Një doktor telepatik, punon me një agjent special të FBI-së, në kërkim të një vrasësi serial. Gjatë hetimeve ata kuptojnë që ai nuk është një vrasës si gjithë të tjerët.
Viti 2004. Nenadi 10 vjeçar, është i vetmi nxënës i klasës së tij dhe familja e tij jeton në një “enklavë” serbo-krishtere në mes të një komuniteti të madh shqiptaro-mysliman ku përballen me vështirësi të vazhdueshme: atyre u duhet të lëvizin me automjete të blinduara nën mbrojtjen e komunitetit ndërkombëtar”, të rrinë pa energji elektrike, u vjedhin bagëtitë dhe të vetmit fëmijë në zonë janë ‘armiq’, por dëshira për të luajtur së bashku i mban afër.
Filmi tregon historinë e gangsterëve binjakë identike Reggie dhe Ronnie Kray, dy nga kriminelët më famëkeqë në historinë e Britanisë, dhe perandorinë e tyre të krimit të organizuar në lindje të Londrës gjatë viteve 1960.
Historia e vërtetë Xhejms "Bardhoshi" Bolxhër, vëllai i senatorit të shtetit dhe krimineli më famëkeq në historinë e Jugut të Bostonit, i cili u bë informator i FBI-së për të spiunuar familjen mafioze që i kishte zënë territoret.
Në këtë thriller psikologjik një sekretare e bukur vjedh makinën sportive të shefit të saj. Ajo shkon të vizitojë një qytet bregdetar në të cilin betohet se nuk ka qenë asnjëherë, por të gjithë e njohin. Kur një kufomë zbulohet ne bagazhin e makinës, ajo bëhet e dyshuara kryesore për një vrasje për të cilën ajo nuk di asgjë. Mos është duke u çmendur?
Nelson Mandela, sapo merr detyrën si president i Afrikës së Jugut merr një iniciativë unike për të bashkuar vendin e përçarë duke çuar skuadrën e regbit në kampionatin botëror të vitit 1995.
Në një të ardhme të afërt disutopike, sipas ligjeve të qytetit, beqarët dërgohen në Hotel, ku janë të detyruar të gjejnë një partner romantik brenda 45 ditëve, përndryshe ata i shndërrojnë në kafshë dhe i dëbojnë në pyll.
Në Londër çel dashuria midis një studenteje amerikane dhe një eksperti akullnajash anglez, të cilët pas koncerteve të rrokut, eksperimentojnë në marrëdhënien e tyre seksuale.
Është viti 2027. Asnjë fëmijë nuk ka lindur që 18 vite pasi shkenca ka dështuar të zbulojë apo të shpjegojë arsyen përse të gjithë femrat janë sterilizuar.
Një polic i Detroidit me ndihmën e një ish të denuari duhet ta mposhtin një kriminel dhe ta parandalojnë komplotin e tij për ta shkatërruar gjithë qytetin.
Është e vështirë të jetosh kur nuk mund të vdesësh. Xhekut i ndodh diçka që ia ndryshon jetën dhe e rikthen atë tek ajo çfarë ai ka bërë në të shkuarën.
Kur babai i saj vdes papritur, Ela e re gjeten veten në mëshirë të njerkës së saj mizore dhe vajzave të saj. Por fati i saj do të ndryshojë pasi të takojë një të panjohur...
Adam Jones (Bradley Cooper) është një shef kuzhine i cili e shkatërroi karrierën me drogën. Por ai kthehet në Londër me synimin për ta rifituar stimën e humbur duke hapur një restorant të cilësisë së parë.
Një grup i ri hip-hop-i del nga rrugët e rrezikshme të Compton-it në Los Angeles, Californi, të quajtur NWA. Në mesin e viteve 1980 ata e revolucionarizuan kulturën Hip Hop me muzikën dhe tekstet e tyre.
(E Premte): Dy shokë, Smoki dhe Kreg pijnë të gjithë barin e një furnizuesi droge dhe përpiqen të gjejnë 200 dollarët që i kanë borxh furnizuesit deri në orën 10 të asaj nate. Gjatë kësaj kohe ata pinë bar, tallen dhe njëkohësisht rrezikohen të vriten.
Bazuar në një histori të vërtetë të ndodhur në Kinë: Zoti Vu, një yll kinemaje në Hong Kong rrëmbehet nga gjashtë kriminelë të paparashikueshëm të maskuar si oficerë policie...
Filmi është i keshillueshem për moshen mbi 18 vjeç. Përmban skena erotike të forta. ||
Në një kontekst shoqëror të prekur nga kriza ekonomike në mbarë vendin, jeta e disa njerëzve do të kthehet përmbys, pasi ata të takohen Cecilen, një femër pasionante dhe aventuriere...
Historia klasike e Krishtlindjeve nga Dikens. Ditën e Krishtlindjeve Frenk do të vizitohet nga tre fantazma të cilat do e bëjnë të ndërrojë mendim për mbrëmjen e Krishtlindjeve.
Ndërkohë në Korenë mesjetare një vajzë e vogël kërkon hakmarrjen për vdekjen e nënës së saj. Mirëpo ajo duhet të përballet me njërin nga luftëtarët më të fuqishëm në dinastinë e Goryo-s.