12 vjeçari Marko është i fiksuar me iPad-in e tij dhe vështirë se del nga shtëpia. Pasi gjyshja e tij vdes dhe gjyshi zhvendoset në shtëpinë e tij, jeta e Markos kthehet përmbys dhe ai detyrohet të dalë të luajë jashtë. Me sport, të qeshura dhe dashuri, Marko fillon të krijojë lidhje me njerëzit e tjerë dhe mbledh një ekip me fëmijët e lagjes për të sfiduar gjyshin dhe miqtë e tij.
"Chhalaang" është një udhëtim gazmor, por frymëzues i Montu, një mësues një shkollë të financuar nga qeveria, për të cilin mësimi i Edukimit Fizik është thjesht një punë. Kur rrethanat vënë në rrezik gjithçka për të cilën ai kujdeset, duke përfshirë Neelun që ai e do, Montu detyrohet të bëjë atë që nuk e ka bërë kurrë: të japë mësim. Përmes rrugëtimit të tij, filmi adreson me humor vlerën e Edukimit Sportiv në kurrikulën shkollore.
Rusi, 1917, Lufta e Parë Botërore. Kjo është historia e Batalionit të Parë të Vdekjes Ruse të Grave, i formuar si pjesë e një dredhie propagandistike të keq-ideuar nga Qeveria e Përkohshme Ruse në fund të majit të 1917-ës.
Gjatë një zhytjeje dimërore në bregdetin e largët të Norvegjisë veriore, jeta e dy motrave vihet në rrezik. Një shkëmb i rrëzuar bllokon njërën prej tyre në dyshemenë e oqeanit dhe ky çast, nis një betejë kundër kohës, që shumë shpejt mund të shënojë vdekjen.
Një reporter bëhet shënjestra e një fushate shpifjeje vicioze që e çon deri në vetëvrasje pasi ekspozon rolin e CIA-s në armatimin e rebelëve Kundra në Nikaragua dhe në importimin e kokainës në Kaliforni. Bazuar në historinë e vërtetë të gazetarit Geri Ueb.
Eugen Evansi ëndërron të shpëtojë nga qyteti i tij i vogël në Teksas, kur ndesh në hajduten e ëmbël në arrati, pas plaçkitjes së një banke. I dyzuar mes shpërblimit prej 10 mijë dollarësh të vënë për kapjen e saj dhe ndjenjave që fillojnë të lindin për të, atij i duhet të marrë një vendim, i cili do të ndikojë përgjithmonë në jetën e njerëzve që ka dashur ndonjëherë.
Me ftesë të një të afërmi të larguar, një grua e re udhëton me mbesën dhe nipin e saj në një kështjellë në Evropë për Krishtlindje, ku ajo padashur bie në dashuri me një princ të pashëm.
Historia emocionuese e një fshatari, i cili pasi trajnohet me forcat ushtarake, tenton të realizojë endrrën e babait të tij, të vetën për të hapur një linjë ajrore me kosto të ulët për t'ua bërë fluturimin të mundur të gjithë njerëzve. Një rrugëtim biznesi, dashurie, guximi dhe mbi të gjithave vendosmërie.
Elena dhe Xheiku njihen rastësisht mbrëmjen e Vitit të Ri, duke u zënë për të njëjtën taksi. Gjithsesi, në vend që të vazhdonin jetët e tyre pas ndarjes së taksisë, nisin një marrëdhënie pasionante.
Një eksplorim intrigues i joshjes, dashurisë së ndaluar dhe shpagimit. Një përrallë joshëse dhe pasionante e arratisjes së një njeriu nga ferri i tij personal, teksa përpiqet të fitojë të pamundurën: faljen dhe dashurinë.
Filmi trajton një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar - shpalljen e pavarësisë së kombit Shqiptar. Personalitetet më të famshëm të kombit të udhëhequr nga patrioti Ismail Qemali pas shumë pengesash arrijnë të ngrenë flamurin shqiptar dhe të shpallin kështu Pavarësinë e Shqipërisë në Vlorë në 28 Nëntor 1912.
Një oficer policie i cili ndërsa iu përgjigj një denoncimi për dhunë në familje, vret të dyshuarin Afrikano-Amerikan por më pas mëson për pafajësinë e tij. Duke u përballur me pasojat e atij veprimi, ai duhet të gjurmonte personin përgjegjës ndërsa shqyrtonte përgjegjësinë e tij dhe racizmin e ngulitur që e solli atë në këtë pikë.
Pasi jeta e tyre në shtëpi kthehet përmbys, tre fëmijë dhe gomarët e tyre lëvizin për në Anglinë Veriore, duke u përballur si me natyrën e ashpër, ashtu edhe me atë që do të thotë të jesh vëllezër e motra.
Në Oklend, rindizet dëshira për hakmarrje e një burri të ve, pasi çuditërisht ndodh një vrasje e ngjashme me çështjen e pazbardhur të gruas së tij tre dekada më parë.
Kur Anna Wyncomb prezantohet në një klub luftimesh nëntokësore, me të gjitha femra, në mënyrë që të kthejë rrëmujën e jetës së saj, zbulon se është shumë më e lidhur personalisht me historinë e klubit sesa mund ta imagjinonte ndonjëherë.
Djali i një sportisti të suksesshëm në MMA aspiron të ndjekë hapat e të atit, por përgjatë rrugës duhet të prishë zinxhirin abuziv që ka vazhduar babai i tij.
KUJDES, FILMI PERMBAN SKENA EROTIKE TE FORTA! NDALOHET PER SHIKUES NEN 18 VJEC! Rafa, një djalë që po përpiqet të zbulojë misteret e dashurisë dhe seksit në adoleshencë. Ai zhytet në veset e moshës së tij, lëkurën e ka plot me akne, ndihet konfuz dhe nuk mund t'i heqë dot femrat nga mendja.
I diagnostikuar me skizofreni në gjysmën e vitit shkollor, një djalosh i zgjuar përpiqet që të fshehë sëmundjen dhe botën e tij të hijeve nga të tjerët, ndërkohë që bie në dashuri me një vajzë të veçantë, e cila e frymëzon që sëmundja e tij të mos bëhet përkufizuese e rrjedhës së jetës.