Duke e pasur pothuajse të pamundur t'i largohet grackës së pokerit, Bobi, një djalosh që jeton me nënën e tij të sëmurë, mundohet të gjejë para për të përballuar shpenzimet e së ëmës, me anë të pokerit. Pasi zbulon që i ati ka vdekur për faj të Çips, ai luan një lojë të fundit me të ku dhe vritet nga ortaku i tij Turko.
Karlos negocion me Kadafin. Me sulmin me eksplozivë në trenin ku udhëtonte Kryetari i Bashkisë së Parisit, Karlos kërkon lirimin e kolegëve të tij të arrestuar në Paris. Sulmet vijojnë, këtë herë përpara zyrave të gazetës "Al Vatan al Arabi". Karlos kalon nëpër shumë shtete ku shumica nuk e mirëpresin, përveç Sudanit. Atje spiunohet nga Aliu dhe arrestohet nga autoritetet Franceze.
Një gjeolog dhe familja e tij gjenden në mes të një tsunami kur një rezervuar mes malesh shpërthen duke krijuar një dallgë 85 metra të lartë...
Një shef kuzhine i një restoranti luksoz, në detin Bondi në Australi, mundohet të rregullojë jetën dhe marrëdhënien me djalin e tij i rrethuar nga femra.
Kreu i Organizatës, Uadi Hadad, nis një operacion me në krye Karlos, duke marrë peng pjesëmarrësit në konferencën e OPEK. Karlos detyrohet të pranojë ofertën monetare kundrejt lirimit të pengjeve. Uadi e heq nga organizata dhe ai krijon grupin e tij.
Çdo vit, për të parandaluar revoltat e popullsisë, presidenti dhe qeveria e Panem zhvillojnë Lojërat e Urisë dhe zgjedhin në mënyrë të rastësishme një djalë dhe një vajzë nga të 12-të rrethet si konkurrentët për këtë ngjarje të madhe televizive, e cila zhvillohet nëpërmjet një sërë e testeve fizike dhe luftimeve deri në vdekje duke i dhënë fund me triumfin e një fituesi. Katnis Everdin do të marrë pjesë vullnetarisht në këtë eveniment për të zënë vendin e motrës së saj të vogël.
Një çift në krizë shkon në një plazh të virgjër për t'u qetësuar, por për shkak të një sërë kërcënimeve nga mjedisi, situata vetëm përkeqësohet dhe si përfundim mbaron në mënyrë dramatike.
Rreth Pjesës së Parë: Pas disa akteve terroriste dhe pasi vret "Andre", famëkeqi Karlos thirret nga Uadi Hadad, i cili në emër të Sadam Husenit, i cakton një detyrë që mund të ndihmojë Sadamin për të arritur qëllimin e tij me ministrat e OPEC-ut.
Pasi gruaja e tij vritet brutalisht, një ish-polic i shpallë luftë triadës kineze.
"Pas ndarjes me të dashurin e saj, një grua profesioniste në punën e saj njihet me një njeri që duket pothuajse shumë i mirë për të qenë e vërtetë".
Do të merren veprime dëshpërimi nga një djalosh që mundohet ta shpëtojë familjen nga ana e errët e ligjit, pasi që ata kryejnë një krim të papritur.
Një polic, një grabitës bankash dhe një komisioner i fuqishëm futen në negociata ku janë të përfshira shumë rreziqe, kjo pas veprimeve fantastike të kriminelit në një situatë pengmarrje.
Një tregtar droge i suksesshëm nga Bronx-i jugor, i cili mallin e tij e quan "Perandoria" i kthen shpinën të gjithë miqve të tij besnik dhe i jep para një ndërmjetësi të pabesë nga Wall Street-i...
Idith, një vajzë e re nga Amerika bie në dashuri me Tomas Sharp. Pasi ajo shkon të jetojë në shtëpinë e tij zbulon shumë të vërteta dhe sekrete të tmerrshme. Pas kësaj forcohet edhe besimi i saj në ekzistencën e fantazmave.
“The Walk” është historia e vërtetë e një ëndrre dhe një shoqërie që meriton të mbahet mend dhe të rijetohet. Ndërsa Kullat Binjake ishin ende në vend, më 7 gusht 1974, një ditë para dorëheqjes së Presidentit Nixon, artisti francez, Philippe Petit, befasoi Nju Jorkun duke ecur mbi një litar çeliku të tërhequr midis dy kullave të Qendrës Botërore të Tregtisë.
