Pas vetëvrasjes së shoqes saj të ngushtë, jeta e Uenit vazhdon normalisht deri në ditëlindjen e 15-të të vajzës së saj, kur shpirti i shoqes fillon ta përndjek për shkak të një premtimi të thyer.
Një argjendar në Nju Jork është gjithmonë në kërkim të rezultatit tjetër të madh, bën një seri bastesh të niveleve të larta që mund të çojnë në humbjen e jetës. Hauard duhet të kryejë një akt të pasigurt, për ekuilibruar biznesin, familjen dhe duke shkelur kundërshtarët nga të gjitha anët, në ndjekjen e tij të pamëshirshme të fitores përfundimtare.
Një ngatërresë në autobus bën që Kori, një adoleshente e re e fiksuar pas shkencës, të përfundojë në akademinë e futbollit dhe të bashkohet me skuadrën e kampit për të fituar kampionatin dhe për të shpëtuar skuadrën e shoqeve të saj.
Sipas këshillës së babait të vet, Hal del në takime vetëm me gratë fizikisht të bukura. Situata ndryshon pasi ai takon një këshilltar shpirtëror që e hipnotizon atë që të shohë vetëm bukurinë e brendshme të femrave. Ai fillon të shoqërohet me Rouzmerin dhe gjatë kësaj kohe fillon të ndryshojë perceptimi që ai ka për bukurinë fizike.
U VENDOS VERSIONI FULLHD! Në vitin 1966 projektuesi amerikan i automjeteve, Carroll Shelby dhe shoferi, Ken Miles përballen me korporatat, me ligjet e fizikës dhe me djajtë e tyre të brendshëm për të ndërtuar një makinë revolucionare garash për Fordin dhe për të sfiduar Ferrarin në Le Mans.
Biznesmeni i sjellshëm dhe i butë Sendi Paterson udhëton nga Denveri në Florida për t'u përballur me një grua që në dukje duket naive, por ka vjedhur identitetin e Sendit.
Xhejmsi, mësues i shkollës së mesme, i munduar nga e kaluara e vështirë dhe nga e tashmja e paqëndrueshme, kalon caqet, për të mbrojtur nxënësit e tij nga bullizmi. Kush është viktima dhe kush fajtori, në një situatë që do të vërë në rrezik jetët e tyre?
Një miniserial prej 3 serish të bashkuara, i bazuar në historinë e librit të Çarls Dikensit, Ebenezer Skruxh përjeton një natë të errët me shpirtra pikërisht natën e Krishtlindjes, duke reflektuar mbi të gjitha veprat e jetës së tij.
Bazuar në një histori të vërtetë. Tom Henks, në rolin e Roxhersit, ikonës së emisioneve për fëmijë në Amerikë. Miqësia e pamundur mes Roxhersit dhe gazetarit cinik Lojd Vogël, i cili duhet të bëjë një profil të prezantuesit, për revistën ku punon. Çuditërisht, pas takimeve me personalitetin televiziv, të mbushur me mirësi, Vogëli arrin ta ndryshojë kryekëput jetën e tij...
Trajneri i skuadrës së basketbollit, në një shkolle të krishterë, humb thuajse gjithë skuadrën e tij, për shkak të shpërnguljeve masive të qytetarëve, pasojë e mbylljes së fabrikës së qytetit. Në këto kushte, ai pranon të bëjë trajnerin e skuadrës së atletikës, të përbërë nga një vajze e vetme, që vuan nga astma dhe mbart një histori të dhimbshme jete.
Historia e qenit të slitës, Togo, i cili drejtoi marshimin e serumit të vitit 1925, por u konsiderua nga shumica se ishte shumë i dobët dhe i vogël për të drejtuar një garë kaq intensive.
(Bazuar në ngjarje të vërteta) Jeta reale e Tomaso Busketës, i quajtur ndryshe "bosi i dy botëve", i cili i bë informatori i parë i mafies, në Sicilinë e viteve 80'.
Strategjisti politik Dominik Kumings drejton një fushatë popullore, por të diskutueshme për të bindur votuesit britanikë të largohen nga Bashkimi Europian nga 2015 deri në ditët e sotme.
Denzel Washington luan rolin e një piloti që arrin të ulë një avion që pëson papritmas një defekt serioz, duke shpëtuar kështu jetën e pasagjerëve nga vdekja e sigurt. Bota e konsideron protagonistin hero, por ai lufton për t'u mësuar me famën e papritur dhe të miqësohet me fantazmat e së kaluarës që e pushtojnë. Kur pas disa hetimesh nga kompania ku ai punon, lindin disa të dhëna shumë shqetësuese në lidhje me sjelljen e tij gjatë mbrëmjes para fluturimit, lindin shumë pyetje në lidhje me atë çka ndodhi në atë fluturim dhe kush është përgjegjës si përfundim. Mos ndoshta ai që sillet si hero nuk është ai që duket? Një aventurë dramatike me performanca të fuqishme, shumë suspans dhe shumë të papritura deri në skenën e fundit, që pritet t'i lërë me gojë hapur shikuesit.
Historia e rojes së farit dhe ndihmësit të tij të ri i cili e ka të ndaluar të ngjitet lart tek drita. Të ngecur në shkëmbin ku ndodhet fari kurioziteti i tij e çon në fatalitet dhe në sekrete të tjera.
Një burrë bëhet i fiksuar pas disa fakteve dhe ngjarjesh që të gjithë njerëzit i kujtojnë gabim. Duke besuar se ky fenomen mund të jetë diçka më e madhe, fiksimi i tij e bën që ai të vërë në dyshim realitetin.
Lajmi i diagnostifikimit me SIDA e hodhi Ron Udruf në një vorbull emocionesh. Ai fillon të gjejë mënyra për të mjekuar veten pasi mjekimet në spitale duken të dyshimta. Nisja e një biznesi ilaçesh të paligjshme, dhimbja, zhgënjimi, dashuria dhe lufta me ligjin e pret atë.