Një vejushë e shtresës së lartë amerikane dhe djali i saj i llastuar shpërngulen në Paris pasi ajo harxhon paratë e fundit të trashëgimisë së burrit të saj.
U rregullua problemi me titra! Në tetorin e vitit 1941, ushtria ruse dërgoi 3,500 nxënës nga akademia ushtarake për të mbrojtur kufirin në fshatin e Ilinskit nga forcat Gjermane që po avanconin për në Moskë.
Është një thriller që përqendrohet tek një vajzë e re dhe vëllai i saj i vogël autik,
të cilët bllokohen në shtëpi me një tigër grabitqar, gjatë një uragani.
Një student i mençur, 17-vjeçar nga Harlemi, e sheh botën e tij të përmbyset kur akuzohet për një vrasje. Ne ndjekim udhëtimin e tij dramatik përmes një beteje komplekse ligjore.
Shefi, e dërgon Ferrin, një mafioz të pamëshirshëm në rajonin e tij të lindjes, për të marrë hak ndaj atyre që sulmuan bandën e tyre. Kur takon Danielën bukuroshe dhe rishfaqen grindjet e vjetra të familjes, Ferri nis të ndiejë se jeta e tij po ndryshon...
Një djalosh dëshmitar i një vrasjeje e gjen veten të ndjekur nga dy vrasës në pyjet e Montanas me një ekspert mbijetese të ngarkuar me mbrojtjen e tij, dhe një zjarr pylli duke i kërcënuar që të gjithë.
Një kirurg fiksohet keq pas një gruaje shumë tërheqëse me të cilën kishte pasur një lidhje më parë. Duke mos pranuar faktin që ajo do të largohet, ai i pret gjymtyrët dhe e mban peng në shtëpinë e tij.
Në vitin 1965, një prezantues i njohur i radios jo-ortodoks me emrin Adrian Kronaur fillon të trazojë ujërat kur ai caktohet në një stacion radioje të Forcave të Armatosura të Sh.B.A në Vietnam. Të gjithë do ta duan por ngjarjet do të marrin një rrjedhë tjetër.
Një grua zgjohet në një dhomë kriogjenike duke mos e ditur se si përfundoi atje, dhe ajo duhet të gjejë patjetër një rrugëdalje para se t’i mbarojë oksigjeni.
Një dramë e përzier me element fantazie, ku një traumë e të shkuarës ndërlidhet me ngjarjet e të tashmes, kur një djalosh i ri përpiqet të kuptoj më shumë rreth vdekjes së tij.
Tre shokë krijojnë një lojë të cilën synojnë ta ngrenë në vendin e parë si loja më e shitur. Gjërat marrin kthesë të papritur kur pa dashje vrasin partnerin e tyre dhe me principet e lojës mundohet ta kthejnë në krimin perfekt ku do shpëtojnë pa u lagur.
Deri në shekullin VII fiset arabe jetonin të ndara. Pas lindjes së islamit Muhamedit s.a.v.s (Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) i erdhi meleku më i dashur i Allahut, i cili bëri thirrje atij ta udhëheq popullin e Mekës dhe t’iu bëjë me dije që ta adhurojnë vetëm atë, por Muhamedit s.a.v.s ju desh të largohet nga Meka drejt Medinës, të marrë armët dhe fuqinë për ta çliruar Mekën nga organizimet fisnore të arabeve.
Frenki, një vajzë e re e dhënë pas mediave sociale, gjen një mënyrë për t’u bërë e famshme në internet pasi fillon të filmojë video me një të huaj karizmatik. Por kjo vazhdon deri në momentin që ana e errët e famës në internet kërcënon t’i shkatërrojë që të dy ata.
Çezare, një kontrabandist i të huajve gjen trupin e pajetë të famullit të tij, Fausto në një luginë të largët. Policia dyshon tek ai dhe për këtë arsye, atij i duhet të qëndrojë i izoluar për të përballuar të vërtetën e dhimbshme.
E refuzuar nga fshatarët e tjerë, një grua memece del për gjueti për të gjetur një ujk në pyllin afërt, duke sjellë frikë dhe fantazi në mendjet e grave të fshatit.