Në Amerikën e viteve 1960, dy sipërmarrës ambicioz me ngjyrë i futen botës së pronave të patundshme dhe bankave duke përdorur një djalosh të ri të bardhë si përfaqësuesin e tyre, teksa vetë kontrollojnë gjithçka prapa skenave.
Një ultras i skuadrës së Napolit, përballet me realitetin e së shkuarës së tij, duke u përpjekur t'i japë vetes, por edhe një ndjekësi të tij të ri, një të ardhme ndryshe.
Një djalë intrigohet nga një studente misterioze dhe e çuditshme e quajtur Stargirl dhe e kalon kohën e tij duke u përpjekur të dijë më shumë rreth saj.
Kur një virus vdekjeprurës përhapet globalisht, 4 miq kërkojnë një strehë për t'u mbrojtur nga murtaja. Por ndërsa shmangin të infektuarit, udhëtarët ndizen me njëri-tjetrin dhe kërkimi i tyre merr një rrjedhë tjetër.
Frymëzuar nga ngjarje të vërteta në jetën e ikonës franceze, Jean Seberg. Në fund të viteve 1960, FBI e shënjestroi atë për shkak të përfshirjes së saj politike dhe romantike me aktivistin e të drejtave të të zinjve Hakim Jamal.
Artisti dhe poeti i internuar Mustafa nis një udhëtim për në shtëpi me pastruesen e shtëpisë dhe vajzën e saj; së bashku trioja duhet t'u shpëtojë autoriteteve të cilët frikësohen se fjalët e Mustafait do të nxktin rebelim.
Pas sulmeve të tmerrshme terroriste në Paris ky thriller investigues të zhyt në grupet ekstremiste myslimane qërriten në shtetet perëndimore dhe mund të sulmojnë nga momenti në moment.
Një vit pas humbjes së burrit të saj, Nicole vendoset në Purity Falls me fëmijët e saj të rritur, Xhustina dhe Xhejson. Fqinja e tyre e pasur duket e këndshme, duke e vendosur shpejt Xhejsonin me punë në mënyrë që familja të ketë të ardhura. Por, kur një fqinj i ri mbytet në pishinë, gjërat fillojnë të bëhen të rrezikshme.
Lindur në një familje piktorësh të oborrit mbretëror,
një vajzë detyrohet të mbartë emrin e familjes dhe të marrë jetën e vëllait të saj pasi ai vetëvritet.
Gjërat ndërlikohen kur ajo takon një burrë i cili i vjedh zemrën.
Një film emocionues për një djalë që duhet të kapërcejë vështiresitë e jashtëzakonshme për të arritur ëndrrën e madhe të tij, për të fituar Kampionatin Kombëtar ne Go Kart.
Kur një familje e re zhvendoset në rezidencën Hilshajër, djali i traumatizuar, Xhudi, zbulon një kukull të quajtur Brams, që duket të jetë tërësisht e gjallë.
Një histori që tregon problemet e sistemit për kujdesin e shëndetit mendor. Kur një producent i famshëm muzikor shkëputet nga mjekimet e tij për skizofreninën, ai detyron miqtë e tij ta ndjekin në tërë qytetin duke kaluar nga një spital në tjetrin me dëshirën për ta ndihmuar.
Një grupim macesh që quhen Xhelliket duhet të vendosin një herë në vit cili pasardhës do shkojë në Hivsajd Lejër dhe do kthehet në jetën Xhellike të re.
Një detektiv nga Nju Jorku heton vdekjen e vajzës së tij, e cila u vra ndërsa po bënte muajin e mjaltit në Londër; ai kërkon ndihmën e një gazetareje Skandianve, ndërsa çifte të tjerë në Europë vuajnë të njëjtin fat si vajza e tij.
Xhej Kokran (Kevin Kostner), një pilot i sapodalë në pension i Marinës së SHBA-së, udhëton në Meksikë për të kaluar kohën me mikun e tij Tibi Mendez (Entoni Kuin), një biznesmen i fuqishëm, por i korruptuar. Ndërsa ndodhet atje, ai takon gruan e bukur të Tibit, Mirejën, e cila është e pakënaqur nga martesa e saj. Xheji dhe Mireja shpejt përfshihen në një lidhje të nxehtë, që do të ndryshojë rrjedhën e gjithçkaje...
Fabiani një doktor i ri udhëton në Lisbonë për të rifituar të dashurën e tij Doron. Ndërkohë që afrohen përsëri me njëri tjetrin, frika e tyre i ndjek nga pas. Xhelozia e Fabianit do vendosë në provë lidhjen përsëri.
Një ish-ushtar i forcave speciale dhe kontraktues ushtarak, i cili vuan nga PTSD përpiqet për t'u rilidhur me dashurinë e tij të gjatë prej shumë kohësh, por së pari ai duhet të shkojë në kërkim nga Londra për në Barcelonë dhe përgjatë Europës në mënyrë që të pastrojë emrin e tij.
Historia tronditëse e një nëne që humbet të bijën e saj, rasti i së cilës sjell dhe zbulimin e disa vdekjeve në Long Island të disa punonjëseve të seksit, gjë që ngjall frikën e ekzistencës së një vrasësi serial në atë zonë.
Fituesi i Academy Award Cuba Gooding Jr. dhe i nominuari për Academy Award Terrence Howard udhëheqin një kast të fuqishëm në këtë film epik fluturues të frymëzuar nga aventurat e jetës së vërtetë të njësisë së parë afrikano-amerikane të luftimit që shërbeu në Luftën II Botërore. Itali, 1944. Ndërsa lufta po asgjësonte një nga një forcat aleate në Evropë, një skuadron pilotësh zezakë, të njohur si Aviatorët e programit Taskigi, u jepet më në fund mundësia për të treguar veten në qiell... edhe pse luftojnë me diskriminimin në tokë. Me aksione ajrore që të lënë me gojë hapur dhe efekte emocionuese speciale, Bishtkuqët është një atribut i heronjve të palavdëruar që u ngritën sipër sfidave të jashtëzakonshme dhe si përfundim u lartësuan në histori.