Një grup ushtarësh paqeruajtës danezë në Afganistan gjenden ne një përplasje armësh me talebanët e zonës. Gjatë dyluftimit mbeten të vdekur disa civilë dhe për vdekjen e tyre gjykohet si përgjegjës komandanti i ushtarëve, i cili rrezikon dënim të përjetshëm.
Një histori imagjinare dashurie e frymëzuar nga jetët e artistëve danezë, Ajnër Vejnër dhe Gerda Vejnër. Martesa e Ajnërit dhe Gerdës zhvillohet ndërkohë që ata lundrojnë në udhëtimin nismëtar të Ajnërit, si një pionier transgjinor.
Një profesor Britanik vjen në Amerikë për të dhënë mësim kërkon diku një dhomë me qira por vetëm pasi sheh vajzën 14 vjeçare të pronares, vendos të shpërngulet.Megjithëse e urren nënën, ai martohet me të pasi është e vemja mundësi t'i afrohet vajzës, e cila është shumë e pjekur për moshën e saj.Ata fillojnë një udhëtim së bashku, duke u përpjekur ta fshehin se janë babë e bijë,duke u ndjekur nga dikush, i cili Hambërtit i duket si polic.Xhelozia e thellë dhe ndoshta faji për dashurinë e ndaluar, e bëjnë atë burrë të çmendet pak nga pak.
Jeta e rojeve në burgun e të dënuarve me vdekje ndryshon kur vi një i burgosur i ri me ngjyre, i cili akuzohet për vrasjen e fëmijëve, por sidoqoftë ka ne vete një dhurate misterioze.
Në Verona të Italisë - qyteti i bukur ku Romeoja takoi për herë të parë Zhulietën - ekziston një vend ku zemërthyerit lënë letrat e tyre duke i kërkuar ndihmë Zhulietës. Është aty ku shkrimtarja frymëzuese Sofi gjen një letër 50-vjeçare që do t’i ndryshojë jetën përgjithmonë. Ndërsa niset në një udhëtim romantik me autoren e letrës, tashmë gjyshe, dhe nipin e saj bukurosh, që të tre do të zbulojnë se ndonjëherë historia më e madhe e dashurisë mund të jetë e jotja.
Viti 2004, vazhdon operacioni Liria e Irakut. Një batalion i përbërë nga ushtarë polakë dhe bullgarë gjenden të rrethuar nga kryengritësit irakianë, besnikë të udhëheqësit shiit Muqtada al-Sadr . Me furnizimet me ushqime dhe municion për luftën vetëm për 24 orë ata u luftuan për tri ditë...
Një çift dashnorësh nga dy martesa të ndryshme që takohen në një park fëmijêsh, nji ish i dënuar për krime seksuale dhe një ish-polic, mundohen të ndryshojnë jetët e tyre ne qytetin e vogël dhe të qetë te Uduard.
Ish Kampioni Botëror “Rocky Balboa” bëhet trajneri Adonis Xhonson "Krid", i biri i mikut të tij të ndjerë dhe ish rivalit Apollo Krid, i cili ka probleme të mëdha në jetën private dhe në të njëjtën kohë pavarësisht talentit nuk arrin të ketë sukses në botën e boksit.
Kur një avokat ambicioz (Xhosh Duhejmël) e merr një rast të madh kundër një drejtuesi të fuqishëm dhe të pashpirt të një kompanie farmaceutike, shpejt ai e gjen veten të përfshirë në një rast me shantazh dhe korrupsion…
Një festë lamtumire për Profesor Xhon Oldman papritur shndërrohet në një pyetësor, pasi akademiku i dalë në pension u rrëfen kolegëve të tij se ai nuk plaket kurrë dhe ka udhëtuar në tokë për rreth 14000 vite.
Një japonez gangster shkon në Los Anxhelos ku vëllai i tij jeton me një grup të vogël rracash të ndryshmë por të respektuar,të cilin ai i frymëzon që të zgjerojnë influencën e tyre.
Tamasha flet për udhëtimin e dikujt që ka humbur veten duke u përpjekur të sillet në përputhje me normat e shoqërisë. Filmi bazohet në temën qëndrore të konsumimit dhe humbje së vetvetes në përpjekje për t'u përshtatur me veten përsëri.
KUJDES, FILMI PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER MOSHA MBI 18 VJEC!
Rrëfenja e romancës se ndaluar mes një adoleshenteje franceze dhe një burri kinez mes përgjegjësive për veprimet e tyre dhe peripecive të kohës...
Libi Dej ishte vetëm tetë vjeçe kur familja e saj u vra brutalisht në shtëpinë e tyre në fermë në zonën rurale të Kansasit. 28 vite më vonë ajo vendos të vizitojë sërish krimin dhe zbulon të vërtetat e ndrydhura që çuan në atë natë tragjike.
Një ish Neo-Nazist dhe 'Skinhead', Marko Lopez, përpiqete ta hedhë pas të shkuarën e tij të dhunshme raciste dhe urryese. Ai bën çmos që të qëndrojë larg miqve të tij Neo-Nazist dhe veprimeve të tyre.
Dy detektivë veteran në Nju Jork City punojnë ne një çështje për kapjen e disa kriminelëve që kishin kryer një seri vrasjesh dhe që kishin arritur t’i shpëtojnë drejtësisë.
Një vajzë që nuk trembet lehtë nga mali Ozark, hyn në zona të rrezikshme teksa lufton babain e saj i cili merret me biznes droge dhe përpiqet ta mbajë familjen e saj të paprekur nga kjo luftë.
Ngjarja e cila zhvillohet rreth një djali të mbyllur në vete (Çarli) që sapo ka filluar shkollën e mesme dhe ka vështirësi ne krijimin e shoqërisë, më në fund kupton jetën reale se si duhet funksionuar dhe të gjej vetë-vetën duke ju përshtatur botës reale.