Bazuar në ngjarje të vërteta. Në vitin 2014, një grup infermierësh nga Malayali ngecin aty kur terroristët pushtuan qytetin e Tikrit në Irak. Ky film rrëfen përvojën e infermierëve pas kapjes së tyre.
Alani, Kuqo dhe Smiti e kalojnë verën në bregdetin e Xhërsit duke u argëtuar në park dhe duke u futur në telashe. Por zbulimi i një thesari të vjetër, i çon miqtë në një rrugë të përshkallëzuar dyshimi dhe dhune në këtë thriller atmosferik.
Një eksplorim i çerek shekullit të fundit të piktorit të madh britanik, Uilliam Tërnër. Ai do të konsiderohej i çmendur për shkak të pikturave të çuditshme që realizonte.
Për të paguar borxhet e babait të saj, Maria de Heredia u martua me poetin Henri De Renier, por ajo do Pier Luisin, një poet të frymëzuar ndaj veprave erotike që udhëton shumë. Me atë ajo do të ketë një lidhje dashurie dhe erotizmi me anë të botës së fotografive dhe letrare që do të krijojnë së bashku.
Një çift udhëton në Suedi për të vizituar festivalin e qytetit të lindjes të shokut të tyre në mes të verës. Në fillim duket interesante, por shumë shpejt një konkurs i dhunshëm dhe i çuditshëm në duart e një kulti pagan ndryshon çdo gjë.
Dy djem 13 vjeçar nga shtresa e varfër në Bradford kërkojnë të fitojnë duke bashkëpunuar me pronarin e një pike grumbullimi metalesh. Gjatë kërkimit për skrap përfshihen në veprimtari kriminale.
Bazuar në jetën e matematikanit nga Patna, Anand Kumar, i cili drejton programin e famshëm Super-30, për aspirantët e IIT-së (Instituti Indian i Teknologjisë).
Presidenti i një firme ndërkombëtare dërgon dy njerëzit e tij më të besuar për të zbuluar pse dërgesat e kokainës po sulmohen dhe si po zvogëlohen gjatë transportit.
Lazaro, një punëtor i ri zemërmirë dhe Tankredi, një fisnik i ri, i mallkuar nga imagjinata e tij, formojnë një lidhje të pazakontë kur Tankredi i kërkon Lazaros ta ndihmojë të thurin rrëmbimin e tij.
Tom Hansen, një djalë i ri dhe romantik beson në dashurinë e vërtet dhe beson se e ka gjetur atë në kolegen e tij, Samer Fin. Kur lidhja e tyre përfundon, ai fillon të rikujtojë kohën e tyre bashkë dhe përpiqet të kuptojë më shumë në lidhje me dashurinë dhe fatin.
Historia e vërtetë e Selena Kintanila-Peres, një këngëtare "Tehano" e lindur në Teksas, e cila u bë shumë e famshme duke u renditur e para me albumet e saja në muzikën Latine. Një këngëtare shumë e dashur për publikun, jeta e së cilës u pre në mes.