
Anëtarë të Sukadrës Kineze të Alpinizmit duhet të përpiqen për të disatën herë të arrijnë në majën e malit më të lartë mbi Tokë. Ata duhet të përballen me erërat e forta, ortekët dhe të ftohtin e acartë.
Jeta e një djaloshi ndryshon kur ai njihet me një vajzë në shkollë. Ata së bashku krijojnë një botë imagjinare ku kalojnë kohën e tyre të lirë në një shtëpi pemë.
Adoleshentja nga Hondurasi Sajra ribashkohet me të atin për të tentuar realizimin e ëndrrës për të shkuar në SHBA. Shkuarja në Meksikë është hapi i parë i këtij udhëtimi, pasi ajo njihet me një djalë i cili po arratiset prej një të shkuare aspak të mirë.
Elena, një reportere që vendos të ndihmojë babanë e saj për një marrëveshje armësh, përfshihet në historinë që ajo po përpiqet të nxjerrë në pah para shtypit.
Në vitet biblike, një vajzë maskon origjinën e saj çifute kur mbreti persian Kserksi vjen për të kërkuar një nuse të re në mesin e nënshtetasve të tij. Dhe këtu fillon dhe historia e Hadasas, mbretëreshës çifute të perandorisë Perse.
Naima është 16 vjeç dhe jeton në Kanë. Ka zgjedhur verën për të vendosur se ç'do të bëjë me jetën e saj. Më pas, kushërira e saj Sofia, me stilin e saj joshës të jetesës, vjen për të kaluar pushimet me të.
TETË BOKSIERË ELITË - të dënuar nga burgje të sigurisë së lartë nga e gjithë bota - sillen së bashku nga një sindikatë e fshehtë e fuqishme kumari për një luftim sekret ku do të mbijetojë më i forti. Çmimi: liri për kampionin... dhe një shpërblim të madh për organizatorët. Përveç se sindikata në të vërtet s’ka në plan të lërë ndonjë të dalë i lirë.
Hajdi është një jetime tetë vjeçe nga Zvicra, të cilën tetoja ia jep gjyshit të saj të ashpër, që banonte në mal. Tetoja e merr sërish vajzën, fshehurazi, për të jetuar në shtëpinë e të pasurve Zeseman në Frankfurt të Gjermanisë, si shoqëruese e Klarës, një vajzë e paralizuar, në një karrige me rrota. Hajdi është e trishtuar, por përfiton maksimalisht nga situata, gjithmonë duke ndjerë mall për gjyshin e saj.
Tre të rinj me aftësi të kufizuara nisin rrugën me një shofere infermiere për në një bordello në Montreal për njerëz me nevoja të veçanta. Rikthim i filmit të mirënjohur belg 'Hasta La Vista'.
Nik Uells, një hapës profesionist i kasafortave, i cili është në prag të heqjes dorë nga ky biznes, detyrohet nga partneri i tij Maksi, të kryejë një vjedhje të fundit. Objekti është një spektër i çmuar francez dhe puna, kësaj here, mbart më shumë rreziqe.
Van Uilldër fillon vitin e parë të studimeve në Kolegjin Kollixh dhe i hyn një aventure për të liruar shkollën nga shtypja seksuale dhe moslejimi i festave , duke bërë ndërkohë për vete vajzën më të bukur të kampusit.
Daniel përjeton një transformim shpirtëror në një qendër paraburgimi. Edhe pse dosja e tij kriminale e pengon atë të aplikojë në shkollën e priftërinjve, ai nuk do të heqë dorë nga ëndrra e tij dhe vendos të drejtojë një famulli të një qyteti të vogël.
Historia e këngëtarit Elton Xhon, e sjellë në dritën e famës, parasë, dashurisë, varësisë dhe dështimit.
Pasi fillon të luajë në piano që i vogël, Rexhinaldi njihet me Xhon Reidin, i cili sjell risi, por edhe tronditje në jetën e tij
Ngjarjet zhvillohen në vitin 1988, gjatë përfundimit të luftës në Afganistan. Në qendër qëndron toger Vasili, i cili bëhet peng muxhahedinëve, në mënyrë që divizioni ushtarak të kthehet në Bashkimin Sovjetik me humbje minimale.
Kjo është historia e një vajze e cila që e vogël u dashurua me djalin me të bukur të shkollës. Ajo kaloi shumë vështirësi por që në fund ëndërra e saj për ti pasur të gjitha u bë realitet.
Mjeshtri i Kung Fu-së, Ip Man, shkon në Amerikë ngaqë nxënësi i tij ka shkaktuar trazira në komunitetin e arteve marciale duke pranuar që të mësojë edhe nxënës të racave të tjera. Ai përballet gjithashtu me diskriminimet ndaj kinezëve në Amerikë.
Sara është një vajzë anti sociale. Asaj i pëlqen kalërimi, arti, zanati dhe serialet me krime. Pikërisht këto të fundit fillojnë të ndikojnë negativisht në gjendjen e saj psikologjike duke rezultuar në haluçinacione dhe gjendje ankthi.