U RREGULLUA! Pas ngjarjeve të frikshme në shtëpi, familja Abot duhet të largohet nga streha e tyre. Të detyruar të dalin në botën e jashtme, ata kuptojnë se krijesat që ndjekin zhurmat nuk janë rreziku i vetëm.
I ardhur në Los Anxhelos për trajtim, një i varur nga droga që po shërohet, shpejt zbulon se qendra e rehabilitimit nuk është për të ndihmuar njerëzit, por është një mburojë për një operacion mashtrimi miliarda dollarësh që bën të droguarit të rekrutojnë të droguarit e tjerë.
Ndërkohë që Drakan po planifikon të pushtojë Malësinë, Dina takon një njeri misterioz, i cili është babai i saj. Ajo pranon të udhëtojë me të për të shpëtuar familjen e saj.
Maria Altman, një grua tetëdhjetëvjeçare hebrenje trondit shtetin Austriake kur vendos të rimarr veprat e artit që ajo beson që i përkasin familjes së saj.
Pas një shpërthimi që ndodh në një minierë në veri të Kanadasë, një shofer kamioni ndërmerr një nismë për të shpëtuar minatorët e bllokuar në minierë. Atij i duhet të kalojë rrugën e akullt për ti shpëtuar.
Filmi me metrazh të gjatë (Një gjysmë e imja) bazohet në ngjarje të vërteta dhe tregon një historitë jashtëzakonshme mbijetese të një gruaje finlandeze. Jana është pronare e një lokali dhe nënë e dy fëmijëve. Pasioni i saj i kohës së lirë është kalërimi. Jana jetonsë bashku me një partner karizmatik, por me temperament të keq, Markon. Jeta e Janës është gati të marrë ndryshim total të drejtimit teksa ajo paralizohet, në një aksident të rëndë.
I fiksuar me kulturën mafioze dhe i dëshpëruar për t'u përshtatur, Tomasi përpiqet të fiksojë gjyqin ndaj Xhon Gotit në 1992. Ai beson se nëse plani ekzekutohet, ai do të vihen në qendër të asaj që ai idealizon. Por komploti dështon dhe në këtë histori përfshihen njerëz dhe ngjarje të vërteta me fantazinë.
Xha Vanya është një histori që të zhyt në mendime dhe soditëse e disa miqve dhe të afërmve rusë që jetojnë në një pronë me mijëra pemë. E shkruar nga një nga dramaturgët më të mëdhenj të Rusisë, ajo trajton tema madhështore të jetës së qëllimtë, bukurisë, parave, dhe ekologjisë, edhe pse shfaqja është shkruar mbi 100 vjet më parë. Kjo shfaqje ka personazhe të mrekullueshëm dhe është e mbushur plot zgjuarsi dhe hijeshi.
Familja mbretërore Dunark është vrarë dhe trashëgimtari gjendet me një thikë me gjak në duar. Duke qenë se magjistarja nuk mund ta bindë trashëgimtarin për t'u rrëfyer, vjen vajza e saj, e cila, gjithashtu, mund t'i bëjë njerëzit të pranojnë veprimet e tyre të turpshme.
Asgjë nuk është si duket, kur një shkrimtare në përpjekje për të shpëtuar nga blloku i krijmtarisë, nuk po arrin të dallojë të vërtetën dhe fantazinë, kur një vajze e re futet në familjen dhe jetën e saj.
Kosta dhe shokët e tij luajnë çdo ditë futboll rruge. E gjithë jeta e Kostës sillet rreth futbollit. Situata do të ndryshojë për ta kur do të duhet të luajnë disa lojë për të vendosur se kush do të mbajë fushën që lagjia e ka ndërtuar me aq shumë mund.
"Tribut për tim atë" : Në kohën e Luftës Koreane, betimi i një të riu për t'u kujdesur për familjen e tij shënoi fillimin e një premtimi të përjetshëm që përfshin 60 vjet.
Kur një adoleshente në Indinë rurale zbulon një pasion për skejtbordin që i ndryshon jetën, ajo përballet me një rrugë të ashpër ndërsa ndjek ëndrrën e saj për të garuar.
Marta mund të jetë jetime dhe të ketë një sëmundje të rëndë, por ajo është shumë pozitive. Ajo do që një djalë të bjerë në dashuri me të. Dhe jo çdo djalë, por djalin më të bukur. Një ditë ajo e gjen dikë.
Bashkëshortja dhe fëmijët e një shpërndarësi droge të cilët janë ne dijeni te punës se tij te piste, bëjnë një jetë luksoze deri në kohën që biznesi i tij merr për ters. Me përpjekjen e të shoqes për të mbrojtur fëmijët, ai largohet nga biznesi dhe rrezikon me shume se jetën e tij...
Pasi një ngjarje shkatërruese globale shkatërroi të gjithë elektronikën dhe eleminoi aftësinë e njerëzve për të fjetur, një ish-ushtare mund të ketë gjetur një zgjidhje me vajzën e saj.
Një nëpunës në një agjenci qeveritare kupton se jeta e tij e palakmueshme merr një kthesë të tmerrshme me ardhjen e një kolegu të ri i cili është kopja e tij fizike por totalisht i kundërt në karakter - me vetbesim, karizmatik dhe joshës me gratë.
24 studentë meshkuj ishin zgjedhur për një eksperiment, duke marrë rolin e të burgosurve dhe të rojeve, në një burg të rremë në bodrumin e ndërtesës së psikologjisë së Stanfordit.