Lusi punon prej 5 vitesh si përkthyese në Japoni. Gjithçka do të ndryshojë kur në jetën e saj vjen Lili, një vajzë që do i prishë punët mes saj dhe Teixhit. Një vrasje ndodh. Kush është fajtori?
Historia e heroit indian që ndezi shkëndijat e para të luftës për pavarësi kundër pushtimit britanik. Narasimha ishte ai që përkundër çdo gjase, arriti të bashkonte prijësit indianë rreth një qëllimi në një situatë të pashpresë, ndonëse tradhtia do t’i ndjekë nga pas në forma të ndryshme...
Astronauti Roy McBride merr përsipër një mision përmes sistemit diellor për të zbuluar të vërtetën e zhdukjes së babait të tij dhe ekspeditës së tij të mallkuar që 30 vite më pas kërcënon universin.
Një vajzë e guximshme zbulon një botë të re të çuditshme, kërcënuese dhe misterioze përtej derës së shtëpisë, pasi i shpëton kontrollit mbrojtës dhe paranojak të babait të saj.
Ish-arkitektja e talentuar Bernadet Foks duket se i ka të gjitha: një shtëpi të bukur në Siatëll, një burrë të suksesshëm e të dashur dhe një vajzë adoleshente, nxënëse e shkëlqyer. Kur Bernadeta papritmas zhduket pa lënë gjurmë, familja e saj e shqetësuar fillon në një aventurë emocionuese për të zgjidhur misterin.
Teodor Deker ishte 13 vjeç kur mamaja e tij u vra në një sulm me bombë në muzeun e arteve Metropolitan të Nju Jorkut. Tragjedia ndryshon drejtimin e jetës së tij, duke e dërguar në një rrugë faji, shpagimi dhe dashurie. Me vete e shoqëron copëza e vetme e shpresës e mbetur nga ajo ditë e tmerrshme, piktura e një zogu të vogël.
I lodhur me shpenzimet e shumta që i duhet të bëjë për Krishtlindje, Santa shkon në Zelandën e Re për pushime. Kur dy fëmijë e kuptojnë se cili është ai, ata duhet të gjejnë një mënyrë për ta kthyer sërish Santan në Polin e Veriut.
Parvana është një vajzë 11 vjeçare, e cila jeton nën ligjet e Talibanit në Afganistanin e vitit 2001. Pas arrestimit të babait të saj, ajo pret flokët si djalë për t'u kujdesur për familjen. Duke punuar krah shoqes së saj, ajo zbulon një botë të re, plot liri dhe rreziqe.
Kur një kauboj i ri takohet rastësisht me një vajzë nga Lakota, zhdukja e saj e mistershme ndez një kërkim që zbulon një të shkuar të dhimbshme dhe një të ardhme të tmerrshme.
Një magji e fuqishme bën që një djalosh i ri të udhëtojë në kohë me qëllim që të përmbush misionin e tij dhe të shndërrohet në një kalorës të vërtet. Në të ardhmen ai takohet dhe dashurohet me një mesuese të re dhe zbulon më shumë mbi cilësitë e një kalorësi.
Një sërë vrasjesh brutale bëjnë jetët e tre burrave të përplasen. Babai i viktimës më të fundit që kërkon hakmarrje, një oficer policie që ka marrë drejtësinë në duart e tij dhe ka dalë jashtë kufijve të ligjit dhe i dyshuari kryesor i vrasjeve - një mësues i fesë që arrestohet dhe lihet i lirë për shkak të një gabimi policor.
Dëshira e një djali ndryshoi një burrë. Dëshira e një burri ndryshoi botën. Historia e vërtetë e një djali, të cilin peripecitë e jetës e bënë më të fortë dhe të aftë për të kuptuar se edhe një person i vetëm mund të sjellë ndryshim në botë me një veprim të thjeshtë mirësie.
Kjo është historia e një samurai të ri, që vendos të lë jetën e qetë në fshat për t’u bashkuar me një grupi luftëtarësh që do shkojnë në kryeqytet. Ai fillon dhe të kuptoj që jetë e një samuarai nuk është aq e thjesht sa ai mendonte dhe që vendime të rëndësishme duhet të merren.
Një korriere në Londër zbulon se një nga pakot që transporton është e kompromentuar për të vrarë një dëshmitar kyç në një çështje tepër të rëndësishme.
Mo Dajmond është një pastrues parash në Nju Jork i cili zgjohet pa kujtesë dhe me miliona dollarë të thata dhe drogë. Ai kërkon rrugët në kërkim të përgjigjeve ndërkohë që përpiqet t'i shmanget një bande të dhunshme dhe disa policëve të korruptuar.
Një aktor i venitur televizioni dhe dublanti i tij përpiqen të arrijnë famë dhe sukses në industrinë e filmit përgjatë viteve të fundit të Periudhës së Artë të Hollivudit në vitin 1969, në Los Angeles.