Një stiliste aspiron të gjejë suksesin në profesion dhe në dashuri. Historia ndërpritet një herë në vit, gjithmonë në të njëjtën datë: në ditëlindjen e saj.
Një grua e re, shtëpiake, në dukje lumturisht e martuar, zhvillon një çrregullim psikologjik, të njohur si "pica" ose ndryshe, dëshira e pashmangshme për të konsumuar objekte apo materiale jo të ngrënshme.
Pas një aksidenti tragjik që i merr jetën bëshkëshortit të saj, Maksit, Abi shpërngulet në kabinën e tyre në mal, që të ndihet më pranë tij. Aty, ajo takon shpirtin e Maksit dhe të dy e kanë të vështirë të shkëputen nga njëri tjetri dhe të vazhdojnë përpara. Një histori dashurie që tregon që dashuria e vërtet nuk ka fund.
Në qytetin e pasur të Opulentit, në Arizona, Xhejson Miller, një pasanik i llastuar që jeton ende me paratë e babait, dhe shoku i tij i rritur në varfëri, Rik Bruks, zgjedhin me naivitet rrugën e gabuar për t’u pasuruar. Plani i tyre i detyron ata që të përballen me mafiozët e errët dhe vdekjeprurës që sundojnë Opulentin.
Filmi zhvillohet në të ardhmen kur një eksperiment për të ndalur ngrohjen globale shkon keq dhe shkakton një epokë akullnajash që vret thuajse të gjithë jetën në planet. Të mbijetuarit e vetëm janë banorët e “Akullthyeses”, një treni masiv që udhëton nëpër planet dhe furnizohet me energji nga një motor me lëvizje të vazhdueshme. Me kalimin e kohës, një sistem klasash krijohet në tren, me elitën duke jetuar në pjesën e përparme të trenit, ndërsa të varfrit jetojnë në pjesën e pasme. Të lodhur nga kushtet e mjerueshme të jetesës, pasagjerët e pjesës së pasme revoltojnë në një përpjekje për të marrë kontrollin e motorit, të cilin elita e konsideron të shenjtë.
Riki dhe familja e tij janë në gjendje shumë të keqe ekonomike pas falimentit bankar të vitit 2008. Mundimet e një familjeje për t’ia dalë mbanë ekonomikisht, me dy prindër që rraskapiten me orë të tëra në punë, marrin një kthesë edhe më të keqe, kur lindin problemet me fëmijën e tyre adoleshent. Një film mbi luftwn e gjithanshme, për të mbajtur në këmbë një familje të shëndetshme...
Ndjek një vajzë me probleme që kthehet në qytetin e lindjes në Ujëvarat e Niagarës, ku kujtimi i një rrëmbimi të ndodhur shumë kohë më parë e zë në grackë.
Një roje sigurie, Richard Jeuell, shpëton mijëra jetë nga shpërthimi i një bombe në Lojërat Olimpike të vitit 1996, por më pas i duhet të përballet me shtypin dhe FBI-në të cilët e akuzojnë për akte terroriste.
Xho March reflekton dhe kujton jetën e saj duke treguar historinë e dashur të motrave March. 4 motra të cilat duan ta jetojnë jetën e tyre sipas mënyrës se vet.
Pasi vajza e tij e vogël rrëmbehet, një hero lufte e merr çeshtjen vetë në dorë, ndërsa detektivët zgjidhin misteret rrethuese të këtij krimi të pazakontë
Një çift të sapomartuarish blejnë një shtëpi të bukur me një sipërfaqe të madhe toke, vetëm për të zbuluar që njeriu të cilit ia kanë blerë refuzon të heqë dorë nga prona.
Fermeri austriak Frans Jegersteter përballet me kërcënimin e ekzekutimit, sepse refuzon të luftojë për nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dilema e një njeriu mes së mirës dhe të keqes, mes të drejtës dhe kompromisit… ndërkohë që në lojë është dhe jeta e familjarëve të tij të pashpresë.
Gjithçka është e lidhur me njëra-tjetrën: një ditar i vitit 1849 i një udhëtimi oqeanik përmes Paqësorit, disa letra të një kompozitori drejt një miku të tij, një triler që flet për një vrasje në një central bërthamor, një farsë për një botues në një azil pleqsh, një kloun rebel në Korenë futuristike dhe tregimi i një fisi që jeton në Havain post-apokaliptik, shumë larg në të ardhmen.
Duke u munduar të kalojë vdekjen e motrës së saj, introvertja Violet Marki, ri-zbulon pasionin për jetën kur takon eksentrikun e paparashikueshëm Teodor Finç.
Danimarka katër vjet në të ardhmen. Pas një sulmi të madh në Kopenhagen dhe me tensionet etnike gjithnjë në rritje, një udhëheqës racist po udhëheq sondazhet e votimeve politike.
Me dëshirën për të kaluar një verë të jashtëzakonshme, një grup të rinjsh fillon të bëjë lojëra të çuditshme, duke kaluar kufirin midis të mirës dhe të keqes dhe të drejtës dhe të gabuarës.
Një burrë i përpirë nga një sekret i së kaluarës përpiqet ta shpengojë veten duke ndryshuar në mënyrë drastike jetën e shtatë të huajve. Kur plani i tij fillon, asgjë nuk mund të ndryshohet, ose të paktën kështu mendon ai, sepse Ben Tomasi nuk e pret që të bjerë në dashuri me një nga shtatë të huajt.
I sapo-liruar nga burgu, një boksier i talentuar do vetëm të ribashkohet me djalin e tij dhe të jetojë një jetë të qetë. Por kur vëllai i tij përzihet në disa punë të rrezikshme, ai duhet të rrezikojë gjith[ka për ta shpëtuar.