Kur pas një vendimi të papërgjegjshëm dhe të pamenduar mirë, 16-vjeçarja Xhuno Mekgaf, mbetet shtatzënë me shokun e saj të ngushtë, ajo vendos t’ia jap fëmijën e saj për adoptim një çifti, që e gjeti në gazetën e qytetit. Peripecitë e saj të shtatzanisë e ndihmojnë të kuptoj më shumë në lidhje me dashurinë dhe të kujdesurit për një fëmijë.
Pasi një armë elektromagnetike kthen Amerikën e Veriut në epokën para-industriale, vendi zhytet në një gjendje anarkie. Një vajzë 11-vjeçare duhet të luftojë për të mbijetuar teksa përpiqet të gjejë babanë e saj.
Të porsamartuarit Nick dhe Suzanne vendosin për të lëvizur në periferi për të siguruar një jetë më të mirë për dy fëmijët e tyre. Por ideja e tyre për një shtëpi ëndërr është e shqetësuar nga një kontraktor me një qasje të çuditshme të biznesit.
Në moshën 21 vjeçare, Timi zbulon se mund të udhëtojë në kohë dhe të ndryshojë atë çfarë ndodh dhe ka ndodhur në jetën e tij. Vendimet për të bërë botën e tij një vend më të mirë duke gjetur një të dashur nuk dalin aq të thjeshta sa mund të mendoni.
Një agjent meksikan i patrullës së kufirit Amerikan përballet me kartelin që përpiqet të kalojë drogë dhe kontrabandë. Një ekip i vjen në ndihmë por nuk është ashtu si duket.
Si trashëgimtarja e vetme e Mbretit të Anglisë Uilliam, Viktoria adoleshente ndihet e zënë në kurth nga makinacionet politike të vetë familjes së saj. Mamaja e Viktorias do që ajo të firmosë një urdhër Regjence, ndërkohë që xhaxhai i saj në Belgjikë bën skemën e martesës së monarkes me Princin Albert, njeriu që do jetë dashuria e saj e jetës.
Medeas është një eksplorim i guximshëm dhe lirik i tjetërsimit dhe dëshpërimit përmes vëzhgimit intim të jetës së brendshme të një familje, marrëdhënies së tyre me njëri-tjetrin dhe mjedisin e tyre. Pa gjykim moral, ky film tregon kufijtë e sjelljes njerëzore dhe limitet ku njerëzit mund të shtyhen për dashuri dhe vetë-ruajtje.
Tre gra, të cilat janë çmendur nga jeta e vështirë, do të transportohen nëpër të gjithë vendin me një karrocë nga një femër e devotshme dhe e pavarur, e cila punëson një njeri me jetë të ulët për ta ndihmuar.
Në vitin 1981 në Nju Jork, një emigrant ambicioz lufton për të mbrojtur biznesin dhe familjen e tij gjatë vitit më të rrezikshëm në historinë e qytetit.
Pas një fëmijërie të vetmuar, Xhein Eir del në jetë si guvernante. Gjatë kohës që jeton e qetë në Vilën Thornfild, ajo njihet me pronarin misterioz, të ftohtë dhe të paparashikueshëm të shtëpisë, Z. Roçester. Xhein dhe punëdhënësi i saj bëhen miq të mirë dhe shumë shpejt ajo e gjen veten të dashuruar me të.
Më në fund duket sikur lumturia e gjeti Xheinin, por a do ta shkatërroi përgjithmonë atë
sekreti i tmerrshëm i Z. Roçester?
Gaj Karter është një arkitekt i talentuar. Ka një grua të bukur dhe pret një fëmijë. Problemi i vetëm? S'i ka gjërat në vijë, gjë që e bën të dyshojë në zotësinë e tij të të qenit baba i mirë. Ai është përpjekur një vit të tërë të gjejë punë në profesionin e tij por s'ka pasur fat. Në fund, gruaja e tij En, i gjen një punë si shofer në Kreigslist. Gaj shkon për intervistë duke menduar se do shpërndante pica, por shumë shpejt kupton se duhet të transportojë prostituta.
Në përpjekje për ta rimarrë veten emocionalisht nga një sulm brutal që vrau të fejuarin e saj dhe e la atë vetë në gjendje kome, një prezantuese radioje kërkon hakmarrje ndaj autorëve që lanë gjurmë të përgjakshme në Nju Jork.
Pasi sulmohet në rrugë, Kejsi regjistrohet një akademi karateje të drejtuar nga misteriozi Sensei. Ndërkohë që mëson të mbrojë veten, ai zbulon një vëllazëri të fshehtë dhune.
Një djalë i ri kthehet pas vdekjes së babait në lagjen e fëmijërisë dhe ribashkohet me vëllain për të shpëtuar dhe ruajtur kulturën dhe vlerat e komunitetit të tij.
Katër studentë latinë gjimnazi krijojnë një grup robotike. Pa eksperiencë, me 800 dollarë, pjesë të përdorura makinash dhe një ëndërr, kjo skuadër e dërrmuar konkurron ndaj shkollës më të mirë të robotikës MIT.
Përgatituni të mahniteni nga hiti i ekranit të madh - Hannah Montana The Movie - të mbushur me të qeshura, aventurë, argëtimi familjar dhe muzikë magjepsëse! Ejani në këtë xhiro dhe shikoni Hanën si asnjëherë më parë ndërkohë që kthehet në rrënjët e saj dhe përballet me vendimin më të rëndësishëm të jetës së saj!
Adolf Hitleri zgjohet dhe e gjen veten në shekullin XXI, atje ku dikur ishte bunkeri i tij, pa kujtuar asgjë që ka ndodhur pas vitit 1945. Duke interpretuar situatat moderne nga një perspektivë naziste, ai gjen famën dhe suksesin si komedian.
Në Romë, turistja amerikane Hejli njihet me avokatin Mikelanxhelo. Prindërit e Hejlit, psikiatrja Filis dhe producenti muzikor në pension Xherri, udhëtojnë në Romë për t'u njohur me Mikelanxhelon dhe prindërit e tij. Kur Xherri dëgjon babain e Mikelanxhelos, Xhankarlon, të këndojë në dush, bindet se ai është një këngëtar i talentuar opere. Çifti Antonio dhe Mili udhëtojnë në Romë për t'u njohur me të afërmit e Antonios që i përkasin shoqërisë së lartë. Kur Mili humbet nëpër Romë dhe prostitutja e quajtur Ana gabimisht futet në dhomën e hotelit të Antonios, papritmas të afërmit e tij shfaqen dhe besojnë se Ana është gruaja e Antonios.