Një terrorist i vret vajzën një oficeri policie në një shkëmbim zjarri në Dehli. Pas kësaj ngjarje në jetën e oficerit hyn një i moshuar të cilit gjithashtu i është vrarë e bija. Ata të dy duan të hakmerren ndaj vrasësit por kjo nuk ka për të qenë aspak e lehtë.
Në një kamp përqendrimi gjerman, një çifut kërkon të gjejë një mjeshtër për të kryer ritualet e varrimit për një djalë të vogël që ai e mendon si të birin. Ai del kundra të gjithëve vetëm që të përmbushë ritualin dhe djali të mos digjet
Arbeni është një i ri shqiptar që së bashku me të atin punojnë si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri për të fituar disa para. Çdo gjë është në rregull deri kur Arbeni arrin moshën 20 vjeç dhe familja fillon të shqetësohet për të ardhmen e tij. Ai është i dashuruar me Etlevën, një vajzë e cila jeton në një fermë në male, afër shtëpisë së tij. Ajo është shtatzënë me fëmijën e Arbenit, por i ati nuk e lejon të martohet nqs Arbeni nuk i jep 10,000 € në mënyrë që të shlyejë disa borxhe...
Një grabitje shtëpie përfundon si mos më keq... Dejvi, një nga grabitësit, ia del të arratiset, duke e lënë vëllanë e tij, Kenetin pas. Pas katër vitesh, Keneti lirohet nga burgu dhe gjërat kanë ndryshuar. Dejvi përpiqet ta ndihmojë Kenetin në çdo mënyrë...
Një film nga Werner Herzog, me Nicole Kidman, Rober Pattinson, James Franco, Damian Lewis.
Filmi tregon historinë e Gertrude Bell, një personazh që ekzistonte vërtet, me jetën e pasur dhe aventuriere, në fillim të shekullit XX, ishte një udhëtare, shkrimtare, arkeologe, zbuluese, diplomatike dhe agjente sekrete dhe diplomate në emër të Perandorisë Britanike. Mbi të gjitha, ajo ishte si një lloj Lawrence-i i Arabisë në versionin femër. Për më tepër ndiqni filmin...
Një vështrim në njësinë e diskutueshme të policëve të trazirave dhe gjëndjeve të jashtëzakonoshme, e thënë nëpërmjet tregimeve të tre policëve veteranë dhe një të rekrutuari të ri.
Çifti i dashuruar Eriku dhe Sheli vriten nga një bandë kriminelësh një natë para martesës së tyre, por një vit më pas Eriku rikthehet në botën e të gjallëve për t'u hakmarrë.
Kur partnerja e agjentit të F.B.I-së Zak Grejnt vritet gjatë një operacioni të dështuar, ai përpiqet të gjejë personin që është fajtor. Mafiozi Frenk Serlano beson se Zaku është përgjegjës për vdekjen e djalit të vetëm të tij në të njëjtin operacion dhe rrëmben djalin e Zakut.
Jeta e psikologut Pitër Bauër shndërrohet në trazirë kur ai zbulon se pacientët që ai ka vizituar, janë fantazma. Duke vënë në rrezik gjendjen e tij mendore, Pitër rrëmon në të shkuarën e tij për të zbuluar një sekret tmerrues që vetëm ai mund ta gjej.
Jeta e një djaloshi palestinez ndryshon, kur ai bashkohet në luftën për çlirimin e vendit, kundër ushtarëve izraelitë, për shkaka se ai duhet të bëjë zgjedhjen e tij mes luftës, nderit dhe dashurisë.
Pas vdekjes së babait të tij, Muratit II, Mehmeti II ngjitet në fronin e perandorisë osmane. Pasi vendos të eliminojë armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, ai vendos të bëjë atë që është i destinuar të bëjë... të pushtojë Kostandinopojën.
KUJDES! FILMI LEJOHET VETEM PER SHIKUES TE MOSHES MBI 18 VJEC! PERMBAN SKENA TE FORTA EROTIKE!
Tri breza të një familje franzece flasin hapur për jetën e tyre seksuale dhe dëshirat pasi adoleshenti Romain kapet duke u masturbuar në orën e biologjisë.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, katër afrikano-veriorë rekrutohen në ushtrinë Franceze për të çliruar vendin nga pushtuesit nazistë, si dhe të luftojnë diskriminimin francez.