Një stiliste në vështirësi pranon një punë si blerëse personale e veshjeve për një shkrimtare të suksesshme të romaneve erotike. Gjërat nxehen mes tyre, por së shpejti ato do të përballen me dikë, që e di për lidhjen e tyre dhe dëshiron ta ndalojë atë.
Një emigrant mundohet të mbijetojë në një vend të ri, pa ndihmën e askujt për t'i paguar mamasë së sëmurë faturat e spitalit. Por vështirësitë e ndryshme me të cilat përballet dhe njerëzit të cilët takon e vendosin përballë aventurave të pamenduara.
Nikki është një vajzë e re, e dashur që luan me meshkujt në jetën e saj në kërkim të dashurisë së vërtetë. Ajo futet në një botë imagjinare ku nuk arrin dot më të dallojë realitetin dhe fantazinë.
Një regjizore në një fazë bllokimi të kreativitetit kërkon të gjejë ngushëllim nga e kaluara e saj e trazuar duke u tërhequr për disa ditë në një zonë rurale. Por atje zbulon se pylli mund të sjellë në jetë demonët e saj në mënyra nga më të çuditshmet.
Silvi përjeton një romancë verore me një saksofonist të punësuar në dyqanin e babait të saj në Harlem. Ajo që fillimisht ngjan me një ndjenjë të zjarrtë mes të rinjsh, vite më pas, në një takim të mëvonshëm, do të vërtetojë se është shumë më tepër se kaq...
Një regjisor rrëmben vajzën e një aktori të famshëm dhe ndërsa aktori kërkon për vajzën e tij, regjisori filmon kërkimin e dëshpëruar në kohë reale për relizimin e filmit e tij të ardhshëm.
Iljas Bazna punon si shërbetor në Ambasadën Britanike në Turqi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Pasi Bazna fillon të punojë si një spiun gjerman ai do të përjetojë një sërë ngjarjesh të papritura.
Në Italinë bregdetare, një e mbijetuar e Holokaustit, pronare e një biznesi të kujdesit ditor, merr në shtëpinë e saj, një fëmijë rrugash,12-vjeçar, i cili e vodhi së fundi.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, tre aviatorë të Marinës Amerikane përplasin bombarduesin e tyre në Paqësorin Jugor dhe përpiqen të mbijetojnë në një gomone të vogël.
Një muzikant i ri udhëton në Burning Man, një festival unik në mes të shkretëtirës së Nevada, në një përpjekje për tu rikthyer vajzën çapkëne me të cilën është dashuruar.
Në mes të divorcit të pritshëm të prindërve të tij, Kevin McCallister duhet të ndalojë armiqtë e vjetër të tij, Marv-in dhe gruan e tij Vera-n, që po planifikojnë të rrëmbejnë trashëgimtarin e kurorës. Pavarësisht mosbesimit dhe kundërshtimeve të babai i tij Peter, të fejuarës së të atit Natalie, dhe zotit Prescott.
Marla dhe Simone janë dashuruar marrëzisht dhe kanë një marrëdhënie shumë pasionante. Ata gjithashtu po luftojnë për para dhe nuk janë në gjendje të paguajnë as qeranë. Në dëshpërim ata vendosin të bëjnë video porno.
Me stilin e tij të lumtur të jetës, një magjepsës i pasur paraqitet si një fermer për të bërë që një fermere punëtore të shesë tokën e familjes së saj para Krishtlindjeve.
Karakteri i kryesor shkon në burg në Francë, ku ai mëson bazat e boksit tajlandez nga një i burgosur tjetër. Ai më pas udhëton në Tajlandë për të studiuar më shumë, ku bëhet edhe kampion.
Kur Wyatt Burwalli më në fund kthehet në shtëpi për pushime, në një përpjekje për të bindur nënën e tij, Debin, që të shesë fermën e familjes në Kolorado, një romancë ndizet papritur midis Wyatt-it dhe ndihmësit të tyre të pashëm, Heath Ramosit, i cili ëndërron të shpëtojë fermën, teksa zgjon shpirtin e Krishtlindjes në zemrën e vetmuar të Wyatt-it.
Renato, një drejtues i aviacionit meksikan, është tronditur kur mësoi se ka një gjysmë-vëlla amerikan për të cilin nuk dinte, Asherin me shpirt të lirë. Ata janë të detyruar të bëjnë një udhëtim rrugor së bashku, për të mësuar rrugën që babai i tyre ndoqi nga Meksika për në SHBA.
Një çift i të njëjtit seks lëvizin në një qytet të vogël për të shijuar një jetë më të mirë dhe për të rritur vajzën e tyre me vlera të forta shoqërore. Por kur fqinjët bëjnë një aheng shumë të çuditshëm, asgjë nuk është siç duket në lagjen e tyre piktoreske.
Kur pushtuesit alienë rrëmbejnë superheronjtë e Tokës,
fëmijët e tyre duhet të bashkohen dhe të mësojnë të punojnë së bashku
nëse duan të shpëtojnë prindërit e tyre dhe botën.