Në mes të divorcit të pritshëm të prindërve të tij, Kevin McCallister duhet të ndalojë armiqtë e vjetër të tij, Marv-in dhe gruan e tij Vera-n, që po planifikojnë të rrëmbejnë trashëgimtarin e kurorës. Pavarësisht mosbesimit dhe kundërshtimeve të babai i tij Peter, të fejuarës së të atit Natalie, dhe zotit Prescott.
Marla dhe Simone janë dashuruar marrëzisht dhe kanë një marrëdhënie shumë pasionante. Ata gjithashtu po luftojnë për para dhe nuk janë në gjendje të paguajnë as qeranë. Në dëshpërim ata vendosin të bëjnë video porno.
Me stilin e tij të lumtur të jetës, një magjepsës i pasur paraqitet si një fermer për të bërë që një fermere punëtore të shesë tokën e familjes së saj para Krishtlindjeve.
Karakteri i kryesor shkon në burg në Francë, ku ai mëson bazat e boksit tajlandez nga një i burgosur tjetër. Ai më pas udhëton në Tajlandë për të studiuar më shumë, ku bëhet edhe kampion.
Kur Wyatt Burwalli më në fund kthehet në shtëpi për pushime, në një përpjekje për të bindur nënën e tij, Debin, që të shesë fermën e familjes në Kolorado, një romancë ndizet papritur midis Wyatt-it dhe ndihmësit të tyre të pashëm, Heath Ramosit, i cili ëndërron të shpëtojë fermën, teksa zgjon shpirtin e Krishtlindjes në zemrën e vetmuar të Wyatt-it.
Renato, një drejtues i aviacionit meksikan, është tronditur kur mësoi se ka një gjysmë-vëlla amerikan për të cilin nuk dinte, Asherin me shpirt të lirë. Ata janë të detyruar të bëjnë një udhëtim rrugor së bashku, për të mësuar rrugën që babai i tyre ndoqi nga Meksika për në SHBA.
Një çift i të njëjtit seks lëvizin në një qytet të vogël për të shijuar një jetë më të mirë dhe për të rritur vajzën e tyre me vlera të forta shoqërore. Por kur fqinjët bëjnë një aheng shumë të çuditshëm, asgjë nuk është siç duket në lagjen e tyre piktoreske.
Kur pushtuesit alienë rrëmbejnë superheronjtë e Tokës,
fëmijët e tyre duhet të bashkohen dhe të mësojnë të punojnë së bashku
nëse duan të shpëtojnë prindërit e tyre dhe botën.
Një fermere kokëfortë, Rozmari Maldun, është e vendosur t’i fitoje zemrën fqinjit të saj, Antoni Reilit. I tronditur nga planet e babait të tij, Tonit, për t’i shitur fermën familjare nipit të tij amerikan dhe nga një "mallkim", nga i cili mendon se "vuan", Antoni është i hutuar në rrugën e ndjekjes së ëndrrave të tij, në këtë përrallë komike, prekëse dhe tepër romantike.
Një shkencëtar i vetëm në Arktik mundohet të kontaktojë me një ekuipazh astronautësh të cilët po kthehen në shtëpi, por nuk dinë gjë rreth katastrofës që ka kapluar globin.
Një trupë yjesh teatri narcistë, mblidhen në një qytet të vogël konservator në Indiana në mbështetje të një vajze gjimnazi që dëshiron të marrë të dashurën në mbrëmjen e maturës.
I ndihmuar nga shokët e tij të skuadrës dhe komuniteti, lojtari i futbollit të Universitetit Klemson, Rei Mekëlërthbei arrin sukses në fushë ndërsa njëkohësisht rrit dhe kujdeset për vëllain e tij 11-vjeçar, Feimar.
Një histori e dhimbshme e një familjeje jo perfekte, jo normale, por shumë të lidhur me njëri-tjetrin. Mes të shkuarës dhe të ardhmes, Xheidi, student juridiku në Jeill, merr një telefonatë që e detyron të kthehet në vendlindje, atje ku i bien barrë përgjegjësie problemet e familjes.
Undine punon si historiane dhe ligjëron mbi zhvillimin urban të Berlinit. Por kur burri që dashuron e tradhëton ajo vepron sipas mitit të lashtë. Undine duhet të vrasë njeriun që e tradhtoi dhe të kthehet tek uji.
Një fëmijë, që dikur njihej si detektiv, tani 32 vjeç, vazhdon të zgjidhë të njëjtat mistere të parëndësishme. Derisa një kliente naive i sjell çështjen e tij të parë “për të rritur”: të zbulojë se kush ka vrarë brutalisht të dashurin e saj.
Pasi e pushojnë papritur nga puna,
një DJ i njohur radioje shkon të jetojë me hallën e tij,
duke sjellë me vete edhe katër fëmijët e tij të llastuar dhe një plan për tu rikthyer në transmetim.
Një grup shokësh zbulojnë rastësisht një pasqyrë e cila shërben si një portal për të shkuar në universe të tjerë, por shpejt, ata mësojnë se marrja e informacionit nga ana tjetër për të përmirësuar jetët e tyre mund të sjellë pasoja gjithnjë e më të rrezikshme.