NDALOHET SHIKIMI I FILMIT PËR SHIKUES NËN MOSHEN 18 VJEÇARE! FILMI KA SKENA TË FORTA DHE NUDITET!
Një grup grash nisin një udhëtim erotik, poliamorus, për t'u çliruar nga mentaliteti patriarkal. Në të njëjtën kohë, njëra prej tyre planifikon të bëjë një film pornografik.
Bazuar në një histori të vërtetë, pesë të diplomuar në kolegj vendosin që mënyra më e mirë për të ndryshuar ekonominë e padrejtë dhe për të jetuar jetën që kanë dashur gjithmonë është të vjedhin nga më të pasurit e Çikagos dhe t'ia japin vetes së tyre.
Tregohet historia e gazetares Hope Jensen, e cila zbulon sekretin pas 'Kavanozave të Krishtlindjes' të cilët mbushen me para dhe dhurohen në mënyrë anonime për bamirësi. Ky fenomen ka ndryshuar jetët e shumë njerëzve. Një rrëfim human në një atmosferë të ngrohtë Krishtlindjesh.
Një histori dashurie e shekullit të 16-të rreth një martese aleancë që i dha jetë një dashurie të vërtetë mes Perandorit të madh të Mugalit, Akbar, dhe një princeshe të Razhputit, Jodha.
Dy vëllezër adoleshentë vjedhin banesën e një gruaje të moshuar për të ndihmuar nënën e tyre të sëmurë. Gjatë vjedhjes ata do hasen me një roje i cili në ndjekje e sipër përfundon në një gropë të errët.
Çetini një burrë i suksesshëm bën një jetë të lumtur me të dashurën e tij të re Exhe. Por një ditë, ish e dashura ambicioze Sara, i bashkohet përsëri jetës së tij me një ofertë pune të pa refuzueshme. Ai ndryshoi qytetin për punën e re duke marrë me vete të dashurën e tij. Por shumë shpejt ai do të shkatërrohet nga zhdukja e Exhes. Exhe ka lënë pas një video lamtumire, por askush nuk e di ku ndodhet ajo. Në një kohë të shkurtër, Çetini përpiqet të plotësojë mungesën e Exhes me Sarën, por kudo sheh gjurmët e Exhes. Sara gjithashtu dëgjon zëra në të gjithë shtëpinë. Çifti gradualisht do të hyjë në një rrugë plot frikë dhe paranojë.
Një veteran i luftës civile pranon të dorëzojë një vajzë të vogël të marrë nga populli Kioua shumë vite më parë. Udhëtimi prej qindra kilometrash sjell rreziqe të mëdha ndërkohë që bashkë kërkojnë një vend që ta quajnë shtëpi.
Një dyshe kriminale kundër patriarkalizmit. Bonnie and Bonnie paraqet zhvillimin e miqësisë së vërtetë mes dy femrave të forta (një shqiptare dhe një gjermane) dhe të pavarura, të vendosura për të lënë gjurmët e tyre në botë.
Një patinatore e re plot temperament, së bashku me një ish-lojtar hokeji, bashkohen për të fituar medaljen e artë të olimpiadës në ski, duke fituar kështu dhe zemrën e njëri tjetrit.
Amy Ryan, një studente dhe Ed Phoerum, një astrofizikan i njohur janë të dashuruar prej 6 vitesh. Ata flasin me anë të bisedave me tekst dhe video. Papritur Amy dëgjon lajmin e vdekjes së Edit por ajo vazhdon të marrë mesazhe dhe dhurata nga ai duke mos u ndjerë kurrë e vetmuar.
Pas gjetjes dhe humbjes se dashurisë te tij të vërtetë në Londër, Samar Anand sfidon vdekjen duke u bërë një ekspert i çaktivizimit të bombave për ushtrinë indiane. Pas kthimit në Londër, pas 10 vjetësh, ai vuan amnezine pas një aksidenti që ka pesuar.
Ilya Gorjunov është 27 vjeç dhe shtatë vitet e fundit i ka kaluar në burg për shkak të një akuze false. I nxitur nga dëshira për hakmarrje ndaj Petjas, djalit të pasur që i shkatërroi jetën, Ilya impulsivisht merr smartphone-in e Petjas, duke aksesuar kështu fotot, videot, bisedat me prindërit dhe të dashurën e tij dhe disa mesazhe të çuditshme nga kolegët plot me fjalë dhe kërcënime të pathëna. Ilya zë vendin e Petjas. Të paktën virtualisht.
Naota është një djalë të cilin e kanë injoruar gjithmonë. Çihiro është e vetmja që e thërriste atë në emër. Ai ëndërronte për të që një ditë ta takonte sërish. Pas 11 vitesh ai e gjen ate por ajo nuk është më e njëjta. Ai fiksohet pas saj duke u futur fshehurazi poshtë shtratit të saj.
Kur lindja në shtëpi e një nëne të re, përfundon në një tragjedi të pabesueshme, ajo fillon një odise zie, që pasohet me prishjen e marrëdhënieve me të dashurit, në këtë histori thellësisht personale të një gruaje që mëson të jetojë së bashku me humbjen e saj.
Kur një studente me program shkëmbimi vjen në një vend të vogël të qytetit të Nju Jorkut, ajo sfidon dinamikat e marrëdhënies së familjes mikpritëse dhe i ndryshon përgjithmonë jetët e tyre.
Axhai një major ushtrie shumë i aftë ngarkohet me një mision shumë të rëndësishëm në familjen e një dëshmori të rënë në detyrë. Duke qenë vetë jetim ai do përfshihet shumë emocionalisht duke luftuat kundër ministrit i cili ka synim shkatërrimin e familjes së tij.