Dris dhe Manuel janë dy miq fëmijërie që përfundojnë duke ndjekur shtigje të kundërta: Manuel zgjodhi jetën e banditëve, ndërsa Dris bëhet polic. Kur marrëveshja më e madhe e Manuel shkon gabim, ata takohen përsëri dhe kuptojnë se të dy kanë nevojë për njëri-tjetrin për të mbijetuar në botët e tyre.
E torturuar nga halucinacione misterioze, një grua shtatzënë dyshon, se familja e të dashurit të saj të ndjerë, ka qëllime për fëmijën e saj ende të palindur.
Në 1931 në Meksikë, nën presionin e qeverisë Sonora, një grup njerëzish detyrohen të ndërmarrin një udhëtim për në Meksikali, ku do t’ju duhet të përballen me racizmin dhe rreziqe të tjerë përgjatë kalimit në shkretëtirën e rrezikshme.
Ai është ylli i shfaqjes - por ai nuk e di. Jeta e Trumanit është e gjitha e sajuar... Vendi ku ai jeton është në fakt një studio e madhe me kamera të fshehura gjithandej, ndërsa të gjithë njerëzit rrotull tij janë aktorë që luajnë rolin e tyre në shfaqjen televizive më të famshme në botë: The Truman Show. Trumani mendon se është një njeri i zakonshëm, me një jetë të zakonshme, derisa një ditë zbulon gjithçka. Si do të reagojë?
Një çift refugjatësh bëjnë një arratisje tronditëse nga Sudani i Jugut i shkatërruar nga lufta, por më pas mes shumë vështirësive përpiqen të përshtaten me jetën e tyre të re në një qytet anglez, i cili ka një të keqe që fshihet nën sipërfaqe
Pas zhdukjes së burrit të saj, një fermere në një komunitet të veçuar lufton për të shpëtuar djalin e saj kur drejtuesja zemërftohtë e familjes më të vjetër në mal kërkon pagimin e një borxhi që mund të shkatërroj armëpushimin e një dekade.
Pasi u zbulua e vërteta për fillimin e lidhjes mes tyre, Hardin duhet të përpiqet që të fitoj faljen e Tesa, ndërsa ajo vazhdon jetën e saj në një karrierë të re dhe emocionuese. Sfida të reja nga e shkuara dhe e ardhmja i dalin përpara marrëdhënies së tyre.
Një largim romantik për dy të dashuruarit e kolegjit kthehet në një luftë për mbijetesë kur të ftuarit e papritur dhe mjedisi përreth shfaqin shenja të një infeksioni misterioz.
Biografia e peshëngritësit turk dhe kampionit të Lojërave Olimpike, Naim Sulejmanollu, turku i lindur në Bullgari, që e shndërroi karrierën e tij në mision human, në ndihmë të bashkatdhetarëve.
Kur detektivi i ri Pol Nerto zbulon trupin e tretë të një gruaje të rrahur me kamxhik, emigrante turke, kërkon ndihmën e detektivit të dalë në pension Zhan-Luis Shifer për të ndjekur vrasësin serial.
Bashkë, ata ata infiltrohen në mafien turke në ndjekje të organizatës "Ujqërit"...
I gjendur mes policëve të korruptuar dhe bandave gangstere të Marsejës që përleshen midis tyre,
një polic besnik duhet të mbrojë skuadrën e tij duke e marrë kontrollin vetë në duar.
Në këtë komedi rreth plakjes, martesës, dhe të lidhjes të brishtë mes prindërve dhe fëmijëve të rritur, Laura, e martuar dhe nënën e dy vajzave ka krijuar dyshime se burri i saj që po përpiqet të rritet në karrierë, mund të ketë një lidhje me një kolege, një spekulim i inkurajuar nga babai i saj.
Acidi është një manifestim i heshtur i brezit të njëzet vjeçarëve. Ata janë braktisur në një botë të stolisur me koncepte të tilla si familja, miqësia, dashuria dhe mundësitë. Në kërkim të përgjigjeve për pyetjet e tyre, ata gllabërojnë veten si një substancë kimike që gërryen botën përreth, në mënyrë që të mësojnë një herë e mirë se nuk duhet të dëgjojnë, por të mbajnë vesh, nuk duhet të shikojnë por të vërejnë. Dhe të gjejnë rrugën e tyre.
Graviti apo Policia, këta djem nuk besojnë te ligji. Pasi një djalë i vogël pëson një aksident duke imituar idhujt e tij, të cilët praktikojnë 'parkour', ata nëpërmjet aftësive të tyre duhet të gjejnë një zgjidhje për ta shpëtuar djalin.
Një ish-bankier, gruaja e tij aktore dhe vajza e tyre rezervojnë pushime në një shtëpi moderne të izoluar në një fshatrat e Uellsit, ku asgjë nuk është ashtu siç duket.
Kur dy shoqe të pandara përballen me jetën dhe përgjegjësitë e të qenit në një lidhje, i duhet të vendosin nëse duhet të vazhdojnë jetën e tyre të mbushur me festa dhe pije apo të zgjedhin një jetë më të shtruar, duke u ndarë kështu nga njëra-tjetra.