Tara Uadia (Farah Karimaee), një këngëtare dhe e dashura e një banditi, Ragu (Himesh Reshammiya), shkon në Dublin pasi e fton një mik që ka në Facebook, por që kjo gjë i hap shumë telashe.
Pas një aksidenti me makinë, një vajzë mbahet me forcë në një strehë nga një burrë i cili pretendon se bota e jashtme është e ndotur nga shpërthime kimike.
Pas kthimit nga shërbimi në Marinë në Luftën II Botërore, Fredi Kuell vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Më në fund ai zbulon një kult që merret me ushtrime për t'u zbrazur nga emocionet dhe ai përfshihet thellësisht me ta.
Lufta e II-të Botërore: Direkt pas 'Ditës D', tre ushtarë amerikanë dhe dy infermiere të ushtrisë janë bllokuar në kufijtë e armiqve. Ata marrin një oficer gjermanë të gradës së lartë si të burgosurin e tyre dhe përpiqen të organizojnë një arratisje.
Rreth 100 vjet luftë mes luftëtarëve Shinobi të Manjidani Koga dhe klanit Tsubagakure Iga, zoti Hattori Hanzou dekreton që duhet të vendoset paqja. Të dy klanet jetojnë të fshehur në pyje dhe male. Zoti i Zotave, në 1614, bindet se klanet janë të rrezikshëm për paqen në tokat e tij, dhe këshilltari i tij thur një plan për të shkatërruar luftëtarët më të mirë në një turne. Ndërkohë, i riu Iga Oboro dhe Koga Genesuke bie në dashuri me njëri-tjetrin. Kur gjyshja e Oboro, liderja e klanit Iga dhe babai i Ogenit dhe Genesukes, lideri i klanit Koga, vrasin njeri-tjetrin, Oboro dhe Ganesuke duhet të drejtojnë luftëtarët e tyre drejt përballjes përfundimtare të klaneve Shinobi.
Travis dhe Gabi në fillim u takuan si fqinjë në një qytet të vogël bregdetar dhe ndërtuan një marrëdhënie që është provuar nga ngjarjet më përcaktuese të jetës.
"Lion Gaulltier është një dezertor në Legjionin e Huaj, që mbërrinë shumë vështirë në SHBA. Ai e gjenë vëllain e tij mes jetës a vdekjes dhe kunatën e tij pa paratë e novojshme për ta shëruar burrin e saj dhe mbajtur vajzën e saj. Për t'i fituar paratë e nevojshme, Gaulltieri vendos që të marrë pjesë në disa përleshje klandestine shumë të rrezikshme."
Stefen Eliot, një shkrimtar me probleme në jetën e tij por dhe në familje, i varur nga drogëra të ndryshme, dhe me trauma nga fëmijëria, fillon të shqyrtojë një gjyq të çuditshëm, që ngjason me jetën e tij.
KUJDES, FILMI PERMBAN DISA SKENA TE FORTA EROTIKE! KESHILLOHET PER SHIKUES MBI 18 VJEC!
Ky film tregon jetën e disa adoleshentëve kalifornianë, marrëdhëniet midis tyre dhe me prindërit.
Në vitin 33 para Krishtit, një grupi romak në Judea i kërkohet të gjejë trupin e një çifuti të ekzekutuar i cili thuhet se është ngritur nga të vdekurit.
Një njeri i zënë ngushtë financiarisht por një qytetar i moshuar krenar, pasi detyrohet të shesë fermën e familjes së tij, arrin të takohet me nipin dhe përfshihet me shpërndarës droge.
Filmi tregon jetën e një djaloshi duke kaluar nëpër fazat e jetës, deri tek adoleshenca e tij. Veçantia e këtij filmi është se ka filluar së xhiruari qysh në vitin 2002 dhe vit për vit e percjell zhvillimin e atij djaloshi, pothuajse për 12 vite.
Ndërsa Xhoni është kthyer me leje në qytezën e tij të lindjes, gjen Savanën, një studente kolegji që po viziton qytetin. Edhe pse dashuria ishte e papritur, s’do të thotë që ata s’e gjetën. Duke ditur që Xhoni duhej të ikte për në ushtri, dashuria e tyre mbijetoi përsëri, derisa ai shtyn shërbimin e tij për shkak të sulmeve të 11 shtatorit. Telashet fillojnë dhe dashuria e tyre vihet në pritje. Njëri s’mund ta durojë më këtë gjë... po tjetri?
Bazuar në një histori të vërtetë. Në 18 Shkurt të vitit 1982 një stuhi e madhe e ndan cisternën Pendëllton në dy pjesë, duke mbajtur brenda më shumë se 30 marinarë. Pavarësisht motit shumë të keq, Berni Ueber merr tre njerëz në një varkë shpëtimi dhe shpëtojnë ekuipazhin, një operacion që konsiderohej i pamundur.
Një djalosh i varfër por i talentuar fillon punë në një familje të pasur. Ai dashurohet me vajzën e famijes, Firdeusin. Jeta i ndan të dy por i bashkon pas shumë vitesh. Dashuria e tyre has pengesa të mëdha dhe ndjenjat e të dyve tashmë kanë ndryshuar.
Polici i Hong Kongut, Xheki, përfshihet në një mision te drejtuar na CIA, por pas disa kohës bëhet pjesë e FSB në Rusi. Por jo çdo gjë është ashtu siç duket dhe Xheki bie ne kurthin e punëdhënësve të tij.
Në vitin 1876, kapitenit të alkoolizuar, Nathan Algren, i ngarkohet detyra të trajnojë ushtrinë e perandorit Meiji për të eliminuar samurait rebelë. Por gjërat nuk shkojnë siç pritej, pasi Algren përqafon kulturën e samurajëve dhe mbetet samurai i fundit.