Një grup shokësh zbulojnë rastësisht një pasqyrë e cila shërben si një portal për të shkuar në universe të tjerë, por shpejt, ata mësojnë se marrja e informacionit nga ana tjetër për të përmirësuar jetët e tyre mund të sjellë pasoja gjithnjë e më të rrezikshme.
Frymëzuar nga historitë e vërteta të bandave të rrugës në Zelandën e Re përgjatë 30 viteve, “Savage” ndjek Denin në tri momente përcaktuese në jetën e tij, teksa ai rritet nga djalosh në një anëtar të pamëshirshëm bande.
Natalie Morgan është një autore dhe prezantuese e një podkasti të njohur, "Holiday Love", i cili ndan historitë e vërteta të romancës për festa me dëgjuesit e saj. Për botën e jashtme dhe dëgjuesit e saj Natalie është një eksperte romance, por ajo kurrë nuk ka përjetuar dashurinë e vërtetë. Ajo shkon në shtëpi për të kaluar Krishtlindjet me familjen e saj dhe për të festuar 50 vjetorin e prindërve të saj, ku papritur fillon të përjetojë dashurinë e saj të festave dhe shkëndijat ndizen me zjarrfikësin lokal, Jack.
Kur 17-vjeçari Darin mëson se e dashura e tij është duke vdekur, ai formulon një plan për t'i dhuruar asaj të gjitha eksperiencat e jetës brenda një viti kohë që asaj i ka ngelur për të jetuar.
Në vitin 1973, kur Frenk Bledsoi dhe mbesa e tij 18-vjeçare, Beth, marrin një udhëtim nga Manhatani në Krekvill të Karolinës së Jugut për varrimin e babai të tij, papritur u bashkohet Ualidi, i dashuri sekret i Frenkut. Rrugëtimi i tyre merr një tjetër rrjedhë, mes paragjykimesh dhe të papriturash.
Të fshehura në një tualet, gjatë një situate me vrasës që gjuajnë,
tre gra testojnë besimin e tyre kur fillojnë të kërkojnë kleçka në historinë e një viktime tjetër.
Në këtë dramë kriminale të viteve 1970, një grua është e detyruar të shkojë në arrati, pasi burri i saj tradhton partnerët e tij, duke e dërguar atë dhe foshnjën e saj në një udhëtim të rrezikshëm.
Mouse, katërmbëdhjetë vjeç dëshiron dëshpërimisht të bashkohet me "Midnight Clique", një grup famëkeq i kalorësve të biçikletave në Baltimore që sundojnë rrugët e verës.
Një polic i ndërgjegjshëm që heton një çështje dhune familjare në apartamentin e një të droguari, duhet të marrë vendimin më të ulët të jetës së tij. Deri ku shkon një prind për një shans të dytë?
Përmes historive të ndryshme kryqëzuese, LOVECUT tregon për tre çifte adoleshentësh dhe konfliktet e tyre me identitetin, dashurinë dhe seksualitetin në shoqërinë tonë dixhitale , me ndryshime të shpejta dhe sfida ekstreme. Ajo që vëzhgojmë është një fotografi, një fragment nga jeta e tyre dhe historitë e tyre të dashurisë. Një përpjekje për të kuptuar më mirë rininë e guximshme të kohës sonë, si dhe shoqërinë në të cilën jetojmë.
Jeta e një sipërmarrësi dhe familjes së tij amerikane fillon të marrë një kthesë të keqe, pasi ata zhvendosen në një rezidencë të vjetër angleze, me shpresën për të nisur një jetë të re.
Një gazetar vendos të marrë trenin nga Uashingtoni për në Los Anxhelos për Krishtlindje
që të marrë frymëzim për një histori në nder të babait të tij të ndjerë.
Ai njeh udhëtarët e tjerë dhe përfshihet nga një flakë e vjetër gjatë udhëtimit me tren.
Duke dashur të bëjë një jetë të ndershme, një grabitës famëkeq bankash, dorëzohet, vetëm e vetëm për tu tradhëtuar nga dy agjentë të pamëshirshëm të FBI-së.
Bill Murray shqetësohet se askush nuk do t'i vijë në shfaqjen speciale që ai organizon me rastin e festës së Krishtlindjeve, por gjatë një stuhie të fuqishme në Nju Jork.
Paul është një shofer kamioni që punon në Irak. Pas një sulmi nga një grup irakianësh, ai zgjohet dhe e gjen veten të mbyllur në një arkivol. Me vetëm një çakmak dhe një telefon, ai është një garë kundër kohës për t’i shpëtuar këtij kurthi klaustrofobik vdekjeprurës.
Ebi planifikon t’i propozojë të dashurës, Harper, në darkën vjetore të Krishtlindjeve të familjes së saj. Pasi mëson se Harperi e ka mbajtur të fshehtë lidhjen e tyre nga familja e saj tradicionale, ajo fillon të ketë dyshime për marrëdhënien e tyre.
E vendosur në Australinë veriore para Luftës së Dytë Botërore, një aristokrate angleze që trashëgon një fermë të zhurmshme, lidhet me një burrë vendasa në mënyrë që të mbrojë pronën e saj nga një komplot për t'ia marrë. Teksa ata të dy, transportojnë 2,000 krerë bagëti përmes një terreni të vështirë, ata përjetojnë edhe bombardimin e Darvinit nga forcat japoneze.