Nik Njuell, një mundës me një krah, fiton një shans të rrallë për t'u ndeshur në kampionatin e peshave të lehta për MMA-në. Ai lufton për të fituar për veten dhe të gjithë njerëzit e tjerë me aftësi të kufizuara.
Rubi, është personi i vetëm që dëgjon në familjen e saj të shurdhër. Kur biznesi i peshkimit i familjes kërcënohet,
Rubi e gjen veten të ndarë mes ndjekjes së dashurisë së saj për muzikën dhe frikës për të braktisur prindërit e saj.
Nipi trim i mbretit Artur vendos të përballet me Kalorësin e Gjelbër, një gjigant misterioz që shfaqet në Kamelot. Duke rrezikuar jetën e tij, ai fillon një aventurë epike për të treguar veten para familjes dhe gjykatës.
Historia e vërtetë e rrugëtimit të dhimbshëm që ndërmerr një baba në nder të djalit të tij që vuan bullizmin në shkollë sepse është homoseksual. Ai ecën kudo nëpër gjithë Amerikën për të folur me këdo që mundet për të eleminuar bullzimin nëpër shkolla dhe jo vetëm.
Dima Nikitin është një hidraulik i zakonshëm i ndershëm që papritmas vendos të përballet me sistemin e korruptuar të politikës lokale, në mënyrë që të shpëtojë jetën e 800 banorëve të një konvikti të vjetër, i cili është gati të shembet.
Një grua kthehet me familjen e saj në shtëpinë e saj të fëmijërisë, e cila dikur kishte qenë një jetimore për fëmijët me aftësi të kufizuara. Shumë shpejt, djali i saj fillon të komunikojë me një shok të ri të padukshëm.
Një turist amerikan përfundon në arrati në Greqi pasi një aksident tragjik e zhyt atë në një komplot politik që e ka kthyer atë në një objektiv vrasjeje.
Kur një bibliotekar hebre dhe djali i tij bëhen viktima të Holokaustit, ai përdor një përzierje perfekte të vullnetit, humorit dhe imagjinatës për të mbrojtur djalin e tij nga rreziqet rreth kampit të tyre.
Pasojat e vrasjes nga policia të një njeriu me ngjyrë, të treguara përmes syve të kalimtarit që filmoi aktin, një oficeri policie afro-amerikan dhe një fenomeni bejsbolli në shkollë të mesme, të frymëzuar për të mbajtur një qëndrim.
Një regjisor kujton fëmijërinë e tij kur ra në dashuri me filmat në kinema në vendlindjen e tij dhe zuri miqësi me punonjësin e projektorit të kinemasë.
Bazuar në një ngjarje të vërtet, kjo është historia se si një vajzë e e duroi dhunën dhe vuajtje të paimagjinueshme për të mbijetuar dhe bëri gjithçka që të tregonte të vërtetën dhe gjente drejtësinë.
Kur Majër Lanski i plakur, hetohet për herë të fundit nga federalët, të cilët dyshojnë se ai ka grumbulluar miliona dollarë gjatë gjysmë shekulli, gangsteri në pension rrotullon një përrallë marramendëse, duke zbuluar të vërtetën që nuk ishte treguar për jetën e tij si shefi famëkeq i Korporatës Vrasja dhe Sindikatës Kombëtare të Krimit.
Çfarë ndryshimi sjell një sekondë? Ndryshimin midis jetës dhe vdekjes? Një baba i vetëm mëson se duhet të përdorë fuqinë e tij për të parashikuar të ardhmen në një sekondë. Kur aftësia e tij zbulohet, një tifoz boksi e bind atë që ta përdorë fuqinë e tij në ringun e boksit.