Një e re e sapomartuar arrin në pronën e familjes së burrit të saj në një bregdet të Anglisë dhe e gjen veten duke luftuar me hijen e gruas së tij të parë, Rebekës, trashëgimia e së cilës vazhdon të jetojë në shtëpi edhe shumë kohë pas vdekjes së saj.
I torturuar me statusin e tij shoqëror "pa të drejta", një baba përfiton nga fama e sapo fituar e djalit të tij gjeni. Ai nuk e kupton se sekreti që fsheh do të shkatërrojë pikërisht atë që ai do më shumë.
Si një fëmijë rebel dhe pa nënë, Ophelia merret në Elsinore Castle nga Mbretëresha Gertrude si një nga shoqërueset e saj më të besuara. Shumë shpejt, Ophelia tërheq vëmendjen e Princit të ri Hamlet. Një romancë pasionante ndizet mes të dyve në fshehtësi ndërsa mbretëria është në prag të luftës, mes intrigave dhe tradhtisë së brendshme politike. Kur babai i Hamletit vritet, zgjuarsia e princit punon vetëm për një hakmarrje të pangopur, Ophelia lundron ashpër në rregullat e pushtetit në Danimarkë, ndërkohë që përpiqet të zgjedhë midis dashurisë së vërtetë dhe jetës së saj.
I ngecur në harresë, pasi vdes në një aksident automobilistik, një i ri kapërcen jetën dhe vdekjen duke gjetur një mënyrë për tu rilidhur me vajzën që dashuron.
"Një mësuese e shkollës fillore, e edukuar, e ëmbël dhe e kujdesshme, kohën e saj të lirë e kalon me lulet dhe duke bërë rolin e hakmarrëses. Pasi fillon një marrëdhënie sentimentale me sherifin e zonës ku ishte transferuar, do t'i duhet të përballet me kriminel të lëshuar nga burgu...
Muzikanti i ri Zak Sobiek zbulon se kanceri i është përhapur në trup, duke i lënë vetëm disa muaj jetë. Me pak kohë të mbetur për të jetuar, ai ndjek ëndrrën e tij dhe realizon një album me këngë, pa e ditur që së shpejti do të shndërrohet në një fenomen muzikor.
Bazuar në historinë e vërtetë të pjesëtarëve të Malit Granit, një grup zjarrfikësish elitarë që rrezikojnë gjithçka për të mbrojtur qytetin nga flakët e një zjarri historik.
"MURI I MEKSIKES" Një familje e pasur meksikano-amerikane vendos të ndërtojë një mur përreth fermës së tyre, për të ndaluar banorët e qytetit t'u vjedhin ujin, për të cilin flitet se ka veti të çuditshme.
Një studente e ndrojtur, introverte, kinezo-amerikane, e gjen veten duke ndihmuar një djalë në shkollë të bwjw pwr vete vajzën që të dy fshehurazi e duan. Gjatë këtij procesi, secili i mëson tjetrit për natyrën e dashurisë pasi gjejnë lidhje në vendet më të pamundura.
Një ish-avokat dhe skuadra e tij drejtojnë një organizatë të botës së krimit, duke siguruar kriminelë të rremë për të marrë përsipër krimet e njerëzve të tjerë. Por një klient i ri i rrezikshëm e kthen botën e tij përmbys kur ata përballen me gënjeshtra, mashtrime dhe vrasje gjatë një nate.
Menjëherë pas uraganit Katrina, 4 shokë lagjeje, pa asnjë zgjidhje tjetër, pa dëshirën e tyre pranojnë një ofertë për të ndërmarrë përsipër një grabitje të rrezikshme në zemër të Nju Orlins.
Pas një takimi të shkurtër me një mik të vjetër, Dejvidin, Eli përpiqet të rregullojë martesën me burrin e saj, Markusin. Më pas ajo zbulon se Dejvidi është më i rrezikshëm dhe i paqëndrueshëm nga sa kishte menduar.
Tragjedia godet një çift të martuar gjatë pushimeve në shkretëtirën Marokene, duke prekur një histori ndërthurëse që përfshin katër familje të ndryshme.
Në agimin e Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill, i dëshpëruar, urdhëron agjensinë e tij të re të spiunazhit, për të trajnuar gratë për operacione të fshehta. Së bashku, këto agjente femra, ndihmojnë në minimizimin e regjimit nazist në Francë, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonëshme.
Ana dhe Xhejkob takohen në universitet dhe bien ne dashuri me njëri tjetrin, por kur Ana detyrohet të kthehet në vendlindjen e saj në Angli, bëhet e vështirë të jetosh një lidhje në distancë dhe të dy bashkë përpiqem të ruajnë marrëdhënien e tyre.