Një muzikant në depresion ribashkohet me të dashurën e tij. Romanca e tyre, e cila ka zgjatur për disa shekuj me rradhë, ndikohet nga vizita e motrës së saj e cila është e pakontrollueshme.
Një film i bazuar në fenë myslimane:
Menjëherë pasi lindi Muzamil, njeriu i shenjtë i fshatit parashikon që ai do të vdesë në moshën 20 vjeç. Babai i Muzamilit nuk mundi ta durojë gjë dhe largohet nga shtëpia. Sakina rrit djalin e saj si një nënë e vetme, tepër mbrojtëse. Një ditë, Muzamil mbush 19 vjeç.
Një artiste shkon për të jetuar ne luginën Hudson me familjen e saj. Ajo fillon të dyshojë se martesa e saj ka diçka të fshehtë dhe të errët, gjë të cilën ajo e zbulon në shtëpinë e saj të re.
Një grua gjermane me origjinë turke lufton për të arritur jetën që ëndërron. Pasi përballet me kundërshtimin dhe kërcënimet e familjes së saj, ajo vendos të largohet për të realizuar qëllimin e saj.
Një ish-marins PTSD hyn në një galeri, duke marrë peng dhe duke i detyruar pengjet të përballen me të kaluarën e tyre komplekse dhe vdekshmërinë e afërt, ndërsa koha kalon.
Vital është një përgjegjës pune 40 vjeçar në një fabrikë tekstili. Ai bie në dashuri me vajzën e shefit të tij kur ajo e zgjedh atë për një studim ergonomik, por marrëdhënia e tyre tërheq tërbimin dhe mosmiratimin e të gjithëve.
Një ekuipazh prej tre personash në një mision në Mars përballet me një zgjedhje të pamundur kur një pasagjer i paplanifikuar rrezikon jetën e të gjithëve në bord.
Pasi bëri drift me makinën e tij Porsh në Palm Springs, një pilot i pensionuar i NASA-s humbet patentën. I detyruar të përdorë transportin publik, ai takon Karolinën dhe mëson të vozitë përsëri në dashuri dhe jetë.
Pas një tragjedie mizore, një mafioz kthehet në shënjestrën e një bande dhe shkon të fshihet në ishullin Jeju, ku fillon të afrohet me një grua që vuan nga demonët e saj.
Wolf, një amerikan vendas në arrati pasi hakmerret për vdekjen e nënës, udhëton përmes shkretëtirës perëndimore me motoçikletë, ku do të zbulojë se drejtësia ka një çmim.
Eshli, shoqja e ngushtë e Medit, e kthen shprehjen "do të të vras nëse lëndon shoqen time" në realitet. Teksa trupat shtohen, gabimet e saj e ndjekin ndërsa Mendi hap plagë të vjetra.
Tomi Braun dhe shoku i tij, Sinsir, janë gangsterë që sigurojnë jetesën duke trafikuar drogë dhe duke organizuar grabitje të armatosura. Por, me kalimin e kohës zbulojnë se përparësitë e tyre ndryshojnë dhe secili duhet të vazhdojë rrugën e vet.
Një punëtor në Italinë Jugore rrit djalin e tij pas vdekjes së papritur të nënës. Ai i premtoi djalit të tij se nëna e tij do të kthehet në jetë, dhe tani ai duhet të gjejë një mënyrë për ta mbajtur këtë premtim.
I dërguar për të kaluar verën me babanë e tij, të larguar prej kohësh, një adoleshent rebel, gjen lidhje familjare në një komunitet të vogël në Filadelfia, të kaubojve të zinj.
Në botën e ngarkuar emocionalisht, të egër dhe me humor të 16-vjeçarit Xhejms Uitman, ne shohim luftën e tij për të kapërcyer ankthin dhe depresionin duke kërkuar këshilla nga Dr. Bird - një terapist imagjinar i pëllumbave - pas zhdukjes së motrës së tij.
Një spiun britanik gjatë Luftës së Ftohtë midis SHBA-ve dhe Rusisë mundohet të ndalojë konfliktin midis tyre për armët bërthamore të pozicionuara në Kubë.
Dy kushërinj, kriminelë të rëndomtë përfitojnë 4 ditë lirim nga burgu. Fati i keq do i ndjekë nga pas edhe në këto 4 ditë ku ata vetë do mësojnë që janë më të sigurtë në burg se në liri.
Një grua nga Filipinet detyrohet të shkojë shërbëtore në një familje në Singapor, ku kujdeset për djaloshin Jiale, me të cilin formon një lidhje të veçantë.
Kur një kamion përplaset në një tunel në Norvegji në mes të një stuhie dëbore, është në duart e të mbijetuarve dhe të skuadrës së shpëtimit të sigurohen që dita të mos përfundojë në tragjedi.
Një grua e zhdukur.
Pas një stuhie dëbore, makina e saj gjendet
në rrugën për në fshat.
Ndërkohë që policia nuk di nga t'ia nisë,
duket se pesë persona janë të përfshirë
Secili me sekretin e saj.
Xhena dhe Çarli gjetën dashurinë e tyre në Irlandë por ëndrrat e tyre i ndanë ata. Pas 5 vitesh jeta i takon sërish përballë njëri-tjetrit dhe Xhena tani duhet të vendosë se ku e ka vendin zemra e saj.