KUJDES! KY FILM PERMBAN SKENA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEÇ! Një kronikë e jetës seksuale të një klasi të mesëm të një vajze franceze, ku jeta e saj shëndrrohet duke zgjedhur rrugën e prostitucionit.
Dy planetë gjenden njëri sipër tjetrit dhe e vetmja gjë që i mbetet për të bërë një banori i Botës së Poshtme, është të ngrejë kokën dhe të shohë lart së prapthi një botë të mbushur me gjithë të mirat, të cilat ai vetë nuk i ka. U ngatërruat? Edhe ne pak kur e rilexuam. Kontakti ndërmjet dy botëve është e kufizuar, por Adam-it (Jim Sturgess) i kujtohet akoma dashuria e tij fëmijërore, Eden (Kirsten Dunst). Kur një ditë e sheh rastësisht në televizor, vendos ta ri gjejë dhe asgjë nuk do ti qëndrojë pengesë, as njerëzit, por dhe as ligjet fizike.
(MRETËRIA QIELLORE) është një aventurë epike. Bëhet fjalë për të kaluarën e një luftëtari i cili ka kaluar dekada të gjata në luftë dhe ka pësuar shtypje e humbje të mëdha. Një i huaj në një vend të huaj. Ai është në shërbim të një mbreti i cili pavarësisht nga mosha e re, është i destinuar të presë vdekjen nga dita në ditë pasi vuan nga lebroza. Heroi i filmit bie në dashuri me mbretëreshën por kjo dashuri është e pamundur dhe e ndaluar për shumë arsye. Ndërkohë ai formon ushtrinë e tij dhe afron pas vetes kalorësit e rinj. Ai ka premtuar të mbrojë mbretin dhe popullin e Jeruzalemit nga forcat shpartalluese dhe të njëjtën kohë lufton për të ruajtur brishtësinë e popullit.
Simoni sapo është liruar nga burgu dhe është në liri me kusht. Shoku i tij, Alberti i lutet që të pranojë edhe një punë të fundit. Të vjedhë diamantin e çmuar Florentinin. Por plani i Simonit për të vjedhur diamantin ndryshon. Shumë njerëz i janë vënë pas diamantit, mes tyre edhe gangësterë dhe vrasës të pamëshirshëm.
Një vajzë e vogël jeton në një botë tepër për të rritur me mamanë e saj, e cila përpiqet ta përgatisë për të ardhmen. Komshiu i saj Aviatori, i prezanton asaj një botë ku çdo gjë është e mundur, botën e Princit të vogël.
Pas një grabitje të dështuar në një kazino pranë kufirit të akullt me Kanadanë, një Adisoni me motrën e tij Laisa (Eric Bana – Olivia Wilde) detyrohen të ndahen dhe të mundohen të kalojnë kufirin duke ndjekur secili një rrugë të ndryshme nëpër dëborë, duke patur lënë mbrapa një të vdekur dhe një makinë të shkatërruar. Ditën e Falënderimeve Adisoni do të takojë motrën e tij në një fermë dhe çështja do të ngatërrohet akoma më shumë….
Një mjek i cili po udhëton për të takuar djalin e tij, bie në dashuri me një grua të martuar të cilën e takon në një hotel gjate udhëtimit…
Një vajzë e re Spanjolle e sapo transferuar në Berlin, flirton me një djalë, ku dalja me shokët e tij atë natë rezulton në zbulimin e një sekreti të rrezikshëm.
Beni dhe Çoni janë dy miq të pandarë që fëmijë, ata kanë krijuar një biznes mjaft të mirë me kultivimin e mariuhanës, ata ndajnë sëbashku dhe dashurojnë të njëjtën vajzë, e cila quhet O (Ofelia). Por biznesi i tyre bie në syrin e Ndrikullës së kartelit të drogës Meksikan e cila mundohet pa rezultat të shesë mallin e saj në Kaliforni, dhe kjo për shkak të cilësisë së lartë që kanë dy miqtë tanë. Kështu kur ajo u kërkon që të bashkëpunojnë, dhe ata kundërshtojnë, Meksikanët marrin peng.