Një oficer policie i Alaskës, bashkohet me një vajzë të re e cila shpëtoi nga kthetrat e pamëshirshme të vrasësit serial Robert Hansen, për ta sjellë vrasësin përpara drejtësisë. I bazuar në ngjarje të vërteta.
Hali, princi largpamës dhe trashëgimtari i fronit anglez, kurorëzohet Mbreti Henri V pasi vdes babai i tij tiran. Tani mbreti i ri duhet të menaxhojë politikat e pallateve, luftën që la i ati dhe momentet emocionale të jetës së tij të kaluar.
E vendosur në vitin 1825, Clare, një grua e re irlandeze e dënuar, ndjek një oficer anglez përmes egërsisë Tasmaniane, e shkaktuar nga një akt i tmerrshëm dhune që kishte kryer ndaj familjes së saj. Gjatë rrugës ajo rekruton një gjurmues vendas të quajtur Billy, i cili është gjithashtu i përndjekur nga trauma që i ishte shkaktuar familjes së tij.
U RREGULLUA VIDEO! Lisbeth po rikuperohet në një spital dhe pritet të rikuperohet, që të shkojë në gjyq për tre vrasje. Mikael duhet të vërtetojë pafajësinë e saj, por Lisbeth duhet të jetë e gatshme të ndajë detajet e eksperiencës së neveritshme me gjykatën.
Ky është një filmi emocionues i frymëzuar nga ngjarje të vërteta dhe këtu përzihet dashuria, humbja, ndarja, dëshira dhe një udhëtim të jashtëzakonshëm. Kur ishte akoma shumë e re Philomena, një vajzë që vinte nga një familje katolike Irlandeze pati një shtatzëni të padëshiruar. Si ndëshkim atë e dërgojnë në një manastir ku ajo lind fëmijën e saj. Por pas 3 vitesh ata ia marrin fëmijën dhe ia japin një çifti Amerikan për birësim. 50 vite më vonë ajo takon Martin Sixmith, një gazetar i investigimeve dhe i tregon historinë e saj. Martini, i prekur nga historia e bind që të nisen në kërkim të djalit të saj, dhe ata fillojnë një të mahnitshëm.
Deni Suift është një shofer i suksesshëm garash që ëndërron të marrë pjesë në Formula 1. Përveç karrierës së tij, Deni ka tri dashuri - gruan e tij të bukur, vajzën e tyre dhe shokun e tij më të mirë, qenin Enzo që dëshiron të rimishërohet në njeri.
Katër vajza adoleshente që zhyten në një qytet të shkatërruar nënujor, shpejt mësojnë se kanë hyrë në territorin e specieve më vdekjeprurëse të peshkaqenëve, në labirintin klaustrofobikë të shpellave të zhytura.
Në zonën Jugore të Çikagos konfliktin mes bandave vendos kush jeton dhe kush vdes. Pas vrasjes së Patit 7-vjeçare diçka ndryshon, a mundet që femrat me anë të grevës së seksit t’i japin fund kësaj situate?
Në vitin 1970, gratë e gangsterëve të Nju Jorkut në lagjen e njohur si "Hell's Kitchen" vazhdojnë veprimtarinë kriminale të bashkëshortëve të tyre, pasi ata i burgosin.
While investigating a young nun's rape, a corrupt New York City police detective, with a serious drug and gambling addiction, tries to change his ways and find forgiveness and redemption.
Lisbeth dhe gazetari Mikael hetojnë një rrjet prostitucioni. Pas disa vrasjeve, Lisbetha detyrohet të arratiset dhe Mikaeli mundohet të zbardhë çështjet për të pastruar emrin.
Thellë në zonat e egra të Apalakias, ku besimtarët duhet të mbajnë në duar gjarpërinj vdekjeprurës për të provuar veten para Zotit, vajza e një pastori mban një sekret që do të këcënojë vazhdimësinë e komunitetit.
Në këtë dramë-komedi të bazuar në skandalin Mossack Fonseca, një kast karakteresh heton një mashtrim siguracionesh, duke ndjekur gjurmët e një çifti partner avokatësh pompoz në qytetin e Panamasë që shfrytëzuan sistemin financiar botëror.
“Monga" është historia e jetës së gangsterëve tajvanezë në vitet 1980, kur këmisha havajane, sandalet prej druri dhe luftimet e pakuptimta ishin pjesë e jetës së përditshme. Historia tregohet përmes syve të një gjimnazisti me jetë të trazuar. Pasi ka kaluar një fëmijëri të vështirë, gjithmonë i tallur dhe i rrahur nga të tjerët, ai nuk mendohet dy herë, kur i jepet mundësia t’i bashkohet një bande vendase... Por, jeta prej gangsteri, nuk është aq e lehtë sa e mendon ai. Për ta bërë atë, duhet të paguajë shumë...