Pas një revolte në burg, ish kapiteni Nascimento, tashmë një oficer i lartë në Rio de Janeiro,
përfshihet në një luftë të përgjakshme mes zyrtarëve të qeverisë dhe grupeve paraushtarake.
Në garën e madhe historike të vitit 1925, një grup burrash trima udhëtojnë 1100 kilometër për të shpëtuar fëmijët e vegjël të Nomit nga një epidemi vdekjeprurëse.
E vendosur në Kaliforninë Veriore të rrënuar nga thatësira në 1976, The Divide tregon historinë e Sam Kincaid, një plak me një kujtim, vajzën e tij Saren, dhe Luke, një ndihmës i ri i fermës që e gjen veten në mes të një krize familjare.
Historia e një komisioneri të ri që ëndërron të bëhet i pasur, por këto ëndrra e bëjnë atë të bëhet pjesë e një mashtrimi dhe përfitimi të madh ekonomik, që e fut atë në telashe.
Një film i animuar i nominuar për Oscar! Historia e Naoufelit, një djalosh i dashuruar me Gabrielën. Kurse në anën tjetër të qytetit një dorë e prerë arratiset nga një laborator, në kërkim të trupit të saj...
Një djalë me fuqi të mbinatyrshme kërkon të shkojë ne vendin të cili i përket dhe për të arritur këtë gjë, atë e ndihmon babai i tij. Por e gjithë qeveria i është vënë pas. A do të arrijë ai të largohet?
Dy ushtarëve të rinj britanikë gjatë Luftës së Parë Botërore u jepet një mision i pamundur:
të dërgojnë një mesazh të rëndësishëm në territorin armik dhe që do shpëtonte 1600 jetë, njëra prej të cilave jeta e vëllait të njërit prej ushtarëve.
Një organizatë kriminale fton një kampion të tërhequr MMA për të marrë pjesë në dyluftime të jashtëligjshme, por pasi ai refuzon dhe një kriminel i vret shokun dhe i përdhunon gruan, Xhejkob detyrohet të luftojë për të vendosur drejtësi.
Me shpresën që do të bëhet viktima e tij e radhës, Roi Kortni, një investitor dinak, përpiqet të joshë Betin, një zonjë e ve, por shumë e pasur. Por çdo gjë do të kthehet në një lojë, si macja me miun.
Zhdukja e një vajze të re nga fisi indigjenë “Kri” në Toronto, traumatizon familjen e saj. Motra e saj binjake, Eni Bërd, pranon ftesën e një shoqeje për të shkuar në Toronto për pushime, edhe për të ndjekur gjurmët e motrës së saj dhe për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur.
Xhoshi, një shpirt i humbur me një talent muzkor të jashtëzakonshëm, bën një udhëtim gjatë të cilit vlerëson gjëra që as i mendonte, por për të cilat kishte kaq shumë nevojë. Duke u ndjerë sikur ishte i vetëm kundër botës, në fillim rruga e tij kryqëzohet me shumë njerëz të cilët kërkonin fatin e tyre, dhe që më në fund, prezenca e tij në jetët e tyre ka një rëndësi të jashtëzakonshme.
Shumë vite pas ngjarjeve të romanit të famshëm “Si të vrasësh një zog përqeshës”, një tjetër avokat i ri lufton për lirinë e një burri të pafajshëm dhe nuk dihet nëse historia do përsëritet, apo bota ka ndryshuar.
Bashkëpunimi i një tregtari tapetash nepalez me një doktor të vjetër dhe një gjahtar tigrash në Kinë, çoi në prodhimin e një supe magjike që vrau gjeneralin kinez. Ky është misteri që policia po përpiqet të zgjidh dhe që nisi nga ëndrra e një burri ambicioz.
Martini është një peshkatar pa varkë, pasi vëllai i tij e përdor për të shëtitur turistët. Me shtëpinë e tij tashmë të shitur, ai përpiqet të mbijetojë.
Ndërsa kërkon për prindërit e tij biologjikë, Korkuti, një jetim i varfër, takon Xhejlanin, një vajzë e re. Sidoqoftë, kur mëson për stilin e jetës së privilegjuar të familjes së tij, ai vendos të kërkojë hakmarrje ndaj tyre.
Kali i Luftës: Nga regjisori legjendar Steven Spielberg, vjen një film kandidat për 6 çmime Oskar dhe 39 çmime të tjera kinematografike. Në prag të Luftës së Parë Botërore, Alberti një djalë i ri krijon një miqësi të veçantë me kalin e tij, Xhoi. Por kur lufta i detyron të ndahen dhe Xhoi blihet për t’u përdorur në beteja, udhëtimi i tij i jashtëzakonshëm do të prekë dhe ndryshojë jetën e kujtdo që e takon.
"Kalëro si Vajzë": Biografia e Mishel Pejn fëmija e 10-të e familjes Pejn e cila u bë garuesja e parë femër që fitoi kupën e Melbournet në vitin 2015, garën më prestigjioze të kuajve në Australi.
Kler është një infermiere me një supervizor që ka në plan t'ia bëjë punën ferr. Një mbrëmje, ajo ngec në ashensor me një burrë sharmant. Ditën tjetër ndeshet prapë me të, por ai nuk e mban mend...
15 vjeçari Oliver Tate ka dy qëllime: Të humbasë virgjërinë para ditëlindjes së tij të ardhshme dhe të shuaj flakët midis mamasë së tij dhe ish-të dashurit të saj i cili u rishfaq në jetën e saj.